Kapitulli 27

258 24 42
                                    

Prinderit e mi bashke me Leon ishin nisur per ne Gjermani. Po vinin tek ne pasi i kisha ftuar. Kishte ardhur koha ti prezantoja me Fatjonin.

Kur erdhen Leo shtangu ne vend.

-Fatjon? Ti?

Ishte nje moment goxha i sikletshem. U ulem ne dhomen e ndenjes. Ju kisha folur prinderve, me sakte babait per Fatjonin rreth nje jave me pare. Ishte merzitur pak me mua se une i tregoja gjithcka dhe i kisha mbajtur gjithe kete te fshehte por e kaloi me vone dhe u emocionua.

Dreka kaloi e qete dhe babi beri goxha muhabet me te. U miqesuan shpejt dhe dolen ne ballkon bashke duke folur per tematika te ndryshme. Leo nuk dukej i qete. U afrova dhe i vura doren ne shpatull teksa kishte dale ne verande pak me larg babit dhe Fatjonit.

-Cke? Nuk me je dukur mire qekur erdhe.
-Jo mire jam,-mu pergjigj ftohte.
-Dicka e ke ti. Leo qe une njoh nuk eshte asnjehere kaq i qete dhe i mendueshem.
-Shiko Kle. Une e kam shok prej vitesh Fatjonin pavarsisht se jam nje vit me i madh se ai. Jo se nuk jam i lumtur per ty dhe te por jam i zhgenjyer. Do kisha preferuar ta dija. Ne sdo ma thoje ti te pakten te me thonte ai.
-Leo askush nga ne nuk e dinte se si do te shkonin gjerat. Gjithcka ndodhi rastesisht. Askush nuk beri plane. Tani menduam se ishte e pershtatshme te njiheshim me familjet e njeri tjetrit.

Ai me perqafoi fort.

-Fakti se e kam shok nuk do te thote se do ja hedhi paq po te merziti e? Besoj se e di kete?
Qesha dhe e shtrengova me fort.
-Ti je vellai dhe shoku me i mire ne bote.
-Klea a e di?
-Me thuaj vellacko.
-Fatjoni eshte me i bukur se Rikardi.
Qeshem te dy nderkohe qe Fatjoni u afrua bashke me babit.
-Cfare ka kaq shume per te qeshur?
-Nuk te duhet ty,-i thashe Fatjonit duke e gjuajtur lehte ne krah.
-Si u njohet ju te dy?,-pyeti kurioz Leo.
-Epo ja,-filloi Fatjoni. Nje dite Klea erdhi rastesisht ne restorantin tim me shefat e saj dhe me shikonte vazhdimisht.

Fillova ta shikoja Fatjonin ngultazi dhe ngrita njeren vetull.
-Si duket ju fiksova dhe filloi po vinte cdo dite,derisa nje moment mu afrua dhe me kerkoi numrin e telefonit.

Leo mi kishte ngulur syte i cuditur.
-Dhe pastaj,-vazhdoi Fatjoni, mu lut te jetoja me te.Ne fillim mu duk shume absurde dhe e refuzova por pastaj me erdhi shume shume gjynah dhe vendosa te vija ketu. Fundja nuk kishte asgje te keqe.

I hodha nje veshtrim te eger.
-Vertet? Klea? Te te lutet per dicka?,-pyeti ironikisht Leo.
-Une nuk u luta asnje moment,-thashe me inat. Ky shoku jot me erdhi per mbrapa derisa vendosa ti flisja. Me cante koken ne zyre, ne rruge, ne shtepi. Me blinte kafe, trendafila. Beri shoqe dhe asistenten time qe te merte te dhena per mua. Mu fut ne shtepi si pa te keq.

Leo ja plasi te qeshures.

-E kuptova qe ne fillim,-tha.

Fatjoni qeshi dhe me puthi lehte ne buze.

-Jam kaq me fat per te Leo,-tha teksa u shkeput.

Leo krrojti fytin si per te thene qe ishte i sikletshem ai moment.

***

Darka kishte ardhur shpejt. Ne ishim ulur rreth tryzes te gjithe bashke. Nje familje kaq e bukur.
Nje moment babi foli.
-Cfare planesh keni?
-Ne cfare kuptimi ba?-iu drejtova.
-Kur keni ndermend te na beni dasem?

Te dy ulem koken. Pastaj Fatjoni theu heshtjen qe sapo kishte pushtuar tavolinen.
-Me gjithe respektin zoteri por une dhe Klea mendojme qe eshte vertet heret per te bere plane te tilla. Do donim tja linim kohes gjithcka.
Babi qeshi dhe vetem aty e kuptuam qe ishte thjesht nje shaka.
-Duhet ti kishit pare fytyrat tuaja,-tha.
Une dhe Fatjoni as qe e kishim menduar nje gje te tille. Thjesht ishim shume te lumtur me ate qe kishim per momentin.
-Tani ne do cohemi,-tha mamaja.
-Ku po shkoni ju?,-i thashe.
-Ne do fleme ne hotel sonte se do nisemi neser shume heret.
-Jo ne asnje menyre,-kembenguli Fatjoni. Nuk ju leme te ikni ne hotel. GJithe ky vend ketu dhe ju doni te ikni. Jo nuk ju leme.

Babai krrojti fytin.

-Ne do ikim bije. Mos tju prishim rehatin.
-Jo babi...

Nuk e perfundova dot fjalen. Ata e kishin vendosur.

Kur iken prisja qe Fatjoni te me thoshte dicka.

-Prinderit e tu jane fantastike,-me tha duke buzeqeshur. Jane njerez shume te mire dhe te muhabetit. Me babain nuk te merzitet muhabeti. Flet per aktualitete dhe boten e biznesit ne menyre super. Kalon nga nje teme ne tjetren pa u bere i bezdisshem. Jane teper te mire.

Me behej qefi qe atij i kishin pelqyer prinderit e mi po aq shume sa kisha pelqyer une dhe prinderit e tij.

U afrua afer meje dhe me puthi.

-Une nuk dua te te imponoj te besh gjera qe nuk i ndjen,-me tha qete. Por une vertet dua te te ndjej. Dua te me falesh trupin tend qe aq shume e deshiroj ne keto momente.

Ato fjale me bene te dridhesha. Sado qe kisha nje vit me Fatjonin nuk e kisha menduar se ai mund te donte dicka me shume. Nuk e kisha vene veten ne vendin e tij. Une nuk i kisha mposhtur frikerat e mia. Dhe ideja qe te shkoja ne intimitet me te me trembte.

Si ta kishte lexuar friken ne syte e mi, ai me puthi lehte ne balle dhe pastaj me peshperiti lehte.

-Harroje cfare thashe. Te dua.

PA FAJWhere stories live. Discover now