Kapitulli 23

287 25 41
                                    

-Ja kalova vertet bukur,-thashe teksa po ktheheshim ne shtepi.

Ishte ora tre e mengjesit. Mbas restorantit kishim shkuar ne nje bar dhe kishim pire. Ksaj radhe ishim te dy tape dhe jo vetem une. Keshtu qe Fatjoni nuk do me tallte me. Po perpiqeshim te hapnim deren dhe perfunduam te dy ne toke. Filluam te qeshnim si budallenj dhe u nisem per ne dhomen e ndjenjes. Isha pak me e vetedijshme se ai.
-Po shkoj te bej kafe ne kuzhine.
-Eja ktu se nuk kam nevoje per kafe,kam nevoje vetem per ty,-tha teksa me terhoqi mbrapsht nga barku dhe me ngjeshi mbas vetes.
-Me lesho budalla.
-Pse te te leshoj? Ti je e dashura ime tani. Nuk te leshoj se te dua shume.
-Kurse une nuk te dua fare,-thashe teksa u leshova.
Filloi po me ndiqte neper kuzhine. Pastaj dola nga kuzhina dhe shkova tek dhoma e gjumit dhe e mbylla derem me celes.
-Tani nuk me kap dot,-bertita mes te qeshuras.
-Une do te hy nga dritarja.
-Ti nuk ke shance.

Nuk kaluan dhjete minuta dhe nuk po degjoja me asnje zhurme. Ndjeva zhurme mbrapa meje dhe u ktheva ngadale.

-Te kapa.tha ai teksa ndodhej mbrapa meje. I pe shancet?

U perqafuam si dy femije dhe shkuam te flinim. Sigurisht ai ne dhomen e miqve.

***

Mengjesi erdhi shpejt. Doja te flija me shume. Koka po me dhimbte.

-Klea cohu,mengjesi gati.
-Cfare thote ky tani?
U cova me pertese dhe pashe tavolinen te shtruar.
-Ti e di qe une nuk e ha mengjesin.
-Epo qe sot e tutje do mesosh ta hash dhe do e hame bashke. Mengjesi eshte vakti me i rendesishem i dites.
-Cfare eshte ky?,-thashe teksa zgjata doren drejt nje pjate me dicka ne ngjyre te kuqe.
-Ky eshte recel luleshtrydhesh. E kam bere une.
-Mmmm qenka shume i shijshem. Te lepish gishtat.
-Urdhero mer dhe pak qumesht dhe pak buke te thekur.
-Do me llastosh keshtu qe ketej e tutje?
-Cdo dite. Mjafton te te shoh te qeshur. Do gatuaj cdo dite per ty cdo vakt.
-Me pelqen ideja por une kembengul qe ti te ushtrohesh pak ne berjen e kafes. Sepse ta shpif.

Ai u afrua dhe me gudulisi. Ne ato momente mu kujtua qe kisha nje mbledhje shume te rendesishme.

-Bravo me gjithe mengjesin tend. Jam vone.
-Mund te te coj une. Behu gati.

Hyra ne dhome dhe u bera gati shpejt e shpejt.

Kur shkova une mbledhja nuk kishte filluar akoma. Gjate mbledhjes qe u organizua u fol se tepermi per zhvillimet e koheve te fundit. Por gjithashtu u fol dhe per rritjen qe po me benin ne detyre. Zv/Drejtoreshe e filialit ku punoja. Ishte nje post qe me trembi vertete shume. Ishte nje peshe shume e madhe dhe une isha shume e re.

Te gjithe u gezuan vertet shume per mua por une nuk po gezohesha aspak per veten. Kisha qene si Anina ne fillim ndihmes menaxhere. Pastaj kalova ne postin e menazheres dhe tani zv/drejtoreshe. E pranoja qe punoja vertet fort qe te arrija rezultate si keto. Gjithmone e kisha dashur punen dhe gjithcka rreth saj.

Fatjoni u lumturua pa mase dhe me tha te dilnim te festonim. Por une nuk pranova. Doja vertet te pershtatesha me idene kush isha tani. Doja ta pergatisja veten dhe te hiqja dore nga frika.

***

Kaluan dite. Ja kisha prere bileten nene Fatos per te ardhur dhe ajo ishte ketu. Kur pa Fatjonin ne dere u merzit goxha me mua. Une gjithmone ja thoja asaj te pares gjerat qe me ndodhnin. Por ajo e pelqeu shume ate. Aq shume sa edhe e kercenoi se do ja priste veglen nese me merziste mua. Sigurisht qe e kaluam me te qeshur gjithe situaten,por une thelle brenda vetes e dija qe nene Fatoja e kishte pasur shume seriozisht. Ajo per mua bente gjithcka. Gjithashtu e dija se nga ajo nuk do dilte asgje sepse ajo kishte kohe qe i kishte nderprere mardheniet me prinderit e mi.

Kaluam disa dite te bukura me te. E shetitem neper qytet. Qeshem u argetuam. Fjetem bashke si dikur. Por sa keq qe koha kalonte shpejt dhe asaj i duhej te kthehej.

Porositi perseri Fatjonin qe te sillej mire dhe u largua. Do e shoqeronte ai ne aeroport. Kur u kthye nuk me tha asnje fjale. E dija qe kishin biseduar gjate rruges. Por ai nuk me tregoi asgje.
-Fatoja ishte rob zoti. Le te vije me shpesh.
-Patjeter qe do vije me shpesh.
-Cfare fole me te rruges per ne aeroport. Nuk me the.
-Nuk folem asgje. Rruga shkoi vaj dhe shume qete.
-Une e di qe keni folur. Dua te ma thuash.
-Asgje nuk me tha Klea mos u bej kokforte.
-Ke frike se te pret veglen?
Me hodhi nje veshtrim vrastar si ta ndiente dhimbjen.
Qesha dhe e lashe si teme..

***

Te nesermen ne pune ndihesha shume e frikesuar. Mendoja se sdo ja dilja dot. Edhe pse e folura me nene Faton me kishte bere mire.
-Ti ja del. Ti je e forte. Ti mund te besh gjithcka,-mu kujtuan fjalet e saj qe tha teksa me puthi doren.


Dita kishte shkuar mire. Meresha me dokumentat si zakonisht. Por ksaj radhe me dokumenta akoma me te rendesishme.
Pa pritur e pa kuptuar kishte shkuar ora shtate. Fatjoni ishte duke me pritur poshte.
Hipa ne makine dhe u nisem per ne shtepi.
-Si te shkoi sot?
-Me shkoi me mire se c'e prisja ne fakt. Ja dola mbane per bukuri.
-Une e dija. Ti je nje dhe e vetme. Ti ben gjithcka.
-Nuk eshte nevoja per lajka,-i thashe teksa qeshja.

Nje moment telefoni im po binte. Ishte numer shqiptar keshtu qe me siguri ishin prinderit.

-Alo,-u pergjigja me te shpejte.
-Klea zemer?
-Babi qenke ti?
-Po zemer une jam. Si je ti? U bene disa dite pa folur.
-Po ba shume mire jam. Ju si keni qene? Mami? Leo dhe Bruna? Me Brunen dje fola ne fakt dhe me tha qe ishit mire.
-Une te mora per te te thene dicka. Mamase tende i eshte fiksuar ne koke qe te vijme disa dite te dy aty.
-Po mund te vini qe te dy. Nuk eshte aspak problem,-thashe pa e menduar dy here cfare po nxirja nga goja.
Por kisha harruar nje detaj shume te rendesishem.

CDO BEHEJ ME FATJONIN?

PA FAJWhere stories live. Discover now