Kapitulli 21

268 27 32
                                    

Kishin kaluar disa dite. Nuk kisha shkuar ne kompani dhe te gjitha gjerat i kisha perfunduar nga shtepia. Fatjoni nuk shkulej qe aty. Kishim pare shume filma duke ngrene kokoshka dhe ishim bere tap perseri. Po me shijonte shume koha me te.

Nje nate ishim duke ndenjur ne divane te dy me laptop. E vura re qe u afrua pak me shume.

-Te te bej nje pyetje?.-i thashe.
-Po me thuaj,-u pergjigj ai duke ngritur koken nga laptopi?
-Cfare po ben akoma ne shtepine time? Dukesh sikur je shperngulur ketu dhe ske ndermend te ikesh.
-Me lexove mendjen. Une nuk kam ndermend te iki qe ketej. Nuk dua te te le vetem.

E veshtrova njehere me seriozitet. Ai dukej shume i bindur ne ate qe po thoshte.
-Jo. Ti nuk mund te qendrosh ketu me mua.
-Po mundem dhe do te qendroj.
-Ku e ke lejen?,-i thashe me ton me te larte.
-Ma ka dhene vetja ime lejen.

Ishte e kote te debatoje me Fatjonin. Ai gjithmone e arrinte ate qe donte. Mbarova pune me disa dokumenta dhe hapa Tv-ne te shikoja dicka.

-Do shikojme te dy nje film sot.
-Nuk dua te shikoj asnje film me me ty Fatjon.
-Te lutem me thirr shkurt. Me thirr Oni.
-Do te te therras Fatjon dhe u mbyll si teme.
-Kleushe?

Ktheva koken me nerva.

-Mos guxo te me therrasesh me ashtu.
-Pse Kleushe nuk te pelqen?
-Jo Fatush nuk me pelqen.
-Mos me thirr me Fatush mua,-tha me nerva.
-Pse nuk te pelqen? Epo mire do te te therras Fato si dadoja ime.
-Klea? Behu serioze.
-Mire Fatush. Doja te thoja Fato.

Ne filluam te qeshnim me te madhe dhe Fatjoni perfitoi te me perqafonte. Gje qe e beri te qeshja dhe me shume. Ne nje moment ndaluam dhe e kisha aq afer. Shume afer.

Arrija te dalloja shikimin e tij te mprehte tek me eksploronte fytyren. Ai u afrua dhe me dha nje puthje te nxehte. Ishte puthja e pare qe me bente te ndihesha ashtu. Ndjeja dicka qe me ngacmonte stomakun dhe me bente te mos te shkeputesha prej atij. Per here te pare nuk u largova. Per here te pare nuk pata frike. Vazhdova ta puthja me te njejten deshire. Papritur kisha kuptuar se me te vertete ndjeja per ate njeri.

Shkeputi puthjen dhe me perqafoi akoma me fort. Me perkedheni faqen,dhe duke me pare ne sy me buzeqeshi.

Doja ta falenderoja qe nuk kerkoi me shume nga une. Ose nuk tentoi te bente asnje levizje te gabuar qe mund te me lendonte.

Gjate gjithe filmit vetem buzeqeshja. Nuk me hiqej nga mendja skena qe kish ndodhur.

***

Ne mengjes kur u cova e gjeta veten ne krevat. Nuk e mbaja mend si kisha shkuar. Per here te fundit kisha qene ne dhomen e ndjenjes perpara televizorit.

U cova dhe u drejtova per ne dhomen e ndjenjes por ai nuk ishte. U futa ne banje por as aty nuk ishte. Shkova ne verande dhe ne kuzhine,por jo. Shtepia ishte bosh. As minivalixhja e tij nuk ishte. Ai ishe larguar.

Pasi u hodha uje syve dhe u bera gati per ne pune kyca deren dhe u futa ne makine.

Ndihesha cuditshem. Kisha dashur me te vertete qe ai te largohej por tani por tani isha bosh. Kishte disa dite qe nuk e ndieja me vetmine. Mengjeset kalonin duke u zene si macja me miun me Fatjonin.

Shkova ne kompani. U drejtova direkt ne zyre. Isha bere goxha pertace ato kohe. Hapa laptopin dhe fillova punen.

***

Dita nuk po shtyhej fare. Ishte ora tre e mbasdites dhe nuk kisha asnje mesazh apo telefonate. Ku ishte zhdukur aq mistershem ai?

Ne mendje kisha gjate gjithe kohes puthjen. Buzeqesha pastaj e shkeputa mendjen qe andej.

-Pune e madhe, -thashe me vete. Me mire per mua. Do jem me e qete dhe mund te vazhdoj rutinen time.

Kaluan oret dhe po shkoja ne shtepi.

Isha e rraskapitur dhe koka me dhimbte shume. Parkova makinen para shtepise dhe pashe deren hapur. Isha shume e sigurt qe e kisha kycur ne mengjes. Vrapova te shikoja. U afrova deres dhe e shtyva lehte per tu futur brenda. Pashe Fatjonin dhe shfryva lehte.

-Qenke ti? Po si hyre ti brenda dhe perse e ke lene deren hapur?
-Kur ti po flije bera nje kopjo te celsit.
-E perse duhet ta beje kete? Per me teper pa lejen time?
-Sepse tani do jetoj me ty dhe duhet ta kem nje qe te mos i bie ziles vazhdimisht.

Hodha syte dhe pashe shume valixhe.

-Je ne vete? Cfare kerkojne keto ketu? Pastaj ku dreqin ishe futur gjithe diten ti?
-Doja te te beja nje surprize.
-Kjo eshte surpriza? Qe ti do vish te jetosh me mua dhe ke kopjuar celsin e shtepise time, ja vlen dhe ta theksojme pa lejen time?
-Qetesohu. Po e ben shume te madhe. Une nuk dua qe te te le vetem. Nuk dua qe te ndihesh me vetem.
-E KUPTOJ GJITHE KETE POR TI THJESHT MUND TE ISHE ULUR DHE TA BISEDOJE ME MUA,-bertita.

Shprehia e Fatjonit ndryshoi komplet. E pashe qe nuk e priti mire qe une bertita ne ate menyre por e gjithe kjo me dukej pa kuptim. Ai duhet te kishte folur me mua.

-Une dua te jetoj me ty ne rregull?,-u hodh disa minuta me vone.
-A nuk eshte pak si heret qe ti t'i mendosh keto?Sepse mua me duket shume.
-Une thjesht nuk dua te te le vetem. Nese do te te kerkoja qe te vije ti te jetoje me mua e di qe nuk do pranoje.
-Sepse nuk me duket e nevojshme gjithe kjo. Kam jetuar vetem dhe mund te jetoj akoma. Jam mire.
-Ti thua keshtu po nuk je. Ti thua keshtu por nuk mund te jetosh vetem. Ti zgjohesh nga makthet cdo nate. Dhe kur ishe vetem nuk kishe dike prane qe te te qetesonte. Prandaj jam une ketu per ty. Jam une ai qe te ferkoj koken cdo nate kur trembesh dhe te ve serish ne gjume. Ti ke nevoje per dike qe te te qendroj afer. Me fal qe mendova se mund te isha une.

Fatjoni kishte te drejte. Une shihja makthe te pafundme naten dhe ato dite ai kishte qene aty per mua. Per here te pare nuk isha ndjere vetem dhe kisha fjetur serisht, ndryshe nga heret e tjera qe nuk me zinte me gjumi. Perfundimi? Shkoja gjysme e vdekur ne pune dhe ne shkolle.

Ai kishte qene aty per mua dhe ishte gati te vazhdonte te ishte aty per mua. Po une perse nuk isha gati?

PA FAJWhere stories live. Discover now