Kapitulli 29

273 26 34
                                    

-Une do jem gjithmone prane teje,pavarsisht gjithckaje,-peshperiti lehte.

-Te dua Fatjon.
Ai hapi syte dhe u cua.
-Pa prit pak? Cfare the ti?
-Thashe te dua???

Fatjoni me te drejte habitej. Kishim kater vite bashke dhe une asnjehere nuk i kisha thene te dua. Sepse dashuria qe ndjeja per te nuk ishte thjesht nje fjale qe shpeshhere thuhet nga te gjithe edhe pa e ndjere. Kisha menyrat e mia per te shprehur dashurine per dike.E doja shume Fatjonin. Sepse pavarsisht fillimeve tona ku une e injoroja dhe sdoja te me afrohej, ai nuk u dorezua kurre dhe me ndenji shume afer. Tek e fundit kisha vertet nevoje. Nevoje te mos ndihesha vetem. Nevoje qe dikush te shtrihej prane meje ne shtrat duke me ledhatuar koken qe te flija. Ne vite kisha pasur shume lloje dashurish krah meje. Ate te prinderve, te nene Fatos dhe te Leos. Sidomos nene Fato dhe Leo e benin gjithmone kete. Te me ledhatonin koken cdo nate. Por me Fatjonin ishte ndryshe. Dashuri komplet tjeter.

-Ti e di qe eshte hera e fundit qe e degjon apo jo,-i thashe duke qeshur.
-Mjafton qe e degjova nje here,-tha teksa me puthi koken.
-Faleminderit per kto vite qe ke qene prane meje dhe nuk je lodhur me mua Fatjon.
-Faleminderit ti qe ekziston dhe me hape dyert e shpirtit tend.
-Ne rregull mjaft sheqerosje per sot se do vjell, le te fleme.

Ai u afrua afer meje dhe me vuri doren ne bark. Ndersa me doren tjeter filloi te ledhatonte floket.

***

-Anina, ku e kam dosjen ngjyre kafe? Ate te Z.Shtraus?
-Ja dhash Z.Grinden.
-Pse? Une nuk kisha mbaruar pune me te.|
-Ai erdhi dhe e kerkoi sot para se te vinit ju. Ka disa dite qe nderhyn shume.
-Ti nuk duhet tia jepje.

Dera u hap.

-Ohh znjsh.Klea. Me ne fund na nderuat me pjesmarrjen tuaj. Edhe sa keni ndermend te vini lart e poshte pa bere asgje?

-Mirmengjes edhe ty Grinden. Nuk je askush te te jap llogari. Fjalet e tua sme ndikojne fare. Nese eshte e mundur dua te me sjellesh pak dosjen e Shtrausit bashke me grafikat.

-Si urdheroni drejtoreshe. Ndonje gje tjeter.

-Leri ironite me mua. Nuk e kuptoj pse i fut hundet ku nuk te takojne,-thashe teksa piva nje gllenjke kafe.

-Kjo eshte puna ime.

-Jo puna jote eshte thjesht menaxhimi i puntorve. Asgje tjeter. Te mora ne pune per kte. Jo per ti ngarkuar vetes grada qe si ke.

-Epo une te pakten nuk shkoj me shefat e medhenj qe te me bejne drejtoreshe.

Hapa syte dhe po e veshtroja e tmerruar nga ajo qe sapo kishte thene.

-Nuk ka pasur arsye per tu futur ne shtratin e askujt qe te ngjitem ketu ku jam. Erdha me shkalle. Nuk pata nevoje per ashensorin. Ti thjesht vazhdo te enderrosh. Dhe te shpifesh. Por qe ktej e tutje mund ta besh nga divani shtepise tende se ne kompanine tone nuk me vend.

E pashe te largohej duke perplasur deren. Askush sme kishte fyer ne ate menyre me pare. Te gjithe ne kompani e dinin se si kisha arritur aty dhe sa isha perpjekur.

Anina me mori ne telefonin e zyres per te me thene qe kishte ardhur dikush qe te me vizitonte. Nuk kisha nerva per asnjeri mbas atij debati te shemtuar.

-Le te vije,-i thashe me ze te prere.

Ra dera. Ishte dikush qe se kisha pare me pare.

-Znjsh,Çela? Mundem?

-Po sigurisht urdheroni,-i bera me shenje te ulej ne kolltukun perballe meje. Me falni,-thashe duke buzeqeshur,-por kam nje kujtese te keqe. Nuk mbaj mend te jemi takuar me pare.

-Sepse nuk jemi takuar. Pershendetje,-tha teksa me zgjati doren. Une jam Kastriot Kollçaku.

-Oh ju qenkeni shqiptar?

-Po jam shqiptar. Ushtroj profesionin e avokatit prej vitesh dhe jam ketu ne emer te nje klientit tim.

-Ah ne rregull. Ne emer te kujt?

-Ne emer te Edmond Shehut.

Sapo degjova ate emer mu be nje lemsh ne gryke.

-Me falni,-i thashe. E degjova mire.

-Po e degjuat shume mire. Kam ardhur ketu per te bere nje ujdi me ty ne emer te Edmond Shehut.

-Une nuk kam asnje ujdi per te bere. Largohuni ju lutem.

-Hiqeni padine. Hiqeni padine dhe ai do ju lere rehat.

-Ai nuk me ka lene kurre rehat dhe as nuk do me lere. Meriton te kalbet atje. Pastaj edhe sikur te doja te hiqja padine kujton se prokurori eshte aq idiot sa te mos te kuptoje qe ketu dicka po luhet. Kush vjen dhe terheqe nje akuz aq te rende madje kur krimi eshte perseritur mbas kater vitesh? Thuaj klientit tend te vdesi atje ku eshte dhe tme lere rehat.

Ai u largua duke perplasur deren. Nuk me besohej qe daja im i flliqur kishte fytyre te me kerkonte dicka te tille. Mbas gjithe vuajtjeve qe me shkaktoi kujtonte se une do bashkepunoja per ta nxjere nga burgu. Kurre. Ai do vdiste atje. Do kalbej atje. Tja hanin krimbat kufomen dhe pas vdekjes. Smeritonte te prehej ne nje varr.

Mbarova punet dhe pse gjithe diten e irrituar dhe u largova nga ora shtate. Kur dola nga kompania, pashte te njejtin burre qe priste afer makines time.Avokatin e tij. Dhe afer tij ishte dhe Grindeni qe kisha debatuar disa ore me pare.
-Cfare po ben ketu? Te thashe qe nuk do bej asnje ujdi. Po ky cfare ben me ty?
-Beje per mua,-u degjua nje ze nga mbrapa meje.
U ktheva ngadale. Ishte nje ze shume i njohur per mua.
-Ti? Cfare ben ti ketu?
-Ti e di shume mire sepse ta tha avokati. Dua te terheqesh akuzat mbi Edmondin.
-Si mund te ma kerkosh ti dicka te tille? Je ne vete?

Ferkova njehere syte se mos isha ne enderr. Por jo. Gjithcka ishte shume reale.

PA FAJWhere stories live. Discover now