Kapitulli 10

400 34 11
                                    

Ju besoj e keni ven re qe une ju kam genjyer paksa. Te me falni por doja ta beja me dramatike. Thash qe nuk ja kisha thene askujt. Te gjithe e dinin ne fakt per ate qe me kishte ndodhur. Edhe bruna. Une thjesht nuk doja qe te tjeret jashte rrethit tim ta mernin vesh. Kur them rrethit perfshihet vetem mami, babi, Leo dhe Bruna.

Tani dua tju rrefej dicka qe nuk ka lidhje me mua. Thjesht dua ta ndaj me ju. Po bej si bloggere apo jo? Nejse po filloj.

LEO KA RENE NE DASHURI ME BRUNEN.

Nuk e di si dreqin ndodhi. Ai budallai i ka vene syte shoqes time te ngushte. E shava mire. I thash qe ajo esht pese vjet me e vogel se ty. Por atij nuk i beri pershtypje. Bruna pohoi te njejten gje. Nuk po ndihesha me e sigurt. Me kishin genjyer te dy. Kishin dale shume here bashke edhe une nuk e dija. Me vjen ti vras. Benin gjera mbas shpines time. Pse une duhet ta mesoja 3 muaj me vone qe ata ishin lidhur? Nuk eshte fare e drejte. Nejse. Jam merzitur me ta. Po kthehem tek vetja edhe pse nuk dua.


Nje jave mbasi kisha shkuar edhe kisha zbrazur cme mbante barku gruas se tij, ajo erdhi me trokiti ne dere.  Nuk prisja te me mirekuptonte. Nuk prisja tme mbeshteste. Ne fakt nuk e dija se per cfare kishte ardhur aty. Beri ca hapa pasi e ftova brenda, edhe pastaj mu hodh ne krah duke qare.

-Me ndihmo, -me tha. U largova nga shtepia edhe ai plere nuk e di se ku jam. Me ka mare ne telefon edhe me kercenon. Pastaj e fika telefonin. Kam frike.
-Perse ke frike?- e pyeta e habitur. A nuk eshte ai njeriu qe ti do? A nuk eshte ai babai i djalit tend. Nuk ke pse te kesh frike. Une e di qe ti e do shume. Menyra se si i dole ne mbrojtje ate nate thote shume.


-Une nuk rrija ne shtepi nga deshira. Une isha nje sherbyese qe punoja shtepive ne Itali. Nuk e di nga e kishte gjetur numrin e sherbimit edhe me kerkoi qe te pastroja shtepine e tij kundrejt nje pagese 800€ nderkohe qe ajo ishte pagesa qe une merrja ne pese jave. Shkova sepse po mblidhja leke per shkollen. Jam 23 edhe po vazhdoja shkollen per Shkenca Tekstile ne Itali por e lash per nje periudhe sepse me duheshin shume leke edhe familja ime nuk i kishte. Mendova edhe punet me te keqija per te bere. Mendova edhe prostitucionin vetem qe te fitoja leke edhe te vazhdova shkollen jo sepse isha e detyruar, por sepse e doja shume edhe gjithashtu ishte amaneti i tim eti para se te vdiste. Nje shoqja ime me rekomandoi qe te regjistrohesha ne nje kompani pastrimi. Ishte pune e mire po te mendosh prostitucionin. Por kishte pak te ardhura.

U shokova nga ato qe po me tregonte. Ai maskara e kishte perdhunuar edhe ate. E kishte detyruar qe te rrinte aty edhe te plotesonte kerkesat e tij seksuale ne kembim te lekeve. Per nje muaj rresht ai kishte abuzuar sistematikisht seksualisht me te.

-Kaluan tre muaj. Nuk duroja dot me. Kisha provuar te ikja, te arratisesha por nuk kishte funksionuar kurre. Fillova te ndihesha keq e me keq. Shkova ne dhomen e tij edhe u drejtova drejt komedines ku qendronte gjithmone kutia e tij e qetesuesve bashke me nje kane uje. E mora edhe pa u menduar dy here e mbusha grushtin edhe i gelltita. Pastaj kur i hapa syte isha ne spital. Edhe mallkoj veten por edhe ate flliqesire qe me katandisi ne ate gjendje. Me shume e mallkoj qe me shpetoi. Qendronte i lumtur ne krahun tim te majte. Pastaj hyri nje doktor ne dere me ca fleta ne dore.

-Jeni jashte rrezikut per jeten,- tha ai tejet i buzeqeshur.

Nje lot me rreshkiti ne faqe.

-Jam i lumtur tju them qe femijes tuajj nuk i ka ndodhur asgje dhe nuk eshte ndikuar fare nga qetesuesit.

Hapa syte e tmerruar.

-Cfare dreqin po thoni doktor?-bera te ngrihesha por mu moren mend.

Ai plera me kapi krahun edhe me shtrengoi fort.

-Mos ja vini re bashkeshortes time doktor,-i tha paturpesisht. Eshte shume e emocionuar, shume.

Familja ime sdo ta pranonte kurre dicka te tille. Edhe pse egzistonte aborti. Ai plere nuk do me linte ta beja dicka te tille. Pra, shkurt. Isha e vetme ne nje qytet si Italia. Pa familje sepse me kthyen shpinen, dhe me nje burre gati 20 vite me te madh se une qe mezi priste te abuzonte me mua serisht cdo nate. Me detyroi te mbaja femijen. Edhe tani qe e mendoj eshte e vetmja gje qe i jam mirnjohese sepse prej tij kam Roanin. Ai eshte arsyeja e vetmje qe frymoj. Qe mbas lindjes se Roanit ai ndryshoi krye keput. U be shume i dhene mbas djalit edhe nuk rrinte dot pa te. Mua me sillte dhurata, qe nuk me hynin fare ne sy. Por thjesht cuditesha me faktin se si mund te ndryshoj aq shume nje njeri. Me pelqeu ideja qe te vinim ne shqiperi. Edhe erdhem. Ai nuk po sillej keq edhe une isha mire. Pastaj ai ndryshoi sjellje me mua. Filloi te me rrinte. Nuk e di pse. Nje nate kishte pire aq shume edhe erdhi ne preherin tim edhe qante me ngasherim. Dua dike shume tha po dashhuria jone eshte e ndaluar. Pastaj e zuri gjumi edhe nuk e permendi me kurre. Kjo ndodhi javen tone te pare ne Shqiperi.

Nuk e kuptoja. Si mundej ai te me donte mua? Cishte kjo dashuri qe mund ti lindi nje daje per mbesen? Si mund te jesh kaq i peshtire?

-Mos je ti ajo?,- mu drejtua Mariza.

-Nuk e kam idene,- i thashe duke psheretire.

I tregova te gjithe historine. Me jepte marrje fryme vetem kur e tregoja. I premtova Marizes qe do e ndihmoja me sa te kisha mundesi. Do i jepja nje shtepi. Edhe do i dergoja para mjaftueshem cdo muaj per te dhe Roanin. Ja thash dhe mamit edhe ajo u prek shume. Pranoi direkt.

I gjetem nje shtepi edhe i siguruam nje rroge mujore te mjaftuesheme. Mbi te gjitha siguri qe ai plere nuk do ta gjente kurre.

PA FAJWhere stories live. Discover now