Kapitulli 33

395 26 32
                                    

-Pres akoma nje shpjegim,-i thash ne nje moment qe e terhoqa afer pistes se vallzimit. Le te supozojme qe ti bere gjithe kete surprize. Cfare ishin ato udhetime te papritura, ardhje vone. Femra ne telefon? Perplasje dere?
-Klea. Shiko do te shpjegoj gjithcka ne rregull.

Ai beri me dore nga DJ. Ne ato momente te gjithe u mblodhen rreth nesh.

Po shikoja rreth e rrotull e trembur dhe pa e ditur cpo ndodhte. Isha nje person qe doja ti kisha gjerat gjithmone ne kontroll dhe nuk me pelqente qe une mos ta dija nje situate qe po ndodhte dhe mos dija si te sillesha.

Po me kapte paniku. Fatjoni me kapi duart dhe me afroi afer vetes. Ne sfond ishte kenga e Ed Sheraan-Perfect. Me terhoqi ne nje vallezim ndryshe nga ai i disa minutave me pare.

Ndjeva ritmin dhe po ndiqja hapat. Kur kenga mbaroi pashe ate te ulej ne gjunje dhe syte mu mbushen me lot. E dija qe kjo nuk ishte shenje e mire.

-Klea. E bukura,frymemarrsja, e dashura ime Klea.
-Fatjon cpo ben? Cohu qe ketu.
-Shtt me ler te flas.
-Cohu se jam shume ne siklet. Po na shikojne te gjithe.

Te gjithe filluan te qeshnin.

-Nuk po e zgjas sepse e di qe nuk po e mer mire kete situate. Dua vetem te te kerkoj te jesh me mua. Dua vetem te te kerkoj te jemi mbeshtetja e njerit tjetrit sic kemi qene keto kater vite. Te fleme bashke, te zgjohemi bashke.
-Po ne i bejme keto.

Prape u degjuan te qeshura.

-Klea do te martohesh me mua?

Ai hapi nje kuti me nje unaze te magjishme. Nuk me pelqente te qaja ne sy te te tjerve por lotet rrodhen mjaftueshem. Une isha treguar mosbesuese dhe kisha dyshuar aq shume tek ai. Se po ikte. Se po me braktiste. Por isha gabuar.

-Po,-i thashe dhe zgjata doren nderkohe qe ai me vendosi unazen. Pastaj u cua dhe me puthi gjate. Te gjithe filluan te duartrokisnin. Smund te merja dhurate me te bukur kte njezet e pese vjetor,-i thashe teksa me rrodhi nje lot.

U afrua dhe me fshiu lotin. Pastaj drejt nesh erdhi nje vajze qe nuk e njihja.
-Hey une jam Laura. Jam kusherira e Fatjonit. E gjeta shpirt, eshte perfekte,- tha teksa tregoi me gisht nga unaza.
Zeri i saj. Ishte i njejti ze me ate telefonit.
-Isha une ate mengjes ne telefon. Po ndihmoja Fatjonin per unazen. Une kam nje argjendari ne Bremen.

Tani po merte kuptim gjithcka. Edhe nje here ndihesha ne faj qe isha treguar aq mosbesuese ndaj Fatjonit.

***

Nates i kishte ardhur fundi. Isha ne makine duke shkuar ne shtepi dhe makinen po e ngiste Fatjoni. Nuk ngopesha duke e pare ate unaze.

-Nuk me besohet qe prinderit e mi ishin ketu bashke me Leon dhe Brunen. Si munde te mi fshihje? Me kishte mare shume malli qe te takoheshim vetem kaq pak.

-Epo nuk do te kishte surprize ndryshe.
-Akoma nuk me besohet.
-Nuk te besohet cfare? Qe une nuk po te tradhetoja? Apo qe te propozova per martese?
-Te dyja ne fakt. Isha shume e sigurt qe kishe dike.
-Une nuk do te ta beja kurre ty kete. Sepse te dua shume. Dhe nuk jam i tille. Nese ndjenjat e mia per ty do mbaronin nje dite, gje qe nuk ndodh, do te ulja ne divan dhe do bisedoja ndarjen. Por kurre te te tradhetoja. Eshte gjeja me e ulet.

Fatjoni ishte gjeja me e bukur qe me kishte ndodhur ne jete. Pavarsisht gjerave qe kisha kaluar. Te gjithe vuajtjeve. Une ja dola. Mbarova punen qe doja. Fitova nje pune te mire. Kisha dy familje te mrekullueshme dhe tanime nje bashkeshort duhet ta theksoj te ardhshem qe e doja shume.

Cmund te doje me shume nje njeri qe te ndihej i plotesuar?

***

Kishte kaluar nje vit.

Une dhe Fatjoni ishim shume te lumtur. Ishim celebruar por kishim vendosur dhe per nje date dasme.

Gje qe fatkeqsisht nuk shkoi sic e prisnim.

Pandemia qe goditi vendin na detyroi te benim nje dasme shume te vogel ne kushte karantine. Nuk donim te shtynim daten sepse Fatjoni besonte shume ne bestytni. Kembengulte qe ishte ters. Kishim vetem prinderit e mi prane. Sepse kishim ngecur ne Shqiperi dhe prinderit e Fatjonit nuk munden te vinin per shkak te kushteve. Por ju premtuam atyre qe do te benim nje dasme te madhe me vone.
Keshtu shpresonim.

-Une jam Klea. Vajza qe ja doli pavarsisht gjithckaje. Ju falenderoj qe u bete pjese e historise se jetes time. Dhe qe perjetuat me mua dhimbjet e mia.

                          FUND

PA FAJOù les histoires vivent. Découvrez maintenant