Kapitulli 20

262 26 41
                                    

Ishte bere nje ore qekur kisha lene kompanine dhe po qaja ne ate stol parku. Fatjoni nuk kishte ndermend te ikte dhe po qendronte akoma ngjitur me mua ne ate stol.

-Je ndiere ndonjehere i lodhur nga cdo gje? Je ndiere ndonjehere sikur dicka te mer frymen, nuk te le te jetosh? A je ndiere ndonjehere sikur do te braktisesh gjithcka?

Ai mi kishte ngulur syte nderkohe qe po e pyesja.
-He me thuaj je ndiere ndonjehere keshtu? Nese jo atehere eshte e veshtire te me kuptosh.

U kthye nga une.
-Po ti je ndiere ndonjehere sikur nuk i perket ksaj bote?Je ndiere ndonjehere e poshteruar?Sikur nuk te duan? Sikur nuk kane besim tek ty? Je ndjere ndonjehere bosh? Je ndiere ndonjehere vetem nderkohe qe rrotull teje jane dhjetra njerez?

Po shiheshim ne sy. Ai moment nuk kishte nevoje per fjale. Une arrija ta kuptoja. Isha ndjere dhe une njesoj shume here. E humbur. E braktisur. Pa deshire per me tej.

Fatjoni me kapi doren.

-Une te kuptoj. Dhe une jam ndiere keshtu me pare. Thjesht po te kerkoj qe mos ta vuash e vetme gjithe kete. M'u shpreh mua. Une nuk do te gjykoj per asgje. Perkundrazi. Do te te rri me afer dhe do lidhem me shume me ty.

Mora nje cope here fryme thelle. E ndieva qe t'i shprehesha atij. T'i tregoja c'me brengoste. Ti thoja se perse e kisha shpirtin aq plage.

***

Dhe pastaj une e shtypa me makine. Nuk e dija qe do me dilte perpara.

-Jeton ai?
-Jeton por eshte paralizuar perseri dhe eshte ne burg.

Nje moment pasi kishte degjuar gjithcka,Fatjoni u cua dhe u largua. Kishte te drejte nese ikte. E dija qe sekreti im do ishte i sigurt me te. Te pakten une ja kisha treguar gjithcka dhe isha liruar. Nuk ndjehesha ne faj.

Pas disa minutash e pashe qe po vinte drejt meje me nje shishe uje.
-Pije kete dhe qetesohu. Ka kaluar gjithcka. Jam une tani ketu dhe ty nuk te afrohet me askush. Askush nuk te prek as qimen e flokut...

***

Pasi ra nata,i kerkova Fatjonit te me conte ne shtepi.
Shkova ne shtepi dhe u shtriva ne krevat duke mbeshtjelle gjunjet me duar. Fillova te qaja perseri, kur degjoj zilen e telefonit.
-Kush eshte?,-u pergjigja.
-Jam une,-u degjua zeri nga ana tjeter.
E hoqa telefonin nga veshi e trembur. Pastaj e ngrita perseri.
-Cfare dreqin kerkon nga une Edmond? A nuk ma ke shkaterruar jeten mjaftueshem?
-Ke filluar te dalesh me dike?

Po dridhesha. Nga e dinte ai?
-Une kam sy kudo, dhe po te vezhgoj.
-Uroj qe te kalbesh aty ku je. Vetem. Si dreqin arrite te gjeje telefon dhe nga e gjete numrin tim?
-Une jam i afte per cdo gje. Nuk do shoqerohesh me me ate djalin.
-Ti nuk je askush qe te me thuash mua cfare duhet te bej. Une do dal me ke te dua une.
-Me eksiton tejmase kur ben keshtu. Dua te te puth qafen dhe te rreshkas ngadale ne gjoks. Me pas te vazhdoj lehte me gjuhe ne bark. Mmmmm.Te ndezi kjo qe po te them?

Lotet e nxehte rreshkiten faqeve. Ai vazhdonte te ishte i peshtire edhe pse i paralizuar dhe mbas hekurave.

E mbylla telefonin dhe u mblodha sa nje grusht ne krevat. Qava gjithe naten. E ndjeja qe nuk do e kaloja kollaj gjithe kete. Skisha cte beja me teper. Ai po vuante denimin qe meritonte dyfish. Me kishte ngelur vetem ta vrisja. Duhet ta vrisja. Por nuk do shkaterroja jeten time per nje plere.

***

Masterin e mbarova me nota maksimale. Fatjoni me qendronte gjithmone prane dhe tashme nuk me bezdiste prezenca e tij. E konsideroja mik pavarsisisht se ai kishte pritshmeri te tjera ndaj meje. Nuk i kisha thene asgje per telefonaten e asaj nate. Nuk doja qe ta merzisja. Pavarsisht se kisha vetem pak jave qe e njihja, shikoja tek ai nje njeri ne dukje te qete por qe mund te shperthente nga momenti ne moment.

Mbasi mbarova me ceremonine e diplomimit vendosem te dilnim jashte. Ishte nje mbremje alkooli. Nje nga ato mbremjet qe preferoja te pija shume ne muzike tejet te larte.
Fatjoni me shoqeronte.
Mbas disa gotave fillova te qeshja si e marre dhe i'u ngjita shume afer atij. Pastaj kishte momente qe me rikthehej vetedija dhe i largohesha duke mbajtur distance.

Mbaj mend qe u kenaqa shume. Fatjoni fjeti nga une ate nate. U kujdes per mua dhe me vuri ne shtrat.

Te nesermen u zgjova me dhimbje koke. U cova dhe u drejtova per ne sallon.Ai ishte akoma aty.
-Duhet te te dhembe koka,-tha me buzeqeshje. Urdhero pije kete.
U zgjata dhe e mora sepse koka po me plaste.
-Duhet te kthehem ne zyre,-thashe me ze te pergjumur.
-Nuk ke ku shkon ne kte gjendje,-budallaqe. I rregullova une te gjitha. Fola une me Aninen.
E pash e habitur.
-Qekur qenke bere kaq mik i mire me Aninen ti?
-Qekur ajo tregohej me e sjellshme se ty, ne fillim.
-Mund ta di pse fjete ketu mbreme?
-Me kerkove ti te qendroja.
-Une? Une nuk te kam kerkuar te qendroje me mua.
-Me kerkove Klea. Madje me the te shtrihesha ne krevat me ty.
-Jo.
-Po e bere. Te betohem qe po.

U mundova te kujtohesha dhe per dreq e kisha bere vertet.I kisha thene qe kisha deshire qe ai te shtrihej me mua. Me erdhi aq turp ne ato momente.

-Isha e pire, ne rregull?
-I piri dhe femija....
-Mos e vazhdo ate. Ik tani.
-Po me perze? Nuk do hame mengjes bashke?
-Une nuk e ha mengjesin harrove?
-E di, po beja shaka. Te kam pergatitur kafe sic e do ti.

Fatjoni ishte vertet nje njeri i mire dhe i perkushtuar ndaj dikujt qe perpiqej ta bente per vete. Por une akoma nuk isha gati te kisha dicka me te.

Isha e trembur. Une i trembesha gjithckaje. Madje dhe vetes.

PA FAJWhere stories live. Discover now