Kapitulli 18

281 27 39
                                    

Vuajtet e mia sado kishin dhembur, me kishin bere nje njeri te forte. Kisha arritur ketu ku isha me forcat e mia.

Nje moment Fatjoni me kapi doren. E terhoqa gjithe frike. Sapo me ishte kujtuar nje moment nga e kaluara.

-Te lutem mos me prek dhe nje here.
-Me fal. Nuk e bej me pa deshiren tende.
U cova te largohesha. Do doja shume te mos me kishte ardhur mbrapa. U ngjita perseri ne zyre me Fatjonin qe me vinte nga pas.
-Do me japesh nje shans? Nje te vetem.
-Nuk dua te kembengulesh me. Nuk mundem.
-Cfare te shqeteson Klea me thuaj?
-Asgje qe te intereson. Me degjo Fatjon. E kam me veten. Nuk kam asgje me ty. Ti je vertet djale i mire por me beso qe nuk jam e interesuar te njoh asnjeri ne keto momente. Per mua vjen shkolla dhe puna. Jane dy synimet e mia. Nuk dua qe ne jeten time te futet ndonje djale. E di qe do ma beje mendjen lemsh.
-Une nuk jam ketu per te te bere mendjen lemsh. Pastaj ti e paske mesa duket. Une thjesht dua te perpiqem qe ta rregullojme bashke. Nese do mund te ndash me mua ate qe te shqeteson. Mund qe edhe ate ta rregullojme bashke.

Nje moment dobesie sapo me kishte pushtuar te gjithen. U ndjeva keq dhe mu kujtua e gjithe e kaluara ime. Mu kujtua asryseja pse une kisha frike nga meshkujt. Mu kujtua trauma e femijerise. E dija qe nuk do e kaloja dot. Kurre. U mbeshteta ne krahet e tij dhe fillova te qaja me denese. Nuk e permbajta dot veten.

Pastaj nje moment me erdhi shume turp dhe u cova duke fshire lotet.

-Me fal. Ishte thjesht nje moment dobesie. Nuk doja.
-Nuk ka problem. Une do jem shpatulla ku ti mund te qash gjithmone. Sa here te ndihesh keq une do jem ketu.
-Nuk ka nevoje. Nuk do te ndodhi me.

Pashe fytyren e tij. Kishte nje pamje shume te bukur. Sy te medhenj kafe dhe vetulla te drejta e te erreta. Floket ngjyre geshtenje dhe buze te plota. Fatjoni me te vertete ishte djal shume simpatik dhe shume i sjellshem. Por une vertet nuk doja qe te krijoja nje lidhje.

***

Kur u ktheva ne shtepi, me mbyten lotet. Isha shume e qarte me veten qe e shkuara do me perndiqte gjithmone ne kujtime.

***

-Klea. Zemra ime. Zgjohu.
-Cfare do ketu ti? Si erdhe deri ketu?
-Per dashurine bej gjithcka.
-Cfare dreq dashurie po flet Edmond?
-Shpirt i dajes,po ti e di qe une te dua shume.
-Si dreqin erdhe ti ketu? Ti nuk mund te ecesh.
-Oh po une mundem. Mundem edhe erdha.

***

-Joooo. Sapo kisha pare nje makth. U zgjova e mbuluar ne djerse. Kishte qene aq e vertete.
Po sikur ai te vinte me te vertete? Po sikur ai mos te kishte ngelur vertet i paralizuar.
Ishte ora tre e mengjesit. Nuk vura me gjume ne sy.

U cova nga ora shtate dhe u bera gati per pune.Hipa ne makine. Ndjeva nje prezence ne makine. Ose me sakte kisha frike. Shume frike dhe ajo me bente te imagjinoja gjera. Krijoja skenare ne koken time sikur ai kthehej dhe donte te me vriste. Ne koke me vershuan aq shume mendime nga e kaluara sa me kapen krizat e ankthit.

Nuk kaloi shume kur e gjeta veten ne makinen time tek rrotullohej ne asfalt.Syte po me rendonin shume dhe nuk i mbaja dot hapur.Degjoja zera qe vinin nga jashte por nuk u pergjigjesha dot.

***

Kur i hapa syte ndodhesha ne nje dhome spitali. Aty kuptova se me te vertete kisha bere aksident. Edhe sa here te tjera do e shikoja ate shtrat te shemtuar spitali gjate jetes time.

Fillova te numeroja heret qe kisha qene atje.

◄ Nje here kur isha hedhur nga makina e atij pleres.

Nje here qe preva damaret per shkak te atij pleres.

Dhe tani sepse me mundonin kujtimet rreth atij pleres.

Mendimet mu prene ne mes kur doktori hyri ne dere. Me tha qe isha mire dhe nuk kisha demtime serioze fale rripit te sigurimit dhe airbagut. Me tha qe mund te dilja te nesermen pasi donin te benin disa kontrolle shtese.

Mora telefonin qe te telefonoja ne kompani. I thashe Anines qe te lajmeront shefat per nje aksident. Isha gjithe ashtu teper preçize kur i kerkova qe te mos lajmeronte asnje njeri tjeter pervec shefave. Por si dukej Anina nuk donte tme degjonte.

Rreth tridhjete minuta me vone ne dere hyri Fatjoni.

Mu afrua dhe me perkedheli koken sikur une te isha e dashura e tij. Pastaj me mbeshtolli ne nje perqafim.

-Nuk me kujtohet te te kem dhene kofidencat per te bere dicka te tille,-i thashe ftohte.
-Me fal. Thjesht nuk e mbajta dot. U tremba shume kur e mora vesh.
-Pyes veten nga e more veshe valle?
-Le te them qe me tha nje zog.
-Ky zogu Anina e kishte emrin?

Te dy e kaluam duke qeshur situaten e krijuar. Ne fakt me kishte bere mire prezenca e Fatjonit aty. Ndonjehere kisha nevoje te qeshja me dike. Qe ta ndjeja afer. Shpesh ndihesha vetem. Shume vetem. Dhe me besoni nuk eshte aspak nje ndjenje e mire. Vetmia me mbyste.

PA FAJWhere stories live. Discover now