Kapitulli 24

263 28 37
                                    

-Jepi me shpejt makines se duhet te shkojme ne shtepi. Duhet ti mbledhesh te gjitha plackat dhe te ikesh ne shtepine tende. Po me vijne prinderit.

-Po sapo e degjova. Me sa mend ju the te vinin?
-Epo i ka mare malli ne rregull? Plus qe me doli nga mendja fare.

Fatjoni i dha gaz dhe shkuam ne shtepi me shpejt. Filluam te mblidhnim gjithcka te tij dhe po e fusnim perseri ne vend. I ngarkuam ne makine dhe po prisnim.

-Cfare po presim tani?,-i thashe e habitur.
-Po presim te vijne prinderit e tu dhe une te iki. Nuk iki pa ardhur ata.
-Mos ja fut kot. Je ne terezi ti?
-Nuk iki pa ardhur ata.
-Jepi hip ne makine leri budalliqet Fatjon.
-Po une nuk mund te te le vetem.
-Eshte vetem nje nate ne rregull?

Po me shikonte me medyshje por me ne fund u bind. Me dha nje puthje te gjate pastaj hipi ne makine. E pash teksa largohej dhe qesha me vete se sa shpejt kishim bere gjithcka gati. Pa kaluar akoma gjysme ore pashe qe po me telefononte.
-Shpirt.-foli nga ana tjeter.
-Me thuaj Fatjon.
-Me mori malli.
-Pash zotin. Nuk ke as nje ore qe je larguar.
-Fole me prinderit?
-Jo nuk kam si te flas. Do jene ne avion ne keto momente.
-Sa mendon se do rrine?
-Nuk ja kam idene. Me duket e cuditshme ti pyes sa do rrini sapo te vijne.
-Ne rregull. Po e mbyll tani. Kujdesu per veten.

Isha e rraskapitur dhe u shtriva direkt per gjume.

***

Mengjesi kishte ardhur shpejt. Po ashtu dhe prinderit e mi.Me kishte marre malli vertet per ta. Ne pune mora leje qe ta kaloja diten me te dy. Me uruan per postin e ri. Pasi u freskuan te dy dhe veshen rroba me te rehatshme pashe mamane qe po me shikonte cuditshem.
-Eja pak me mua,-ma beri me shenje.
-Cfare ke ma? Je mire?
-Une jam shume mire. Por ti dua te me thuash cfare eshte ai parfumi meshkujve qe ke ne banje?
-Do jete i babit. Ai beri banje para teje.
-Jo Kle, babi nuk ka perdorur ndonjehere nje parfum te tille. Do e dija nese po. Ti e di sa sa te fiksuara jemi ne te dyja pas aromave.

Me ishte lidhur gjuha. Si dreqin kishim harruar dicka aq te rendesishme pa hequr?
Shkova me te shpejte ne banje.
-Ma ti e ke llafin per kte parfum? Po ky eshte i imi. Eshte per te dyja gjinite. Kohet e fundit kam filluar te pelqej aromat e forta.
-Nuk po te them asgje. Dua vetem te dish qe jam e lumtur per ty. Mos u bej merak. Nga goja ime nuk del asgje derisa ti te jesh gati per te ndare dicka me ne.
Vertet mendova se mami do e hante nje genjeshter aq mediokre?
Rendesi kishte qe ajo me kuptonte dhe nuk ma nxirte sekretin.

Ju shtrova mengjesin dhe u ula bashke me ta. Te dy po me shikonin cuditshem. te dy e dinin qe mua nuk me pelqente te haja mengjes.
-Me pelqen qe zakoni jot mbi mengjesin paska ndryshuar,-tha babi.
Buzeqesha si ne siklet dhe papritur pash syte e mamit siper meje. Me qeshi lehte.

Pasi hengrem mengjes duke biseduar me te dy mora vesh qe do rrinin vetem nje dite.

Bera rezervim per darke ne nje restorant. Doja qe pas shume kohesh te darkonim perseri bashke dhe te kujtonim kohet kur une isha ne Shqiperi.

***

Dreka kaloi e qete dhe u kenaqa vertet me ta. Me kishte mare vertet malli te ulesha dhe te bisedoja me prinderit e mi.

***

Ne darke u nisem per ne restorant. Kur babi nje moment u largua per ne banje mami u afrua dhe me pyeti.
-Dua vetem te me thuash cfare pune ben? Jeni ne te njejten kompani? Si quhet?
-Mami cfare jane keto pyetje tani? Mund te vi babi.
-Nuk vjen jo. Me trego pak ndryshe do te plas nga kureshtja.
-Emrin e ka Fatjon. Ka mbaruar studimet per administrim biznesi dhe tani eshte pronari i nje restoranti me emer ketu ne Gjermani.
-Fatjon Shahaj? Po ne e njohim ate. Eshte nje shok i Leos. Eshte djale vertet i mire.
-Ma nuk dua te hapesh goje ne rregull? Ne sapo kemi filluar te dalim. Nese dicka do behet serioze do vendos ta ndaj me ju. Te lutem mos fol asnje fjale me asnje.

Pashe babin qe po afrohej dhe fillova te sillesha natyrshem

Mbasi mbaruam darken shkuam per ne shtepi. Mami dhe babi moren nje taksi dhe u nisen direkt per ne aeroport. Te nesermen duhet te ishin ne nje takim pune te rendesishem.
Ora shenonte dhjete e darkes. Me Fatjonin kishim folur vetem me mesazhe ku u kisha thene qe u larguan prinderit.
Nuk e mendoja se do ishte aq i cmendur sa per te bere kete.

Ra dera. Shkova ta hapja. Mendova se mos ishin prinderit e mi qe do kishin harruar dicka. Para deres qendronte Fatjoni me nje mal me valixhe.
-Je gje i cmendur? Nuk kishte dite neser?
-Me fal qe i rash ziles. Nuk po gjeja celesin.
-Nuk prisje dot deri neser? Eja futu brenda,-thashe teksa e ndihmova te fuste brenda valixhet.
-Jo nuk prisja dot. Me mori shume malli per ty.
-Per fajin tend mu desh ti thoja mamit per ne te dy.
-Per fajin tim? Pse per fajin tim Kle?
-Sepse ti kishe lene parfumin tend idiot ne banje.
-Oh dreq. Tani e dine te gjithe apo jo?
-Jo. Mami me premtoi qe nuk do thoshte asgje askund.
-Te shpresojme. Vetem sepse keshtu do ti. Sepse une nuk e kam problem qe tju themi.
-Eshte heret On. Eshte akoma heret. Dua te te njoh akoma me shume. Dua te kalojme kohe akoma me shume. Nuk mund ti nxitojme gjerat. Nuk kemi arsye.
-Do te kalosh me shume kohe me mua ti?,-tha teksa afrohej.
-Nuk le rast pa te shpetuar e?
-Nuk mund te le asnje rast pa ti ndjere buzet. Jam i etur per to. Vetem me therrasin eja.

U zhytem ne nje puthje te thelle e pasionante nderkohe qe Fatjoni me shtrengonte te pasmet. E ndjeja shume ate njeri. Nuk doja qe te me leshonte kurre.

PA FAJWhere stories live. Discover now