Kapitulli 7

379 40 19
                                    

Se dija qe egzistonin njerez kaq te keqinj. Kaq te pashpirt. Kaq egoist. Epo ja qe egzistonte dikush qe e kisha pasur gjithmone afer. Edhe une dhe familja ime. Mami jepte jeten per te. E tregonte me krenari se sa ai e donte dhe kujdesej per te edhe pse ishte me i vogel. Pyes veten pse ndryshuan kaq shume gjerat mes tij dhe saj? Kur ai e donte shume edhe bla bla bla, pse valle? Ju nuk e dini por une e di. E mora vesh rastesisht si gjysma e gjerave qe mar vesh une edhe sme hyjne ne pune se nuk i kuptoj. Epo ja qe vjen nje rast qe ato qe kam degjuar rastesisht kur dyert kane qene hapur sherbejne qe te besh lidhjen mes budalliqeve qe kane ndodhur.Mora vesh qe kur vjen fjala per prona dhe per pasuri ti e hedh motren tende tej dhe ste intereson. Te pakten ai plera qe kam per daje kete beri. Pa prit? Po une ja u thash kete. Mos ma vini re. Harroj shpesh.

Ne momentin qe mami e mori vesh per ate qe me beri mua ai nuk ngurroi asnje moment qe te shkonte ne polici. Kete do kishin bere te gjithe. Beri namin, kundershtoi dhe qe te pastronte veten e tij , hodhi balte mbi prinderit e mi. I akuzoi ata qe kishin manipuluar kompanine ku punonin per me shume te ardhura. Cfare nuk nxori nga goja dhe ja hodhi pa u lagur nderkohe qe prinderit e mi do te ishin ne hetim te plote. Pse valle kur dikush vjen dhe akuzon per perdhunim ti nuk ja mer per baze madje nuk leviz as gishtin e vogel? Pse nuk fillon hetime? Por direkt sa behet fjale per shifra per njerez me emer shtyheni e nguteni secili ku per te shqyer nje cope mish. Nejse une nuk do ta zgjas. Di vetem qe ai plere nuk u duk me ketu. U zhduk nga faqja e dheut. Me mire. Do te isha e qete te dija qe nuk do e kisha verdalle dhe nuk do kisha frike te shtrihesha naten te flija gjume. Nuk do kisha as nene Faton tani. Sado qe mami perpiqej te me rrinte afer nuk krahasohej me ngrotesine qe me kishte dhene nene fatoja ne keto trembedhjete vite. Mami im nuk kishte ndenjur mjaftueshem me mua. Madje njehere me tregonte vete qe kur fillova te flisja therrita per here te pare Mami, nene Faton. Isha shume e lidhur me te'.
Nje dite me tha,
-Une e di qe Fatimja nuk do te vi me nese i kerkoj qe te kthehet. E bera te ndihej keq kur ajo nuk kishte asnje faj. E di qe as ti nuk do ma falesh kurre ta hoqa aromen e saj. Por do te shpresoj qe te me falesh. Edhe te kuptosh qe nuk eshte e lehte per nje nene te mare vesh dicka te tille.
E pashe nje here drejt e ne sy. Syte e saj blu ishin te perlotur. Kisha mare syte e saj, hijeshine e saj. Sa here me thoshte dhe  nene Fatoja tek me krinte floket. Ti ke mare hijeshine e mamase tende. Ke mar floket e saj te gjate bjond dhe syte e saj blu. Je kaq e bukur thoshte dhe me pas me puthte duart.
Une nuk ndalova kurre se foluri me te sa here kisha nevoje. Ajo me merte gjithmone te me pyeste si isha. Qaja une, qante ajo pas meje. Te rrita vete thoshte, ishe sa nje dore. Nenokja ime e gjore.

***

Vitet iknin dhe kalonin. Isha ne vitin e fundit te gjimnazit. 5 vite kishin kaluar shpejt. Isha e qete dhe isha fokusuar shume te mesimet. E doja shume shkollen. Nuk e kisha cuar neper mend faktin qe jeta ime mund te permbysej prape. Nuk e kisha menduar qe jeta nuk e suportonte dot faktin qe une isha mire dhe pothujse e sheruar.

***
Po kthehesha per ne shtepi bashke me Brunen kur pash nje fytyre te njohur mes turmes qe dolen nga shkolla. Stepa nje moment. Ferkova syte dhe kur pashe prape , ishte zhdukur. Qesha. Mu duk vetja si ne ndonje film. Bruna me pa me habi dhe nuk e zgjati. Ajo e dinte qe une rralle nxirja ndonje fjale prej goje kur behej llaf per kto makthet e mia ne mes te dites. Nuk e besoja se mund te kishte ardhur. Cdo kerkonte prape ne Shqiperi fundja? Ne momentin qe ke aq shume kohe jashte , nje arsye te forte e ke pasur per te qendruar. I thoshin pese vite. O do kishte gjetur ndonje pune shume te mire dhe te qendrueshme, ose do kishte gjetur ndonje grua. Qe bente mire te kishte gjetur kete te fundit.
Mendimet m'i nderpreu mami qe hyri ne dhome edhe me tha te zbrisja per te ngrrene se kishte gatuar Leo. Ai djale e qante gatimin. Babi e leshonte ndonjehere gojen edhe thoshte kto qe gatuan ti jane te dhj***** restorantet.
Ngela nje cope here duke pare mamin. Ajo e kuptoi qe dicka kisha edhe erdhi afer meje pasi mbylli deren.
-Cfare ke Klea? Cfare ka ndodhur?
-Nuk e di mami. Nuk e di as vete pse u tremba kaq shume. Kishte kohe qe nuk ndodhte kjo.Isha duke u kthyer nga shkolla dhe me duket sikur pash ate. 
-Jo zemra ime, me tha mamin me zerin qe i dridhej. Do te te kene bere syte. Nuk e besoj.

E pash ne tonin e zerit te saj qe po perpiqej thjesht te me qetesonte. Por une nuk ndihesha me e qete.

Po sikur te ishte kthyer?

PA FAJWhere stories live. Discover now