Kapitulli 30

269 27 27
                                    

-Mariza cfare ben ti ketu?
-Kam ardhur te te bind te terheqesh akuzat.
-E ke idene se cfare po me kerkon? Po me kerkon te nxjerr nga burgu monstren qe me shkaterroi jeten?
-Ai te shkaterroi jeten ty por une dhe femijet e mi nuk kemi asnje faj. Ata meritojne te jetojne me babain e tyre.

Po e shikoja me keqardhje. Nga njera ane kishte te drejte. Une ne asnje moment nuk kisha menduar per femijet e tij. Por tani qe po i mendoja. Me dhimbseshin. Sepse ishin gjaku im tek e fundit por edhe per fatin e zi te kishin nje baba te tille.

-Une te kuptoj Mariza. Por te kerkoj te me kuptosh dhe ti mua. Nuk mund te bej asgje. Ai duhet te vuaj denimin.

Dy lote i rrodhen faqeve.

-E di qe e ke te veshtire. Beje per femijet e mi.

Hapa makinen dhe u futa brenda.Nuk doja te rrija asnje minute me shume aty. Gjithcka po me dukej kaq absurde. Ku kishte qene ajo gjithe keto kohe? Pse pikerisht tani po me lutej te terhiqja akuzat?

-Klea dil te lutem. Dil nga makina,-filloi te gjuante xhamin.

Zbrita.

-Cfare kerkon? Ku ke qene gjithe keto kohe? Tani te ra ndermend per te?

Apo nuk gjeti menyre me te mire ai funderrine? Kte gjeti per te me prekur? Te te dergoje ty qe te me prekesh telat per femijet?

Epo me lejo te te them Mariza. Ata jane gjaku im. Dhe sido qe te jete puna do behem copash per ta. Por nuk do lejoj qe ata te jetojne me nje monster. Keshtu qe kur te ikesh per ta vizituar perseri sigurohu ti thuash qe nuk funksionojne me mua keto.

U ktheva te ikja. Ajo me kapi nga krahu.

-Me degjo,-peshperiti. Ai qe erdhi tu prezantua si avokat eshte njeriu i tij. Ai mi ka rrembyer femijet. Me urdherin e Edmondit. Nese ti nuk i terheq akuzat une nuk do ti shikoj me ata.
-Bravo. Aktrim perfekt. Bravo. Per pak me preke. Ky ishte asi nen menge? Per cfare me merni mua ju? Per budallaqe? Kujton se do ma hidhni mua me historite tuaja qe keni pare neper filma?Kur ishte hera e fundit qe folem bashke? Para nje muaji? Me tregove femijet si ishin. Kujtove se nuk do i njihja? Me ler te te them e dashur Mariza Shehu qe nese femijet e tu do ti kishin rrembyer, nuk do ishin ne anen tjeter te rruges afer me makinen e kuqe atje tej duke luajtur me njeri-tjetrin ne park. Perpiqu me fort. Mbase me ben te ndryshoj mendje.
-Klea shpresa ime e vetme eshte Edmondi. Nuk kam me me cfare te jetoj. Kam nevoje per te.
-Mund te punosh dhe vete. Te perpiqesh te jetosh me kembet e tua dhe ske pse te presesh nga asnjeri. Ty nuk te nevojitet meshira e askujt. Ti je nje njeri i forte dhe nuk ke nevoje per nje funderrine qe te qendrosh ne kembe.

U largua disi nga une.

-Nese do,-vijova,-mund te vish te punosh tek kompania ime. Mund te te gjej dicka.

Me pa me medyshje. Pastaj u largua dhe pastaj u kthye prape.

-Pranoj,-tha. Dhe erdhi te me perqafonte.

Une nuk e kisha fajesuar asnjehere Marizen. Fundja ajo kishte qendruar gjithmone me force me te. Pastaj e detyruar nga dy femijet. Por ajo ishte nje grua e mire.

***

Isha e derrmuar. Sapo u futa ne shtepi flaka takat dhe u shtriva ne divan. Vura re qe Fatjoni nuk ishte. Hapa telefonin. Kisha nje thirrje te humbur nga ai dhe nje mesazh qe me thoshte qe kishte pune ne restorant dhe do vonohej plus qe darken ma kishte lene mbi sobe.

U afrova kuzhines qe kundermonte nje ere te mire.

Hapa kapakun e tenxheres. Supe me thjerrza. Fatjoni e dinte qe i kisha pike te dobet. Mora pjaten dhe u futa me koke.

Ishte ora rreth nje kur ai erdhi ne shtepi. E ndjeva dhe u zgjova. Gjumi me kishte zene ne divan. Shtendosa qafen nderkohe qe u cova per ta puthur.

-Kle? Pse zgjuar? Po me prisje?
-Jo me kishte zene gjumi ketu ne sallon dhe thjesht u zgjova kur po fusje celsin.
-Eja shtrihemi. Jam i lodhur.
-Nuk e ke idene se cfare ndodhi sot.
-Mi trego te gjitha neser. Edhe ne restorant ishin punet lemsh.

***

Duke ngrene mengjes i tregova Fatjonit ckishte ndodhur, nderkohe qe degjonte i cuditur.
-Ai nuk ka ndermend te heqi dore dmth?
-Jo dhe me vjen vertet gjynah qe perdor ne kete menyre Marizen.
-Cfare ke ndermend te besh me te?
-I ofrova pune ne kompani. Ka nevoje per para. Femijet po rriten. Prinderit nuk e kane mbeshetur qe nga fillimi. Sic duket as tani.
-E dashura ime zemermire. Ben mire qe po e ndihmon. Fundja ajo ska asnje faj dhe per me teper femijet.

I buzeqesha lehte Fatjonit teksa mendoja se cfare pune mund te bente ajo ne kompani. Duhet ti gjeja nje shkolle te mire djalit te saj dhe nje kopsht te vogles. Duhet ti ruaja. Ndryshe nga une ata ishin vetem. Pa asnje njeri dhe pa asnje mundesi. 

PA FAJWhere stories live. Discover now