Kapitulli 13

318 29 12
                                    

U zgjova gjysem lakuriq ne nje dhome qe nuk e njihja. U perpoqa te cohesha por koka me rendonte shume dhe rash mbrapsh. Pas disa minutash degjova nje zhurme. U ngrita me ngadale duke e detyruar veten. Pashe ne toke sutjenat dhe bluzen. U ula ti merja dhe po vishesha, Degjova prape te njejten zhurme. Pastaj u drejtova andej nga vinte zhurma.

Eca disa hapa pastaj pash qe zhurma vinte nga nje kuzhine e vogel. Nuk e kisha idene me te vogel ku isha por dija qe duhet te largohesha qe aty sa me shpejt pa me pare njeri.

U ktheva me te shpejte prape ne dhomen ku isha. Pash rrotull per telefonin tim dhe per fat te mire ishte ne komodine. E futa ne xhep. Kishte mjaftueshem bateri sa per te telefonuar policine. Ngjitur me telefonin ishin dhe celsat e makines. I mora dhe ato. Atletet i mora ne dore dhe po perpiqesha te gjeja deren. Me ne fund e gjeta. Shtyva dorezen per poshte qe te mos beja zhurme por ne te njejten kohe ndjeva dike qe ishte mbrapa meje dhe me kapi per flokesh. Isha e pafuqishme dhe koka me rendonte shume por perseri u perpoqa me te gjitha forcat qe me kishin ngelur qe te shpetoja. Po e gjuaja me atlete. Mbase nuk do e vrisnin por ne ato momente njera nga atletet i qelloi syrin dhe ai klithi me te madhe.

-Bushter,do ma paguash.

Dola me te shpejte nga dera. Pastaj pashe disa shkalle qe nuk isha e sigurt ku do me conin por po lutesha te me nxirnin jashte asaj ndertese. Dola me ne fund jashte dhe po kerkoja per makinen. Me ne fund e pikasa. Ishte te pakten 600 metra me lart nderteses. Kisha frike te shikoja mbrapa por vetem nxitova. Me duket se e kisha humbur per pak kohe. Hapa makinen dhe u futa brenda duke i ulur te gjitha siguresat. Pastaj e ndeza dhe i dhash gaz fort. Shume fort. Aq fort sa dhe tani e mendoj qe sdo e kisha ndaluar dot ne ato momente dhe sikur te doja. Nuk e kisha pare qe ai qendronte atje poshte. Sapo kishte dale per te me kerkuar.

Ishte shume vone. Kisha ngrire e gjitha me duart larg nga timoni. E kisha shtypur, e kisha vrare.

Pashe njerzit qe u mblodhen rreth e rrotull. Nuk kisha force te dilja jashte.

Pastaj i dhashe nje shpulle te forte vetes dhe e hapa deren me te shpejte. U afrova me frike. O zot. Cfare kisha bere? Kishte vdekur ai?

U ula ne toke dhe mbeshtolla gjunjet me dore. Pastaj nxora telefonin dhe mora babin ne telefon. I tregova ku isha.

-Hajde shpejt babi, une jam nje vrasese.

Nuk vonoi shume kur aty erdhi policia dhe ambulanca. Shume shpejt pas tyre dhe babi im. Te gjithe deshmimtaret thonin te njejten gje. Qe me kishin pare te hipja ne makine dhe te kisha ngare qellimisht me shpejtesi drejt tij. Pervec dikujt. Pervec nje zonje. Ajo. Ajo dinte dicka me shume se te gjithe ata aty.

U afrua dhe me kapi doren.

-Mos u bej merak, une e pash gjithcka qe nga fillimi. Ti do shpetosh.

Babi me shtrengonte ne krahe nderkohe qe nje polic erdhi te me merte.

-Me duhet tju shoqeroj ne komisariat zonjushe.

Nuk me bente me pershtypje asgje. U futa ne makinen e policise. Anash meje ishte dhe zonja qe me kishte folur pak me pare.

-Do deshmoj dhe une,-tha. Une di me shume se ata.

Mberritem ne komisariat. I tregova policise gjithcka me detaje. Qe nga fillimi. Qe nga fillimi fare kur une isha thjesht nje femije.

Zonja qe kisha takuar pak me pare kishte nje biznes shume prane nderteses kur Edmondi me kishte futur mua. Kamerat e saj kishin filmuar cdo levizje te tij qekur kishte ardhur me makine dhe kur ishte futur me mua ne shpine ne ndertese.

Babai i dorezoi policise te gjitha fotografite dhe te gjitha DVD-te qe i kishte fshehur kushedi se ku.

Kalova nje nate te gjate ne rajon,pavarsisht se provat dhe deshmite ishin ne favorin tim.

Te nesermen i kerkova babit te me conte ne spital. Aty ku gjendej i shtruar ai. Sigurisht qe babi kundershtoi shume ne fillim por me vone arrita ta bindja.

E vetmja gje qe dija ishte qe nuk kishte vdekur. Sado qe e ndjeja fajtore veten ne ato momente, gje qe nuk duhej, perseri do doja qe te vdiste. E deshiroja me gjithe shpirt kte gje.

Por prape ndjehesha ne faj. Thjesht kisha dashur te shpetoja nga ai. Qellimi im nuk kishte qene ta vrisja.

Shkova ne spital. U ula nje cope here ne dhomen e pritjes pastaj ju drejtova doktorit te pare qe pashe. E pyeta per gjendjen e tij. Me tha qe per momentin parametrat jetesore ishin ne rregull por qe duhet te prisnim derisa ai te zgjohej per te pare se si do rridhnin gjerat.

Nuk e di cme tha mendja kur i kerkova doktorit te futesha ne dhome dhe ai me lejoi.

Ngurova nje moment para deres pastaj u futa.

E pashe tek ishte shtrire ne shtrat. Me kaluan para syve gjithe gjerat qe me kishte bere nder vite. Se sa vuajtje dhe makthe me kishte shkaktuar.

Pastaj nuk po mundesha me ta shikoja. Ishte kaq qenie e ndyre dhe e ulet ne syte e mi sa nuk po mundesha te rrija ne dhome. Ne fakt kisha bere shume gabim qe kisha hyre.

Sapo hapa deren degjova zerin e tij te me therriste.

-Klea mos ik.

Stomaku ne ato momente mu trazua dhe me erdhi per te vjelle. Me shpifej kur ai me therriste emrin.

Ktheva koken dhe e pashe me neveri.

-Pse ma bere kte mua?-vazhdoi te thoshte.

Sa i pafytyre qe ishte qe guxonte te pyeste.

-Une te dua,-me tha nderkohe qe po beja te ikja.

U ktheva dhe e pash perseri me neveri dhe urrejtje.

-Me sa duket ke kuptuar konceptin e gabuar te dashurise Dajo,-i thashe me ironi. Zakonisht dashuria ndaj mbeses nuk tregohet duke e perdhunuar. As duke e rrembyer dhe as duke e lene pa ndjenja gjysme te zhveshur ne shtratin tend gati per tju hedhur ne sulm. Nuk e kisha per qellim te te shikoja keshtu por duke pare se cfare po thua jam me se e sigurt qe e meriton.

Ksaj radhe dola nga dera dhe u mbeshteta ne mur. Babi po me priste jashte dhe kur pa qe nuk po mbushesha dot me ajer mu afrua.

-Mire je bije?

-Jam mire babi. Lajmero nje doktor sepse ai u zgjua.

Nuk doja te rrija me asnje sekond ne ate spital por dicka me mbante mberthyer. Ndoshta me mbante mberthyer fakti qe doja ta degjoja aq shume ate qe doktori na tha me vone.

Ai kishte mbetur i paralizuar. Dhe ksaj radhe, nuk kishte me asnje shanc qe te ecte perseri.

PA FAJWhere stories live. Discover now