Tre

267 29 76
                                    

Fund-tetori 2016

-Pordha e madhe pse nuk e hap çadrën?

Shirat e tetorit në Tiranë ishin të egër. Kërcisnin si kuaj në pellgje e po ashtu ashpër ngjiteshin pas flokëve të saj.
Loradona shtrëngonte çadrën e mbyllur në njërën dorë e me tjetrën ngrite flokët prej syve.

-Mirëmëngjes edhe ty Xhon!

-Të pëlqen shiu mesa duket.

-Jo e urrej në fakt. S'më pëlqen të trishtohet qielli. Pastaj nuk e di si më ishte prishur çadra e uruar.

Hapat e vegjël i hidhte shkujdesshëm teksa zbriste shkallët e universitetit. Dëgjonte frymën e ngrohtë të Xhonit të përplasej në flokët e qullët dhe kjo gjë nuk i pëlqente, por prania e tij do ja ndërpriste mendimet e trishta për qiellin gri, prandaj edhe heshti.

-Është thjesht kondensim uji moj romantike e dëshpëruar.

E rrëmbeu për krahu dhe e ngjiti me trupin e tij nën çadër.

-Je bërë qull. -u justifikua pa pritur për vështrimin e saj.

Lori do betohej se qielli qan e ulëret mbi retë gri, pastaj duke bërtitur do i thonte që grija i dukej fort e trishtë e se nuk kishte nevojë për shiun që të qante nën të. Madje do shtonte se ata që e bëjnë i duken të dobët, se njeriu nuk duhet të ketë frikë ti tregojë ndjenjat e tij. Pastaj do i skuqeshin mollzat dhe do kërkonte për telefonin që të zhyste sytë në të.

Do e bënte po të mos dëgjonte Migenën të thërriste emrin e Xhonit në një ton alarmant.

-Ua na bëri qull ky shiu.

Pasi futi kokën nën çadrën e Xhonit, vendosi menjëherë dorën në mjekrën e tij dhe e tërhoqi për ti dhënë një puthje. Një puthje që Xhoni ia ktheu, e pastaj me një buzëqeshje të ngrirë e përshëndeti.

-Unë po iki se po më presin shoqet.
Shihemi në seminare!

Loradona i përshendeti, duke vrapuar për t'u takuar me shoqet në kafenenë përballë. Pasi të pinin ndonjë kafe do tregonin sa shëmtuar duket fillimi i viti shkollor, më pas do flisnin për shiun a ndonjë libër që kishin shfletuar së fundmi.

Lori kurrë nuk do fliste për zjarrin që i dogji gjoksin kur Xhoni puthi Migenën edhe pse Xhoni i dukej pak i shëndoshë dhe jo i bukur.

****

PRILL 2019

Një tufë rrezesh pikonin mbi tablonë plot ngjyra të kthyer pakëz mënjanë, për tu përplasur më vonë mbi fytyrën e zbehtë të Glorias.
Java e parë e prillit në azil ishte ndoshta java më e bukur që Gloria mund të kishte patur edhe gjatë gjithë jetës. I pëlqente të qëndronte në mes të zhurmave e ngjyrave të artit. Pastaj edhe ngrohtësia e diellit e qetësia pas çlirimit të trishtimit e bënte atë javë prilli tejet të veçantë.

-Pikturon kaq bukur Loradona!
Buzëqeshja nuk ishte aspak histerike. Duart preknin tablon e përfunduar si të donte të thithte ngjyrat e tia vishte shpirtit bosh.

Më pas e vuri tablonë me gruan që vallëzonte totalisht e zhveshur në prehrin e Loradonës dhe u ul në barin e ngrohtë për të dëgjuar Kristin të luante një pjesë të simfonisë së Bethovenit.

Loradona e heshtur kishte kyçur shikimin tek ajo. Gishtat i mbante lehtshëm mbi gjunjë por frymën e kishte mjaft të çrregullt.

Nuk i pëlqente të rrethohej nga e gjithë ajo marrëzi. Vendosi sërish tablonë shtrembër që të puthej me rrezet e arta e u fsheh pas një peme me këmbët e lëshuara nën diell.

Shtrëngatë Resh |✔|Where stories live. Discover now