Dhjetë

145 20 48
                                    


27 dhjetor 2019

Thuhet që erërat e dhjetorit janë të frikshme. Udhëtojnë me copëza akulli e i bëjnë buzët shkrumb. Çdo lëkurë që prekin e veshin me ftohtësi të pashoqe e nëpër grykë ulërinjë si vejusha morte.
Ajo natë dhjetori do e përcillte erën me aromë mëkati e një krim të pa treguar.

Loradona prej  më shumë se tri muaj kishte ndjekur bisedën e Glorias në kopshtin pas ndërtesës, pikërisht nën dritaren e saj, ku mbante varur dy kaktusë të trishtë, turivarur. Çdo natë kishte dëgjuar Glorian tu tregonte petaleve e gjetheve si kishte përplasur me makinë një grua e në xham të përparmë i ishte ngjitur i biri. Një fëmijë që kishte gëzuar veç dy pranvera të zbehta.
Refren ajo histori që kishte lënë në harresë jetën e mëparshme të Glorias, e cila nuk kujtonte më që kishte lënë fëmijët e saj pa nënë, me një bashkëshort të paralizuar në një shtëpi që nuk mbante më atë aromë.

Kur dy yje ndritës prekën hënën me duart e tyre, Loradona zgjati kokën përtej hekurave të dritares për të dëgjuar një tjetër herë bisedën e Glorias. Qielli ishte i qetë e dukej lehtë çdo dritëz e pikuar. Edhe kopshti i pasëm ndriçonte më fort nën mantelin e dritës. Por, përveç shkëlqimit qiellor dhe bimëve të brishta prezenca e Glorias nuk nxiste me shpresë atë natë.

Lori priti për plot pesë lëvizje të akrepit të minutave në parvaz e më pas u shtriq gjërë e gjatë në dyshekun e vjetër me sustë të dalë. Priti edhe pesë minuta të tjera duke u shkundur bashkë me pluhurin e më pas nxitoi të dilte furishëm nga dera.
Porta e kyçur e përplasi mbrapsht duke e dërguar sërish në dritare. Kur nxorri kokën arriti të dëgjojë një zhurmë të çuditshme. Ngjasonte me një ulërimë të mbytur tuneli.

Lori thirri nën zë emrin e Glorias e nata u drithërua nën ulërimë të këputur.
Hodhi nja dy hapa të mëdhenj pranë derës, u përkul duke u munduar ta hapë e më pas tërhoqi prej flokëve një karficë me perla  që ia kishte dhuruar Xhoni. Kur u mundua ta rrotullojë brenda bravës nja dy perla u këputën e u bënë thërrime në dysheme.
Kishte mësuar të hapte dyer me karfica sepse gjatë lidhjes me Xhonin i ishte dashur të dilte disa herë nga shtëpia duke u arratisur.

Nxorri kokën për të parë nëse dikush ndodhej në korridor, pasi dëgjoi me vështirësi klikun e derës së drunjtë.
Korridori ishte i mbushur me tingujt e muzikës së Bethovenit gjatë mbrëmjes sepse Kristin nuk e zinte dot gjumi pa dëgjuar simfoninë e pestë.
Hapat e Lorit përgjatë korridorit kërcisnin nën tinguj të qetë. Ulërima ishte shushuar e nata po flinte e qetë nën mëkate të pathëna.

Në bodrum, tek pjesa e brendshme e derës që të nxjerr në kopshtin e pasëm, ndriçonte dyshemeja e kuqe e mbuluar në gjak. Lori bëri dy hapa pas dhe mbuloi gojën me duar për të mos nxjerrë asnjë tingull. Kur ngriti sytë gjeti tri palë duar të gjakosura të tërhiqnin trupin e Marios të bërë shoshë. Lotët i rrodhën e kur ranë në dysheme udhëtuan për në pellg e u mbytën në të kuqe.

-Ç'dreqin ka ndodhur këtu?
Sytë e mjegulluar të saj arritën të shqonin një dorë që e rrëmbeu nga krahu dhe e përplasi ashpër në mur.

-Duhej të ishe ne dhomë Loradona. Pse je këtu?

Pasi fshiu sytë me pëllëmbën e dorës, shikimin e përplasi në fytyrën e Glorias e cila mundohej të tërhiqte trupin e rëndë të plakut. Bluza e zezë që mbante veshur ishte ndarë në dysh e reçipetat prej mishi qëndronin si korube në trupin plot kocka.

-Vrapo për në dhomë dhe kyçe mirë derën! Nëse dikush të pyet ti s'ke dalë kurrë prej asaj dhome. Më kupton?

Korridori vlonte tani prej hapave të ngatërruar të Lorit. Sytë e gënjenin dhe hera herës përplasej pas murit të bardhë.
Kur arriti ta gjente dhomën e saj, u ul tek dera duke vështruar gjakun në krahun e saj. Sytë e zgurdulluar nuk i shqiteshin prej aty, dhe aroma e gjakut të huaj po e vërtiste në kujtime që akoma nuk i kishte vrarë.

Qau teksa bëri një dush me ujë të nxehtë dhe më pas u mblodh kërrus në dysheme dhe priti për të nesërmen.




22 dhjetor 2017

Mbi duar ishin shtrirë nja dy vijëzime gjaku që kishin formuar kore. Mbi trup nja dy pulla të mëdha kishin filluar të merrnin ngjyrë. Të çarat e mavijosurat kishin nxjerrë krye. Lori qëndronte në qoshen e dhomës së saj duke u munduar të mbushej me frymë. Ajo që sapo kishte ndodhur i gërryente  mendimet. Një lëmsh i mbetur në grykë digjte tërë qënien e saj.

Çdo pulitje sysh i kujtonte hapat e rëndë me  këpucët kërcitëse. Çdo goditje të marrë e çdo gërvishtje të dhënë. Çdo lot digjte njëlloj si ulërimat që mbyteshin në dhomë.
Fustani i zi i mbrëmjes e kishte të këputur njërin rrip e të mbathurat nuk i kishte më veshur.

-Shpirti i mamit! Do zbresësh për darkë? Ke që në mëngjes që nuk zbret e as nuk flet me njeri. Zbrit të na tregosh si shkoi ditëlindja e shoqes tënde!

Që kur e ëma kishte marrë vesh që Silvia kishte mbetur shtatëzënë e kishte humbur tërësisht. As nuk fliste më me Lorin, as nuk kujdesej më për të prej javësh. Ishte aq e lumtur sa nuk e kishte dalluar dot derën e kyçur të Loradonës prej tri ditëve.

Pas dere Loradona nën shok humbte ndjenjat dhe kur rikthehej qante nën zë.
Nuk kishte fuqi të thërriste të ëmën për ndihmë e as të ngrihej. Fustani i zi qëndronte në tokë. Trupi i lakuriqtë mbështetej mbi dysheme aty ku perdet e teatrin ishin rrëzuar e dritat sapo ishin fikur.

Të nesërmen në mëngjes Xhoni trokiti tek dera vazhdimisht e kur nga dritarja nuk pa trupin e saj e shkelmoi derën e drunjtë me një hov plot mllef.

-Pse nuk e keni vënë re më parë Loradonën? Si dreqin e keni lënë kështu?

U zgjua nga kllapia e mbështolli trupin e lakuriqtë. Kërkoi të fshihej në qoshe të dhomës pas një pikture të një gruaje të papërfunduar por duart i dridheshin dhe këmbët i kishte fort të dobëta.
-Xhon ç'bën këtu?

Ai nuk i foli. E rrëmbeu në krahë, i bërtiti nënës së Lorit që të dalë jashtë dhe pasi u kyç në banjo e la Lorin mbi vaskë.
Të dy qanë në heshtje me lotë që pikonin mbi ujin e pistë të vaskës. Kur vendosën të thyejnë heshtjen u dëgjuan të trokitura mbi derë.

-Nuk duhej të ishe kthyer Xho. Këtu nuk ka mbetur më asgjë për ty.

Si ti thonte që malli për të e kishte mbytur e ditën që telefoni kishte tringëlluar zemra e tij ishte ngritur peshë për tu thyer tërësisht. Një telefonatë që i përcëlloi në shkrumb ëndërrat dhe e përplasi në një realitet që do gjakoste gjer në përjetësi.

-E di apo jo? Kush tjetër e di Xhon?

-Askush...unë e mora vesh kur të pashë në atë gjëndje. Por, tani duhet ta dinë të gjithë. Diçka e tillë nuk duhet të mbahet sekret.

Duart e tij dridheshin teksa fërkonin flokët me shkumë ndërsa sytë i hoqi prej të nxirave dhe i hodhi në pllakat ku dallonte shëmbëlltyrën e tij.

-Kush ta bëri këtë Lor?

-Hesht Xho. Duhet të aktrosh sikur kjo nuk ka ndodhur.

E pyeti nën zë sërish sepse mendonte se faji ishte i tij, i ulur mbi krenarinë e ditëve kur u largua. Në ditët që vendosën ta harrojnë dashurinë e njëri tjetrit në pije e trupa të zbehtë. Pasi i zgjati rrobat e veshi dhe e la të pushonte mbi krevat, qëndroi i strukur në qoshen ku pak më parë kishte qarë Lori. I heshtur mallkonte veten nën dhëmbë e vlonte gjakun nën lëkurë.

Ditët që vijuan ishin rrënqethëse. Si ditë morte plot gugëzhima që përngjajnë me vajtimet e lotëve. Gjer më datë 27 dhjetor ishte vendosur që Lori me sjelljen e ndryshuar të vendoste të mirrte disa ditë pushim në një azil ku ndihma e profesionistëve do arrinte ta sillte në vete.






Paqartësi s'keni besoj

Hajt puq xp

Shtrëngatë Resh |✔|Where stories live. Discover now