Njëzetenjë

100 18 31
                                    

Si të kaluan dyert e gjykatës Xhoni me sytë e zgurdulluar e një perdeje përmbi, u hodh mbi Robertin pa menduar gjatë dhe filloi ta grushtonte me sa fuqi kishte, pa nxjerrë asnjë fjalë prej goje. Silvia e tmerruar shtrëngonte fort të birin në krahë dhe me një fytyrë të tërhequr po mundohej të kuptonte se ç'kishte ndodhur. Lori vrapoi për të hyrë në mes por ndali një çast sepse e dinte që Xho nuk do e dëgjonte. Një tjetër zë i thoshte që Roberti e meritonte dhe ajo nuk e fshehi aspak buzëqeshjen.

-Xho, bir! Ndalo të keqen!
Po të mos kishte qënë e ëma e Lorit, Roberti do kishte përfunduar gjysmak në ndonjë dhomë spitali e Xhoni pas ndonjë qelie.

-Nuk mbaron me kaq Robert! Do paguash për çdo ditë që Lori ka qënë e mbyllur!

Heshtjen e thyen hapat rropatës të Xhonit teksa largohej hijerëndë, duke lënë pas një familje të tromaksur, me një lëmsh që udhëtonte sa në grykën e të ëmës, sa në shpirtin e Silvias e përthyhej e bëhej njësh në fund me Lorin. Një lëmsh që gjithmonë kishte jetuar i vetëm me këtë të fundit.

Kur hapat e Xhonit nuk u ndjenë më, qetësia filloi të gërryente në paqen e shtirur të gjithësecilit. Tani e vërteta nuk mund të mbulohej.

Pas dy ditësh trokiti në portë Silvia me të birin për dore, të cilin e tërhiqte dhe e shtynte pa e vënë re veten. Një pjesë e fytyrës së saj kishte filluar të nxihej, ndërsa buza akoma e gjakosur kishte filluar të fryhej.

-Duhej të kishe treguar Lor! Do e kisha plasur pas hekurave me kohë.

Silvia iu afrua ngadalë dhe i hodhi duart mbi shpatulla dhe ia shtrëngoi lëkurën fort me gishtërinj. Një përqafim në të cilin i kërkonte falje por, Lori nuk kishte aspak mëri me të. Iu drodhën duart e ngathëta teksa e përqafonte të motrën dhe një lot iu ngatërrua përmes qafës së Silvias. Lori kurrë nuk kishte dashur që kjo gjë të mirrej vesh, prandaj qe mbyllur në një azil dule u shtirur si e çmendur. Gjithmonë kishte menduar që e vërteta do mundej të shkatërronte jetët e njerëzve që donte, pa kuptuar që heshtja i kish rrënuar më shumë.

-Tani që është pas hekurave  ndoshta nuk do ishte një ide e keqe të bëje denoncim Lor. Më mirë vonë se kurrë.

-Ka kaluar kaq kohë Silvia. Ndoshta as nuk do merret parasysh...prova jo e jo.

Ishte hera e parë që fliste për çka i kishte ndodhur. I dukej sikur dikush tjetër i kish pushtuar trupin teksa vetë udhëtonte në boshllëk. E ëma digjte lotët mbi çajnikun e mbushur me copëza limoni të prera shtrembër. Përveç perdes së tymit dhomën e kishte mbuluar heshtja.

-Bëje të paguajë Lor, ndryshe Xho do ta bëjë. Të paktën mos të humbasim edhe atë.

E ëma i kish treguar si Xhoni më shumë kishte kaluar netët në kërkim të personit që fshihej pas heshtjes së Lorit.Si kishte lënë pas çdo ëndërr të tijën e ishte shndërruar në një njeri, që s'mendonte asgjë tjetër përpos hakmarrjes. Si qante në heshtje në dyshemenë e dhomës së Lorit e më pas dilte furishëm për të takuar Migenën. Si kjo e fundit kishte qënë ura e vetme lidhëse mes të vërtetës dhe heshtjes, por një urë dërrase e lëkundshme.

-Do shkoj ta takoj pak më vonë Xho-në. E kam zhytyr thellë në baltë dhe besoj se asnjëherë nuk i kam kërkuar falje. Të marrësh dikë si të mirëqenë është njësoj si ta varrosësh dikë në shenjë të lumturisë. Ndërkohë më duhet të shkoj në kurs.

Vendosi përmbi xhaketën e zezë dhe lidhi një shall rreth qafës dhe u largua duke shmangur kontaktin me të ëmën. Dhimbja në fytyrën e saj ishte gjëja e fundit me të cilën donte të përballej. Ashtu e nxituar rrëzoi një djalosh me biçikletë përpara kompanisë dhe u largua brenda dyerve të ndritshme duke i ulëritur se i vjen keq...ulëriti fort sikur të donte që ta dëgjonte më shumë  po vetë Lori.

Në pasditen e ngrysur me retë e lodhura gri trokiti lehtë mbi derën e Xhonit dhe priti me ankth të shihte sytë e tij të zinj ta mbështillnin në përqafim. Sytë e tij gjithmonë këtë kishin bërë.

-Oh, Lor...nuk të prisja.

E ftoi brenda dhe priti që Lori të fliste, ndërkohë që shukte shishet e vodkas në koshin e vogël pranë kuzhinës.

-E çuditshme, apo jo Xhon? Rrugës për këtu kisha përgatitur një dreq fjalimi e tani që jam përballë teje më duket sikur asnjë fjalë nuk ka kuptim.

-Qëkur u dashkan përgatitur fjalime për të folur me mua Loradona?

-Që prej ditës kur fillova të të shkatërroja.

-Përse ke ardhur...për ta bërë veten të ndihet copë e çikë? Për ti dhënë ngjyra mjerimi jetës tënde? Tek e fundit ti gjithmonë këtë ke ditur të bësh më mirë.

-Ke pirë? - e pyeti me zërin që i dridhej. Ndonëse ishte e vërteta nuk priste ta dëgjonte aq ashpër prej tij.

-Po ti pse nuk e ke bërë Lor?

-Më vjen keq Xho! Nuk duhej të ishe dashuruar kurrë me mua. Me vjen kaq keq, që e lejova tërë këtë të ndodhë...

-Je kaq vetëshkatërruese e dashur...

-Më dëgjon dreqi e marrtë? Më vjen keq...

-Për ty Lor kisha shembur botën të mundja. Ti më mësove që nuk mundem, që jam i dobët...tani jam i mbushur me urrejtje.

Të dy po qanin si të marrë ulur kruspull mbi dysheme. Më shumë se e vërteta digjnin lotët e mundësive të djegura, e ëndërrave të shkrumbuara nën këmbët e tyre dhe gabimet që kishin lejuar ti mbysnin nën ujë, që nuk ekzistonte përtej mendjeve të tyre.

Lori u ngrit ngadalë dhe u shtri pranë Xhonit. I ledhatoi lehtshëm flokët dhe bëri të largohej.

-Mos shko! - ia shtrëngoi dorën dhe e tërhoqi  pranë vetes.

-Kam frikë se po qëndrova nuk do mundem të largohem më.

-Mos u largo, asnjëherë më!

Nën një qiell pa yje që çahet prej vetëtimave, përmes pikëzave të shiut që kërkojnë ngushëllim mbi xham të ftohtë, Lori prishi heshtjen me hapat e saj të rëndë.

-Ti nuk e di sa fort të dua Xho. Dreqin sa shumë...

Premtimet që bëhen në lamtumira, zgjasin një përjetësi e thyhen çdo ditë nga pak.

This took me a month se mpërto bëtha.
Pini uj dhe vini maskat rrugës...

Shtrëngatë Resh |✔|Where stories live. Discover now