Gjashtë

144 24 50
                                    

Para se ta lexoni dua tju them që përmban pjesë plus 16...po e lexut pa u prish hallall 😂 (mbani bllok sa keni koh)









Fund-qershori 2019

Ditët kishin filluar të nxeheshin, e dhoma e vogël e improvizuar e Nirvanës sikur i mbyste lulet që kishte vendosur në këmbët e raftit të tavolinës. Atë e kishte shndërruar në mbajtëse librash dhe e kishte  mbushur me të tillë për ti shkëmbyer me Elionin.
Një javë më parë Xhorxhia kishte përgjuar pas porte të qeshurat e Elionit kur psikologia i kish dhuruar një bllok me kapak të zi dhe një stilolaps të shndritshëm.
Lori kishte qënë ngjitur por kishte heshtur dhe sytë i kishte vendosur mbi shapkat e Xhorxhias.

-Sot kam një surprizë për ty Lor. Ti Mario mund të kthehesh në sallon. Merita dhe Xhorxhia po të presin atje për të marrë mjekimin tënd.

E përcolli Marion me sy dhe më pas nxitoi të rrëmbente dorën e Lorit të cilën e tërhoqi gjatë, derisa mbërritën në kopshtin e pasëm. Atje pas, Gloria kishte mbjellë disa trëndafilë të roztë plot aromë, të cilat i ujiste vjedhurazi çdo natë. Lori kishte rastisur ta shihte një natë teksa u fliste trëndafilave për një djalë të vogël që i shponte flluskën e ëndrrave kur terri zbarkon me yjet varur. Më pas varej çdo natë mbi parvaz të rrethuar në hekura e dëgjonte Glorian ti ledhatonte me përkujdesje.

Përveç trëndafilave që puthnin rrezet e diellit, mbi mur vareshin lulet e portokallta dhe nja dy peme pishe të vjetra me trung të rrudhur. Nën hijen e tyre Nirvana kishte vendosur një telajo  dhe disa penelë të rinj.

-Eja Lor. Mos ki frikë!"

Lorit i kishte pëlqyer gjithmonë të pikturonte. Para se të përfundonte në azil pati hapur një dyqan të vogël në zonën e ish-bllokut ku shiste pikturat e saj, apo portrete të bëra me porosi. Kishte qënë Xhoni ai që gjithmonë e shtynte të pikturonte, madje i pati gjetur edhe atë copë dyqani një muaj pasi i tha që e donte.
Që prej fund qershorit të 2017 ajo kishte portretizuar vetëm Xhonin, derisa piktura iu mbyll në një grua të paskrupullt që notonte e zhveshur në artin e saj.

-Këtë herë pikturo diçka ndryshe Lor. Pse nuk përpiqesh të lirosh gruan që të ka prangosur?

Lori gjithmonë e kishte nënvlerësuar punën e Nirvanës në heshtje. Ajo ishte gjithmonë e zhurmshme dhe shpesh herë tregonte padashur detaje të jetës së saj. Lori e dëgjonte me vëmendje sepse interesi i saj nuk i përngjante asaj të Xhorxhias.

I mbajti gjatë penelat në duar. Grisi pikturën e parë të porsa-nisur dhe një lot mërie i rrëshqiti nëpër bojërat e ngjitur në fytyrë.

-Çliroje veten Lori. Bëhu ajo që gjithmonë ke ëndërruar përpara se të mbyllësh sytë. Merr frymë thellë dhe më trego sa shumë do të të flasë piktura.

Në derën e hapur, Nirvana kishte vënë telefonin e saj duke luajtur muzikë. Për Lorin kishte shkarkuar nja dy dosje me muzikë valët e detit që ti krijohej përshtypja e një horizonti të pafundëm. Kishte vënë re rrathët e zinj nën sytë e saj, e kyçet e mavijosura. Teshat e pambukta i vareshin në trup e sytë i kishte gjithmonë në lotë.

Kur Xhorxhia ndërpreu seancën e terapisë për të cilën Nirvana paguhej shumë pak, piktura e Lorit kishte përfunduar. U largua prej kopshtit të pasëm duke ndjerë aromën e trëndafilave, ndjerë dashurinë e diellit dhe një sëmbim faji ndryshe në gjoks.

-Shihemi herës tjetër Lor. Këtë pikturën po e rrëmbej unë ndërkohë.

Ditën tjetër atë pikturë e vendosi në kornizë për ta varur në zyrën e saj. Kur i kishte treguar Lorit për të, duke i zgjatur telefonin të shihte sa mirë qëndronin pikturat, kishte ndjerë një tërheqje buzësh gati gati në buzëqeshje çlirimi të Lorit.

Korrik 2017

-Mbylli sytë dashuri. Mos bëj me hile.

Flokët e shkurtër rrëmbeheshin nga era e eger që shtyhej brenda xhamit të makinës. Bluza e bardhë, me krahë të hapur e të fryrë, e stilit të viteve '90 dukej sikur ndriçonte edhe më shumë hapësirën në makinën e vogël  Fiat.

-Mos bëj me hile Lor. Mbaji sytë mbyllur tani!

Duart e djersitura të Xhonit e bënin të vështirë mbajtjen e timonit. Shpesh herë i fshinte bulzat mbi pantallonat e zeza ndërsa buzëqeshja nuk iu shkep asnjëherë prej fytyre.

E lejoi të hapte sytë veç kur mbërritën në një rrugë të heshtur, pasi parkuan makinën. Xhoni nxitoi ti hapte derën e ti merrte dorën që i rrinte gjithnjë e ftohtë në të tijën. Kur i tha që mund ti hapte sytë nuk pati reagimin që priti.

-Ç'po bëjmë këtu Xho?

-Eja!

E tërhoqi brenda dhomëzëz boshe që ushëtonte zerin e tyre, e më pas në një tjetër dhomëz ku kishte shtrirë telajo, penela, ngjyra e bojëra.

-Është e jotja Lor. Mund ta kthesh në një studio të vogël e të shesësh artin tënd.

-Oh Xho, të dua!

Ishte hera e parë që i kishte thënë një djali që e donte.  E puthi gjatë, me duart të humbura në flokët e tij të zinj e zemrën që donte ti shpërthente gjoksin. Ishte aq e lumtur sa e lejoi veten ti rrëshkiste buzët në qafën e tij e ta puthte aty plot pasion. Duart i kishin humbur kontrollin e diçka rrëmonin nën bluzën e tij të zezë.

-Lor...je... e sigurtë?

Ishin zënë ngusht në një kolltuk në dhomëzën e pasme e pa frymë puthnin lëkurën  e njëri tjetrit.

-Veç më puth Xho!

Buzët e tij shtrënguan të sajat në puthje, në dhomëzën që vinte erë bojrash të athta e ëndërra plot jetë. Duart i përkëdhelën gjoksin e imët e më pas barkun e sheshtë, gjithmonë duke lënë ndonjë puthje më pas.
Kur u gjetën të zhveshur mbi njëri tjetrin sytë vendosën perde mjegulle e në afshe të ngrohta që çukisnin trupat e tyre Lori bëri dashuri me Xhonin.

Gjatë gjithë aktit Lori kishte rënkuar emrin e Xhonit me thonjtë shtrënguar mbi lëkurën e tij e ai nuk kishte duruar dot të mos prishej brenda saj. Kur frymëmarrjet rifilluan të rregulloheshin trupat e tyre ishin të ngjitur me frymë që miksohej.

E puthi Lorin lehtë në buzë e më pas në ballë duke i bëzitur sa shumë e donte atë vajzë e ajo dëgjonte me një buzëqeshje të marrosur duke i pohuar të njëjtën gjë.







Qyqa  maj nan, ça paskam shkru 💩

Tash un do pjes i kam gati dhe se di në bëj mir ti postoj rreshtazi so...

Shtrëngatë Resh |✔|Where stories live. Discover now