Shtatëmbëdhjetë

103 18 28
                                    

-Si ia kalove sot? Të mbyti ndopak me çaj Hitleri.- iu referua të ëmës së Lorit duke mbajtur në fytyrë akoma një të qeshur sa djallëzore aq edhe të pafajshme.

-Ehh, më kishte marrë malli për monotoninë e mëparshme.

Po ecnin duke mbajtur në duar një kon me akullore, pasi kishin përfunduar së ngrëni në një restorant luksoz, ku veshja e rëndomtë e Lorit nuk ishte mirëpritur nga vajzat me fustane të shkurtër të ngjitur pas trupi. Duart puthnin flladet e ftohta e gishtërinjtë kishin filluar të ngrinin, por në ato momente asgjë nuk kishte rëndsi, përveç faktit që kishin darkuar së bashku pas aq shumë kohësh.

-Të është skuqur hunda Rudolfëz.  Bëjmë mirë të shkojmë.

-Sa kohë kisha pa e dëgjuar këtë. - vendosi flokët e verdhë pas veshit dhe buzëqeshi sërish.

-Ngaqë kisha kohë pa ta parë hundën kështu, apo faqet e përskuqura nga turpi.

Ia mbështolli dorën me të tijën dhe më pas ja vendosi në xhepin e xhupit të tij. Ia prekte gishtërinjtë ngadalë, duke e parë në sytë e ndritshëm  pa lënë natën të fliste errësirë e ftohtësi.

Më pas u ulën të heshtur në një stol, druri i të cilës ishte njomur prej vesës, duke drejtuar sytë nga qielli. Dora e Lorit qëndronte akoma e mbështjellë prej dorës së Xho dhe si dukej nuk kishte ndërmend ta lëvizte që aty. Hera herës hiqte sytë nga hëna dhe vështronte atë teksa qëndronte i paqtë dhe mendonte sikur nuk ia kishte shkatërruar jetën.

-Dukesh më i dobët. Nuk je ushqyer fare andej jashtë?

Fytyra i ishte holluar dhe duart i ishin bërë më pak të rehatshme. Teksa lëvizte gishtërinjtë e hollë mbi lëkurë, arrinte të dallonte kockat. E shtrëngoi më fort dorën e tij e më pas mbështeti kokën në kraharor.

-Nuk kam patur shumë kohë për të gatuar, plus edhe streset e provimeve.- u justifikua si një adoleshent duke mbajtur shikimin shtrënguar mbi qiell, me frikën e zhbirimit të syve të saj. Po të vështronte përtej perdes së gënjeshtrës e vërteta mund ta prishte atë rikthim, kështuqë heshtën duke ngrohur trupat e njëri-tjetrit, kundër një ere të ftohtë dimri.

-Dukesh më mirë kështu. Kurrë s'më kanë pëlqyer dhjamicët.

Qeshën të dy duke rikujtuar zënkën e parë mes tyre kur ishin akoma miq. 'Dhjamic pa tru' e kishte quajtur Lori gjatë atij debati e më pas ishte larguar prej kafenesë por jo prej mendjes së Xhonit. Ajo kishte qënë shkëndija e zjarrit që më vonë shkërmoqi gjithçka.

-Bëjmë mirë të shkojmë Lor. Je zverdhur e tëra.

-Por unë nuk dua të shkoj në shtëpi edhe për pak... s'mund ti përballoj dot vështrimet plot faje të mamasë. E di Xho, ajo ka qënë një nënë shumë e mirë. Më vret kaq shumë fakti që tani zgjohet natën prej maktheve ku ndodhem unë.

-Epo, të shohim anën pozitive, jemi duke ngrënë akullore në të ftohtë, në 1 të natës...pra mendoj se mamaja jote është zhdëpur në çaj dhe po fle e qetë.

U mundua të ndërronte temë Xhoni. Ia vendosi dorën ne faqe dhe i fshiu lotët e më pas e përqafoi duke e shtrënguar fort.

-Pastaj Tirana mbetet po i njëjti mut. - shtoi më vonë dhe më pas e ftoi të ngrihej prej stolit.

-E di çfarë do ishte mirë pas akullores Xho? Një birrë pranë liqenit. Hë si thua?

-E di që po vdes të harxhosh kohë me mua, por është shumë ftohtë për tu bërë tapë pranë liqenit të fëlliqur, prandaj do të të çoj direkt e në shtëpi dritëz.

-Vetëm nëse më premton që nesër do më shoqërosh në kinema.

-Do shoh axhendën fillimisht Rudolfëz. - i shkeli syrin dhe e tërhoqi drejt makinës për të përfunduar një natë që nuk shuajti asnjë pikëz malli.

Qëndruan të heshtur nën tingujt e disa këngëve të qeta për të cilat Lori nuk ndjente empati. Madje volumi ishte i ngritur më shumë seç duhej, prej frikës se mos ndonjëri arrin t'ia kuptojë mendimet tjetrit. Kur arritën në shtëpi Xhoni nxitoi ti hapte derës Lorit e për një çast u përhumb në sytë e saj.

-Dreqin!

-Ç'ke djalë?

-Kam dashur ta bëj këtë gjatë gjithë mbrëmjes. A mundem të të puth?

Vetbesimi i zhvishej e shtrihej përtoke pranë Lorit, por atij nuk i interesonte për sa  kohë arrinte të shihte një buzëqeshje rrëzëllitse, që për të ishte gjithçka. Kur bota nën këmbë ishte aq e vogël e lëkundëse përse vallë të mbante mbi shpatulla barra aq të rënda?

Lori tundi kokën në shenjë pohimi, me një zemër që kishte filluar të ndjente sërish, e më pas ngjeshi buzët lehtë në ato të Xhonit. E puthi me përmallim duke fshirë çdo pengesë...ama vetëm për pak.
Pasi e përqafoi nxitoi të hapte derën e shtëpisë që ti shpëtonte të ftohtit, ndërkohë Xhoni qëndronte në makinë.

-Ç'ka ndodhur?

Silvia kishte vendosur kokën tek e ëma dhe ishte strukur pranë saj si foshnje. Kur u afrua pak më shumë dalloi buzën e çarë dhe një të nxirë mbi sy. Një lëmsh i mbeti në grykë e gjunjët iu dobësuan.

-Eja,ulu! Mos bëj zhurmë se është djali në gjumë!

Në sytë e të ëmës dalloi një zemërim që se kishte hasur më parë. Duart i kishte mbledhur grusht dhe i fshihte pas shpine ndërsa nervozizmi i kishte pushtuar këmbët që pëplaseshin në dysheme. Ndërsa vetë ishte e konfuzuar. Qëndronte pranë tyre e përhumbur duke ndjerë faje mbi supe.

-Sa kohë ka kjo?

-Nuk e kam parë asnjëherë në këtë gjendje. Ka pasur grindje të tjera me të shoqin por asnjëherë aq sa të rëndohen gjërat në këtë mënyrë. Shiko ç'i ka bërë!

Silvia u ngrit sikur asgjë nuk kish ndodhur dhe u zhduk pas derës, ku flinte i biri. Heshtja e saj tregonte që kjo nuk kishte qënë hera e parë e as nuk kishte për të qënë e fundit për sa kohë vendoste ta mbante gojën kyçur.

-Pse ke lejuar që të ndodhë kjo o ma?

-Silvia nuk më dëgjon. Thotë që tani është bërë me fëmijë dhe nuk do ta rrisi e vetme.

-Por nuk do ta rrisi e vetme sepse të ka ty...tani jam dhe unë këtu.

Salloni ishte kthyer në një shesh ulërimash. Fajin që ia kishte vënë vetes, tani Lori kërkonte t'ia lëshonte të ëmës. Lëmshi në grykë i ishte bërë aq i madh e kishte filluar të rëndonte më shumë se çmund të mbante.

-Pse ti kujton që nuk ja kam thënë? Më doli gjuha mbrapa me ju të dyja. Njëra më thotë që s'dal dot me Xhonin, tjera nuk e lë dot burrin abuzues prej fëmisë. Edhe sa kohë do ju zgjasi para se t'ju mbulojë dreqi? Dhe sa kohë do ju duhet të kuptoni që po veproni gabim?

E ëma u pendua për fjalët që tha dhe u fsheh më pas në dhomën e saj të gjumit duke rropatur sendet mbi dysheme. Diçka po fshihej në fjalët e thëna dhe nuk do duhej shumë kohë para se e vërteta të shtrihej nën këmbët e tyre, e ti përpinte njëherë e përgjithmonë.









Chapter surprajz
Thanks for reading this thing :)

Shtrëngatë Resh |✔|Where stories live. Discover now