Pesëmbëdhjetë

115 16 36
                                    

Të nesërmen u zgjua që në gjashtë. Rregulloi dhomën, sistemoi sallonin dhe priti të zgjohej e ëma që të mund ti përgatiste kafen e mëngjesit. Kishte ndezur kompjuterin të cilin e mbante mbi gjunjë dhe diç po kurdiste në të, kur e ëma u gjend  në dhomë.

-Pse je ngritur kaq herët?
Si dukej ishte tmerruar prej zhurmës së tastierës e kishte harruar që e bija ndodhej tashmë në shtëpi. I rrëshkiti një buzëqeshje lehtësimi kur hasi në sytë e errët te saj e më pas iu afrua ngadalë e rrëshqiti lehtë dorën në faqen e Lorit.
-Jam kaq e lumtur që je këtu bijë!

-Edhe unë. - gënjeu, madje edhe buzëqeshi për tu dukur më e besueshme.

-Çfarë ke dëshirë të bëjmë sot?

-Në fakt po kërkoj për ndonjë punë. Më vonë do kaloj nga Blloku për të parë gjendjen e dyqanit.

Dalloi një grimcë krenarie në fytyrën e të ëmës e aty kuptoi që po shkonte mirë. Fytyra e saj nuk zhgënjente asnjëherë.

-Ke vendosur ta hapësh sërish?

-Vetëm përkohësisht derisa të gjej një punë të plotë. Nuk mund të qëndroj në shtëpi e të pres që një jetë e re të më bjerë nga qielli, apo jo?

-E drejtë. Pse nuk merr Xhonin në telefon e ti kërkosh të të shoqërojë? Do ndihesha më e sigurtë nëse dikush të shoqëron.

Në fytyrë tanimë mbante një të zgërdhirë me një buzëqeshje që i shkonte shtrembër majtas. Ajo më mirë se çdokush e dinte sa fort e dashuronte Lori Xhonin, e ç'sakrifica kishte kaluar për ti parë një buzëqeshje në fytyrë. Donte shumë një fund të lumtur për të bijën, por harronte faktin që  Lori nuk ishte më njësoj.

-Mama, unë dhe Xhoni nuk kemi më punë së bashku. Unë nuk mundem dot t'ia bëj jetën ferr e as nuk mund të hiqem sikur nuk dua që ai të jetë i lumtur. E kam lënë të lirë e ia kam bërë të qartë që midis nesh nuk mund të ketë më asgjë. Ai e di këtë, prandaj edhe u largua herët dje.

Flladet mëngjesore depërtonin muret e përplaseshin ngado nëpër cepat e mprehtë bardhoshe. Bari jashtë ishte mbuluar me vesë të ngrirë ndërsa pemët mbështilleshin me degët thuajse të shklyera nga era. Kornizat e peisazheve gjatë dimrit dukeshin  të ftohta e tejet lodhëse. Ndjenja e vetme që të falnin ishte vetmia.

-Më vonë mund të shkoj edhe nga varrezat. Kam nevojë të shoh edhe babin.

Prej zërit të vakët u duk sikur po i kërkonte leje të ëmës. Në të vërtetë kur vinte puna tek i ati, ose nuk flitej fare ose fjalët dilnin gjysmake. Figura e tij atërore nuk kishte qënë asgjë më shumë veçse një gur varri e pllakosur në kujtimet e gjithsecilit.

-Je e sigurtë që mund ta ngasësh makinën?

-Po, shumë e sigurtë. - gënjeu sërish. Ia fshehu botës Lorin  e vërtetë e ç'frikëra vdiqën në errësirë.

Nuk harxhoi shumë kohë për tu bërë gati. Veshi një palë xhinse vintazh me bel të gjatë e përmbi shumë bluze të leshta. Vuri vetem shkëlqyes në buzë dhe asgjë më tepër. Akoma nuk ishte mësuar të ishte një gënjeshtare e zonja.

Mbërriti në atelie në mesditë. Kur hapi derën ndjeu akoma aromën e kanaçeve të bojërave që ishin shtrirë në cep të dhomës me kujdes. Rreshti i tablove qëndronte në të majtë të tyre, njëlloj siç i kishte lënë para se të largohej. Çdo ditë asaj i ishte dukur si një vit, por asgjë nuk kishte ndryshuar në gjërat që i kishte mbuluar me perde.

Para se të shtrihej në dysheme, vendosi një tablo përtokë dhe rrëmbeu disa nga bojërat. Kërkonte të nxirrte mllefin, që i shtrëngonte fytin pa dashur të qante. Nuk mund të vazhdonte të qante më. Tani ishte në shtëpi, e aty jashtë çdokush mund ta vriste aq e brishtë sa ishte. Tundi kokën në pakënaqësi kur pa ç'ngjyra mbante veshur mllefi i saj. Këtë herë gruaja e zhveshur qëndronte e kërrusur pranë një pragu porte, ndërsa në errësirën e dhomës dalloheshin shpatullat e gjëra të një mashkulli teksa po mbërthente xhaketën. E dinte mjaft mirë që nëse do ndalonte se pikturuari Xhonin, do të përfundonte duke portetizuar atë natë që i kishte shkatërruar gjithçka. Gruaja që gjithmonë e pikturonte të zhveshur, ishte vetë Lori edhe paçka se ajo gjithmonë ia mohonte vetes.

Qëndroi për një farë kohe duke vëzhguar tavanin, pa folur apo vëzhguar gjë tjetër. Po i pëlqente qetësia e zhurmshme e trafikut që shtrohej deri në mes të dhomës. Edhe njerëzit në rrugët e Tiranës ishin mjaft të zhurmshëm. Më pas mblodhi rrëmujën dhe u largua me makinë drejt varrezave të Tufinës. Kishte më shumë se 5 vite që nuk shkonte të shihte varrin e të atit. Ndonjëherë e merrte aq shumë malli për të dhe kur nostalgjia e malli e mbysnin, inatosej me të atin dhe refuzonte ta shihte.

Një tufë rrezesh i përkedhelnin fotografinë e qeshur të ngjitur në gurin e varrit. Lori qëndronte në këmbë duke vështruar qetësinë në fytyrën e tij. Iu kujtua koha kur Silvia kishte shkrepur foton. Ishin kohëra të gëzueshme, pa asnjë fatkeqësi zbritur në mes të dhomës. "Një familje e lumtur është bekimi më i pastër." Ishte shprehur e ëma pasi kishte parë fotot e diplomimit të Silvias.

-Më ka marrë malli!
Një lot i rrëshkiti dhe u shtri në pllakën e mermertë gjërazi. Edhe Lori u ul në gjunjë mbi to.
-Më ka marrë malli për kohën kur çdo përqafim i yti e bënte çdo dhimbje pa peshë. Tani më duket sikur bota kërkon të më vrasë, e flluska ku kam futur veten po ngushtohet.  Nuk marr dot frymë babi.

Një ditë muret që ke ngritur për tu mbështetur e fshehur prej botës, do të të shemben mbi krye e do të të zënë nën to.
Mos ki frikë të rrëmbehesh nga jeta. Veç erërat e formuara prej krahëve të ëngjëjve do munden të të shpëtojnë.

Babai i saj gjithmonë kishte ditur si ta ngushëllonte. Këshillat e tij ajo i kishte shkruar në një bllok ku mbante disa prej vizatime më të çmuara, si portrete të babait, Xhonit dhe mamasë e Silvias.
Sa herë i dukej sikur kishte mbetur nën rrënoja, lexonte fjalët e të atit teksa qëndronte pranë mermerit të ftohtë të asaj çka dikur ishte gjëja më e shtrenjtë në jetën e një vogëlusheje.

-Dreqin ç'kam bërë... si e kam lënë Xhonin jashtë mureve të mia? Prandaj më duket sikur jam mbytur e s'mbushem dot më me jetë. Erërat nuk gënjejnë kurrë. Më duhet të rrëmbej erërat e mia. Të bëhem një shtrëngatë.






O ellm zhgemi xp

Shtrëngatë Resh |✔|Donde viven las historias. Descúbrelo ahora