Pesë

182 26 66
                                    

Qershor 2019

Ishte e diela e pastrimit. Dhoma e Lorit ishte mbytur në letra të pahapura dhe telajo të gozhduara keq në muret e myshkura. Këto të fundit i tërhoqi fort, duke i grisur, më pas grumbulluar për të përfunduar në kosh, ndërsa letrat i palosi sipas datës të shkruara me të portokalltë e lule të vizatuar anash, dhe i mbylli në një kuti, të cilën e varrosi poshtë krevatit.
Ndërroi vetë çarcafët e bardhë, pastroi xhamin dhe ujiti dy vazot me lule që ka varur pas hekurave. Rreshtoi penelat dhe lapsat, e ngjyrat i vendosi me kujdes në kutitë përkatëse. Më pas pastroi banjon me sapunin me aromë frutash dhe u ul përdhe duke vështruar tavanin.

Nga dritarja, rrezet e ashpra të diellit, përplaseshin në murin matanë. I mbajti aty të gozhduara sytë për orë të tëra, për ditë me rradhë. Në azil ditët ishin të vrazhda e me aromë ilaçesh. Shumë buzëqeshje të frikshme ose fallco dhe një psikologe të pafuqishme që nuk dinte të bënte kurrgjë.

Një herë kishte qëndruar kruspull në dysheme së bashku me Lorin pa folur për një orë të plotë. E disa herë i kishte treguar për ndonjë libër psikologjik që kishte lexuar. Lorit i pëlqente kjo gjë, edhe pse të tillë libra nuk i dukeshin aspak zbavitës. Ishte e vetmja mënyrë që të mund të arratisej prej botës së saj që e përndjek edhe në piktura.

Kur dëgjonte Nirvanën ti shpjegonte e përhumbur ndonjë libër të rradhës mendonte gjithnjë për Xhonin. Letrat e tij i lexonte më rrallë, duke qarë më shumë.
Sapo ishte nisur jashtë shtetit për të filluar masterin. Ëndërrat e atij djali e kishin frikësuar gjithmonë. Ai fliste për to me një zë më të trashë, e ndonjëherë lëvizte edhe duart, gjë të cilën nuk e kishte zakon ta bënte herë të tjera.

Shumë herë mendonte se nëse Xhonit do i duhej të zgjidhte mes saj dhe ëndërrave të tij ai nuk do hezitonte ta linte, e të largohej me një valixhe plot shifra nën krahë. Kjo dilemë i ishte vërtitur për shumë kohë përballë syve të territ por e kishte strukur në përqafimet e tij aq të rehatshme.

-Loradona Ruda, është dita jote të paraqitesh në zyrën e psikologes.

Dërdëllitjet e saj i shkëputi Xhorxhia. I hoqi sytë nga tavani dhe u ngrit me përtesë. Rrëshqiti sytë shpejt në pasqyrën e banjos dhe me pas fshehu fytyrën nën flokë të cilat kishin filluar të zgjateshin. Futi duart nën mëngë të gjata të bluzës bezhë e tërhoqi shapkat përgjatë korridorit.

-Boll bëre atë zhurmë moj vajzë.

Që prej asaj dite, Lori i tërhiqte me kujdes shapkat dy masa më të mëdha, e bashkë me to edhe zërin e saj, për të varrosur të kaluarën. Ishte shndërruar në një fantazëm e kishte humbur aq shumë nga vetja brenda atyre gjashtë muajve. Kur bënte dush e fërkonte trupin fort e duart i vriteshin nëpër kocka.

Ishte Xhorxhia ajo që hapi derën pa trokitur dhe tërhoqi Loradonën brenda e u largua pa bëzitur.

Kur Nirvana i dha leje Marios të dilte nga zyra ndjeu sytë e tij ta zhvishnin. Mbi fytyrë mbante një të qeshur fitimtare të fshehur pas mjekrës. Loradona u mbështoll në vorbull të zezë e frikërat mbinë duar, që kërkonin ta rrëmbenin. E kaluara iu përplas në terr e me frymë të rënduar u mundua të zgjohej nga makthi.
Mario nëpërdhëmbi diçka e ajo do betohej se fjalët e tij e bënë të humbte ekuilibrin e të binte në dysheme pa ndjenja.

Kishte një muaj që humbte ndjenjat e binte si leckë e lagur në dysheme, por ngrihej menjëherë për të marrë frymë thellë e më pas bënte një sy gjumë. I vinte fajin keq-ushqyerjes. Nirvana gjithmonë e kishte këshilluar por kur vinte puna te ushqimi sikur trupin ia zotëronte dikush tjetër.

Kur u zgjua këtë herë, gjeti mbi kokë psikologen, që i fërkonte lehtë flokët. I kujtoi të ëmën që e merrte në përqafim sa herë trishtohej për ndonjë notë në shkollë a djalë që i kishte thyer besimin e tek tuk ndonjë akull zemre. Por duart e psikologes nuk ishin të ashpra, as gjykuese. Në duar sikur mbante të shtrirë trishtimin e një jete të tërë. Duart të holla e të gjata, që mbanin aromë pishe, e të ngjallnin ndjesinë ti vështroje pafund e më pas të vendosje faqen në të.

****

Qershor 2017

-Mos qaj ime bijë!

Dy duar të ashpra, me dashuri aq të pastër që veç shëronin plagë, udhëtonin ngadalë në flokët e shkurtër të Lorit. Në dhomën e bërë tym prej zjarrmisë së diellit, ndihej aroma e çajit të ziente. Dritaret sillnin fllade ere të harruar e shkundtte rrezet e forta të diellit nga perdet me motive limonësh që nëna i kishte qëndisur vetë.

-Po ja kalonim kaq mirë mama. Mendoja se ai ishte i duhuri për mua. Siç më pate thënë ti, kur e kupton e kupton. E unë e dija. Me të isha e qetë, më shumë vetëvetja se ç'mumd të isha.

-Lor mundohu të qetësohesh zemër. Pse nuk flet me djalin?

Duart që kishin filluar ti dridheshin i fshinin lotët. Ndjeu për një moment sikur ishte bërë shumë vapë dhe deshi të ngrihej të fikte zjarrin e të mbyllte dritaret për të mos lënë më erën e mxehtë të gërvishtnin perdet e qëndisura. Por nuk e bëri. Fshiu djerët me pëllëmbën e dorës dhe vazhdoi ti përkëdhelte flokët e të bijës.

-Ajo u shfaq nga askundi, mu afrua në banjo e më tha që Xhoni nuk më donte mua. Ishte thjesht për një bast mes shokësh dhe se ata vazhdonin të takoheshin. Më pas kur u afrua në tavolinë u hoq sikur nuk më kishte kërcënuar në banjo dhe përshëndeti duke përqafuar Xhonë. Jam e sigurtë që gjatë përqafimit i ka pëshpëritur diçka.

-Ki besim tek Xhoni zemër. Nëse do ishte vetëm një bast mes shokësh nuk do të ftonte kurrë nëpër darka, të të përqafonte aq gjatë apo puthte në ballë. Vajzat si puna e Migenës nuk dinë të dorëhiqen bijë. Unë nuk të kam rritur të vraposh kështu. Bijat e mia gjithmonë qëndrojnë kryelarta e nuk bien në kurthe të atilla. Jepi Lor, lëre Xhonin të hyjë brenda e të sqarohet.

Ia ngriti kokën ngadalë dhe lëvizi sërish gishtat rreth faqeve të saj të plota. E puthi në kokë e nxitoi të shuante zjarrin e çajnikut. Nën zë u betua që nuk do pinte më çaj në verë por ai premtim nuk i zgjati as edhe një ditë.

Poshtë këmbëve të Lorit shtrihej  hija e rëndë, sterr e zezë e Xhonit, e cila për një moment ndaloi e u duk sikur e përpiu të tërën. Mblodhi duart grusht e me çdo minutë që kishte kaluar kishte kuptuar sa gabim kishtr bërë kur kishte vrapuar prej restorantit dhe e kishte lënë Xhonin të shushatur, e më vonë të injoruar.

-Mos m'u largo më asnjëherë në atë mënyrë Lor!

-Është e vërtetë që je takuar me Migenën?

-Jemi takuar rastësisht një ditë në një ditëlindje të një miku të përbashkët por vetëm aq.

-Pse nuk ma ke thënë?

-Shiko Lor. Nësë një ditë nuk do jemi më bashkë do jetë prej ne të dyve, jo prej të tjerëve. Asgjë midis, përveç kësaj ndjenjës kaq të fortë Lor.

Kur Lori vrapoi ti strukej në krahë ai e përqafoi fort. Ishte krejtësisht i humbur pas saj e ushqente ndjenja të paprovuara më parë për të. E puthi në flokë pa e lëshuar prej përqafimi e për të parë herë i tha që e donte dhe se kishte frikë ta humbte.

-Jam i sigurtë që jot' ëmë po më pret me bisht fshese në krahë aty jashtë.

-Sa mirë e njeh.

Dielli u zbeh, aroma e çajit me limon u zhduk. Të qëndisurat e perdes humbën në perëndim të shuar. Era përplasej më egër në dritaren e mbyllur. Qielli humbi ngjyrat e në dhomë nuk mbeti më asgjë përveç premtimeve të heshtura e aromës së dashurisë pa kushte.






Flm ju dy sy që e lexoni...means a lot :)

Shtrëngatë Resh |✔|Donde viven las historias. Descúbrelo ahora