Gjashtëmbëdhjetë

105 16 32
                                    

Qëndronte përballë apartamentit të Xhonit, me kokën e mbështetur në timon, duke u munduar të shpikte ndonjë fjalim, nëse ndokush e pyeste pse ndodhej aty. Mbi të gjitha i nevojiteshin disa fjalë për të përshkruar ndjenjat e ndrydhura të këtyre viteve.

-Po sikur thjesht ti them që e dua? Ai më tha që veç kaq i mjaftonte, e unë nuk mundem dot ti shpjegoj sa fort e dua akoma në jetën time. Ç'mut jete po them edhe unë? Gjithçka timen e ka marrë lumi. Nuk mundem dot ta mbaj ngërthyer atë djalë. Dashuria ime e vakët nuk mund të jetë mjaftueshëm për dikë si ai...sidomos nga një si unë. Po shkoj më mirë.

Kur ndezi makinën për t'u larguar dëgjoi nja dy gishta të përplaseshin me xhamin duke e zgjuar nga mendimet. Ktheu kokën e frikësuar dhe u qetësua vetëm kur pa që pas xhamit me shëmbëlltyrën e saj, qëndronte Xhoni.

-Ç'kërkon këtu Lor?

-Mendova të të takoja... meqë ëëë...dola.
Uli xhamin dhe vështroi mbi fytyrën e Xhonit. Mjekra i dukej ndryshe, më e mbushur ndërsa sytë kishin marrë një hije trishtimi. Guxoi t'ia vinte fajin vetes.

-Dëshiron të vish brenda?

E ftoi dhe më pas eci duke i treguar se duhej ta ndiqte. E ajo e ndoqi ne heshtje teksa humbte nën hijen e tij.

-Do diçka për të pirë?

-Vetëm pak ujë.-i pëshpëriti dhe më pas u struk në një cep të kolltukut, duke vështruar boshllëkun e apartamentit të tij. Herën e fundit e mbante mend plot ngjyra e fotografi, ndërsa tani muret veç mbanin shtrënguar të bardhën e shëmtuar.

-Ç'e mirë të solli?- pyeti sërish Xho sikur të donte të dëgjonte vetëm që arsyeja ishte ai. Ndoshta bisedat e tyre ishin ndalur në një kohë që veç fluturon.

-Isha tek babi sot. Ti e di sa keq ndihem sa herë kthehem prej atij vendi. Sot ndodhi ndryshe. U ndjeva edhe më keq kur kuptova që kam lënë plot dy vite të më shkrihen. Kur të kam lënë ty të shkosh. E mbi të gjitha që ndihem e pafuqishme për të ndryshuar ndonjë nga këto.

-Po më thua që të ka marrë malli për mua.

Vendosi gotën e ujit në tavolinë dhe u ul pranë saj duke vështruar intensivisht fytyrën e saj.

-Nuk ka patur një ditë dreqi që s'të kam menduar.

Ndjeu ti lëvizte diçka në stomak dhe u frikësua. Rrufiti ujin me një gllënjkë dhe gotën e lëshoi sërish mbi tavolinë.

-Pse nuk më ke shkruar Lor? Ndihesha si një idiot i vërtetë teksa prisja. Ndihesha i pafuqishëm, tërësisht i thyer që nuk munda dot të bëj diçka më shumë.

-Nuk doja të të mbaja të lidhur pas meje. Ti ke një jetë të bukur përpara.

-Një jetë që dikur e përfytyroja me ty në krahë.

Dikur...por në të vërtetë kohërat i kishin ndryshuar rrjedhat e ngjarjeve e ndoshta dashurinë e kish zbehur pa kuptuar.

-Dua thjesht ta dish që të dua akoma Xho. Gjithmonë të kam dashur. Nuk pres që të lësh gjithçka pas e të kthehesh me mua. Thjesht tani që jam kthyer dua të vë disa gjëra në vijë.

Xho nuk foli. Vendosi fytyrën në duar dhe shtrëngoi dhëmbët që të mos ulërinte. Ndihej si i zënë në kurth në një lojë që nuk dinte ta luante.

-Epo, unë po shkoj tani. Nuk dua që mami të më telefonoje sërish...për të njëmijtën herë.- shpalli pas një copë qetësie dhe u drejtua për nga dalja.

-A mund të vi të të takoj nesër? Ndoshta edhe të dalim të shohim si ka ndryshuar Tirana gjatë këtyre viteve.

Zëri i vakët e bëri Lorin të ndalojë në prag të derës, pa kthyer shpatullat për të parë ç'pamje kishte marrë fytyra e Xhonit. Ky i fundit buzëqeshte duke menduar që po rifitonte gjënë që kishte dashur më fort, por që e kish humbur sepse nuk kish ditur si ta mbajë.

-Këmbënguli! - shtoi Xhoni më pas kur hasi në ngurrimin e Lorit.
-Në orën 8 do të jem përpara shtëpisë, bën mirë të jesh gati sepse nuk dua të shtirem edhe një tjetër herë sikur çaji me limon është i shijshëm.

-Në rregull.- mbylli derën duke mbajtur një buzëqeshje të vërtetë pas shumë kohësh.

E nesërmja e gjeti më të qetë, me një premtim tundës në xhep, për të rimarrë jetën e humbur. Butësisht si retë pa lënduar, por me një vrull shtrëngate.

Rrëmbeu disa rroba të thjeshta dhe u mbështoll në shall e më pas u ul duke pritur për Xhonin në kolltukun para televizorit. E ëma i llomotiste diçka për fjalë si e pamundur apo kurrë mos thuaj kurrë, në sfond si të qëndronte në fund të ndonjë tuneli. Po e gërryente fakti që Xho ishte me vonesë. Pasiguritë e kishin ngërthyer e nën rrobet e trasha po djersinte si derr.

-Ç'u bë me Lorin e vjetër? - i pëshpëriti vetes pak para se të ngrihej për të hapur derën.
Pas qëndronte Xho i veshur me një xhup të zi, duke shtrënguar një kaktus në duar.

-Shpresoj të të pëlqejnë akoma lulet në vazo! -qeshi djallëzisht teksa ia lëshoi vazon në duar. Sytë mbanin veshur një pikëz shkëlqimi ndërsa duart i dridheshin. Si dukej Lori nuk ishte e vetmja me disa pasiguri të lindura nëpër qoshet e errta.

-Përse nuk futesh brenda Xhon? Sapo kam zier çaj, apo nuk është edhe një i ftohtë tani apapapa. Thava.

Muret e asaj shtëpie ishin kërrusur prej lagështirës së avullit të çajit, ndërsa perdet e qëndisura me dorë vinin aromë limoni të athët. E ëma e Lorit qëndronte hundë-përpjetë në mes të shtëllungave të tymit të duhanit duke buzëqeshur e mbushur me shpresa të kota.

-Do doja të kishim kohë e të qëndronim për të provuar çajin tënd të mrekullueshëm, që vetëm dora jote e bën të tillë, por na duhet të shkojmë. Kemi bërë rezervimin e rruga do na marri ca kohë. -gënjeu duke fshehur të zgërdhirën. Më pas priti Lorin që të vendosë kaktusin në dritare (gjithmonë i kishte quajtur si kapëse ëndërrash) dhe i rrëmbeu dorën për tu larguar.

Flladet e ftohta rrëmbenin ngrohtësinë e frymave të tyre e i mbështillnin me përpjekjet e rifitimit të qelqeve të thyera për ti ribërë. Kërcitjet e hapave mbi asfalt të ngrirë, ngjasonin me pamundësitë e ngjitjes së jetëve të ndërprera në kohë kryeneçe.

Tik take qelqi...




Mezi po pres te maroje kjo historia e të zhdukem lol.

Shtrëngatë Resh |✔|Where stories live. Discover now