Katërmbëdhjetë

111 17 34
                                    

Covid-19 is killing me. Do mundohem te postoj sa me shpesh keto dit derisa te sherohem teresisht.

Lutuni per mua 🙏




-Na lër të të ndihmojmë vajzë!

Në sytë e Xhonit, përveç perdes së trishtimit dallohej shpresa e një të ardhmeje të qetë. Ndoshta gënjeshtra luksi për një vajzë që kishte fshirë plot dy vite të jetës së saj në një birucë ilaçesh. Tani realiteti nuk mund të vishej dot me shpresa, prandaj edhe sytë e Xhonit i shmangte.

-Jo nëse kjo nënkupton shkatërrim për ju Xho.

-Ti nuk e ke idenë në sa thërrime jemi shndërruar që prej atij dhjetori.

-Të paktën nuk ju mungon asnjë copëz. Nëse mundoheni të më ndihmoni, nëse vazhdoni të këmbëngulni atëherë mund të humbisni më shumë.

-I ke lexuar letrat? - kërkoi të thyente heshtjen më vonë Xho, i cili lëvizte pluhurin nga kapakët e librave dhe me pas fshinte gishtin mbi pantallonat e zeza. Në mendje kërkonte të bluante arsyet e dy viteve të heshtjes e një pritjeje të thatë. Një mendim idiot për dashuri të skaduar i depërtoi midis por nuk i kushtoi rëndësi, kështu që u zhduk shumë shpejt.

-Po. Disa...disa të tjera i lexova mbrëmë.

Tani Lori vështronte jashtë dritares, e cila kishte filluar të formonte një cohë mjegulle. Pemët i dukeshin të dehura dhe qielli me kutiza.

-Nuk u je përgjigjur...as-edhe-njërës.

-Të të thoja çfarë? Sa zhurmë më rrethonte kur mësova si të hesht? Sa zëra më flisnin kur flija gjumë? Apo mos ndoshta do të dish si qaja heshtur në dush pas çdo horizonti të gjakosur mbi lëkurë?

E pa në sy dhe u pendua menjëherë. Iu kujtuan kohë të shkuara kur zgjohej me sytë e fryrë dhe flokët e pakrehur pranë Xhonit. Sa lumturinë e kish lënë të rridhte nën hundë pa e shijuar tërësisht.

-Të më thoje se më do akoma! Apo nuk është e vërtetë?

Xhoni kishte mbërritur në shtëpinë e Lorit që në mbrëmje e pasi kishte pyetur në mund të shkonte ta takonte që në azil kishte hasur në kundërshtimin e mamasë së Lorit. Kishte gatuar ëmbëlsirën e preferuar të saj dhe më pas ishte ulur para televizorit pa vënë gjumë në sy duke pritur për këtë çast. Veçse në mendjen e tij do kishte më shumë përqafime.

-Nuk duhet të heshtësh Lor. Mjaftojnë veç dy fjalë. Gjithmonë më kanë mjaftuar, dreqin. Ndonjëherë bëhesh kaq egoiste kur e mbështjell veten në dhimbjen tënde...e si të hysh atje qëndron në flluskë pa u interesuar ç'ndodh me ne të tjerët. Thuaje Lor!

Nuk kishte të bënte me lojëra propotentësh. Të dy qëndronin të thyer me sytë e ngulur në dysheme pa frikën se do humbnin njëri tjetrin sepse tashmë ishte tepër vonë. Lori nuk ishte më e Xhonit, e ky i fundit mendonte se tërë letrat që i kishte nisur tani po i riktheheshin si avionë kartonash  për ta përndjekur.

-Më bëhet qejfi që ndodhesh në shtëpi! Kujdesu për veten!

Pasi shkoqi fjalët prej trishtimit që i galonte, udhëhoqi veten drejt derës pa përshëndetur më askënd. Hija e rëndë dukej përtej mjegullës së xhamit të cilën Lori e fshinte me dorë, për të parë më mirë si dukej shpirti i saj i thyer në pasqyrë.

-Pse u largua Xhoni? - e motra zgjati kokën brenda dhomës, ndërkohë filxhanët e çajit të nxehtë të limonit i dridheshin në duar. Flokët e kuq i frynte dhe i shpërndante baluket më shkujdesshëm mbi fytyrë.

-Kishte disa punë të tijat. Më tha që vinte për vizitë një ditë tjetër.

-Por ai ka që dje që po të pret ty. Si mund të largohet kështu?

-Unë po shtrihem të fle pak. Ndihem tepër e lodhur.

U kërrus në dyshekun e saj duke mos ndjerë aspak gëzim për nostalgjinë e shkrirë, në krahët e shtëpisë që më si përkiste. Mbuloi kokën me jorgan dhe dëgjoi me vëmendje gjërat që ndodhnin në sallon.

Në fillim ishin të qeshurat e ndonjë shakaje të thënë nga i shoqi i Silvias. Pak më vonë u dëgjuan kërcitjet e pirunjve mbi pjatat e porcelanit. Aroma e gjellërave kishte mbushur të tërë shtëpinë e veç ajo e bëri të buzëqeshë nën lotë. Pak më vonë, teksa po e kaplonte gjumi dëgjoi të ëmën të qante nën zë.
Mendoi për herët e shumta të lotëve që ishin derdhur për të...për ditët e harxhuara në zymtësi e agoni dhe në vargje mendimesh të lodhshme u dorëzua. Fjeti deri në mbrëmje, atëherë kur dera i trokiti lehtshëm.

-Bijë! U larguan të gjithë dhe është bërë natë tani. Pse nuk ngrihesh e të bësh një dush? Nuk mund të qëndrosh zgjuar tërë natën pastaj.

-U largua edhe Silvia me bufin?

-Ishte pak pa qejf djali. I shoqi këmbënguli që të shkojnë që të mos merremi edhe me të. Fjalët e tij këto.

Nuk i pëlqeu aspak që e ëma e trajtonte si të ishte e sëmurë. I vendoste krahun nën shpatulla sa herë ngrihej nga ku ishte ulur, i rrëshqiste dorën mbi ballë dhe e më e keqja e shoqëronte edhe në banjo dhe çdo gjysëm ore e pyeste në ishte mirë, apo në kishte nevojë diçka. Një përkujdesje e tillë ishte e tepruar. Tanimë ajo dinte si të kujdesej për veten. Nuk e zotëronte mjaftushëm mirë, por dinte dhe donte ta bënte vetë.

Kullufiti një pjatë supë të ringrohur duke u munduar të mos ti thotë të ëmës që po e trajton si bebe dhe më pas u ngrit të bënte një dush si rebele e vërtetë. E la të ëmën përballë televizorit të përhumbur në ndonjë emisioni investigativ, të cilat ajo i adhuronte prej kohësh. U kyç në banjo, ndezi ujin e nxehtë dhe filloi të monologonte në lidhje me Xhonin dhe largimin e tij. Më pas u pendua kur pa si i ishte skuqur lëkura e si prej hunde rridhte një gjak i kuq në të roztë.

-Ai djalë për besë nuk e meriton kaq vuajtje, por po... e meriton kaq vëmëndje.







Lot watti akoma maron mas dramave

Shtrëngatë Resh |✔|Where stories live. Discover now