Njëzet

90 17 15
                                    

Ishte kërrusur me krahët rrethuar trupit, në një cep të qelisë së komisariatit, duke u munduar të shmangte të ftohtin. Muret nuk  i ishin dukur ndonjëherë aq të ftohta sa ti përngjanin akullit dhe vajza që qëndronte pranë saj dukej sikur do villte nga momenti në moment.

-Hej, je mirë?- arriti të nxirrte fjalët përtej dhëmbëve kërcitës.

-Kam shumë frikë. Jo nga burgu, por nëse shpallem e pafajshme nesër në gjykatë. Do të më vrasin për atë zot.

-Pse...je këtu brenda? -Lori vendosi të ngrihej e të bënte ecejake në dhomëz për të mposhtur disi të ftohtin.

-Qëllova me armë padashur tim shoq. U përpoq të më vriste sepse...mendonte se e tradhëtoja me një djalë nga fshati matanë. Pata fat, por e di që nëse dal ose kur të dal edhe fati im do marrë fund.

Lori mbeti e shtangur. Ndali lëvizjet dhe e vështroi ashpër. Ajo qëndronte e alarmuar në një qoshe, ulur përtokë dhe në të nuk dalloi një njeri të penduar. As një njeri të tronditur pasi kishte humbur të shoqin. Në fytyrën e saj dalloi frikë egoiste e sytë e djallit. Për të parën herë Lori arriti të bënte ndarjen e njerëzve të dy grupe.

-Po ti pse je këtu? - e pyeti pas njëfarë kohe dhe më pas priti për përgjigje teksa mbante duart nën sqetull e fytyrën e verdhë gjykueshëm drejt Lorit.

-Vrasje.

Vajza në qoshe veç pohoi me kokë, pa dëshirë për të vazhduar më tej bisedën. Lori vazhdonte të hidhte hapa të lehtë, duke u dridhur mbi dyshemenë tërësisht gri. Qëndroi për dy ditë në paraburgim, në të njëjtën qeli, me një xhup të hollë veshur dhe ushqim të paktë. Asgjë nuk e vriste më fort se kujtimet.
Ditën e tretë heshtjen e theu një oficer policie.

-Loradona Ruda të bëhet gati! Do shkojmë në gjykatë.- shpalli krejt ftohtë një meso burrë me barkun e rënë përmbi pantallonave të errëta.

Në komisariat kishte pranuar se kishte qënë po Lori që e kishte vrarë Marion, e kishte mjaftuar gjysëm pohimi nga deklarata e Glorias për ta vënë pas hekurave. Në të vërtetë Lori as nuk e dinte mënyrën si ishte vrarë viktima, cila kishte qënë arma apo kush ishte vrasësi.

Kur zbriti nga furgoni i policisë arriti të shqojë të ëmën e rraskapitur e cila po e kërkonte me sy në mes të gullurdisë së sheshit. Të ëmës i rrodhën lotë lodhës kur e pa Lorin me duar të prangosura. Vrapoi drejt saj dhe në një moment i bërtiti me zë të çjerrët.

-Çfarë dreqin mendon se po bën Lor? Thirri mendjes!

-Zonjë bëni pas, ju lutem! - njëri nga policët u vendos mes tyre.

-Kam tri ditë që ha veten me dhëmbë Lor. E ke shkatërruar Xhonin gjithashtu. Mori në telefon fill mbas teje e më tha që i kishe parë në shtëpi bashkë me Migenën. Të ka parë teksa largoheshe gjithë vrull.

Njëri nga policët shtynte Anën ndërsa tjetri tërhiqte fort Lorin duke ia lënduar kyçet e prangosura.

-Ku e paska gjetur gjithë atë guxim ai djalë?

Sytë e Lorit kishin filluar të shihnin veç terr në një të vërtetë të njëanshme që peshonte qelqe zemrash. Të mund të dëgjonte një version tjetër të një të vërtete e ndoshta çdo dënim do vriste këdo më pak.

-Oh, për atë Zot Lor! Djali i botës la masterin duke u marrë me ty dhe personin që ti nuk do ta njollosësh. Për dy vite i'u është vënë pas atyre e ti shkatërron çdo gjë, sepse mendon se ti je personi i vetëm, që mund të kesh të drejtë në këtë histori? Rritu  e marrtë e mira vajzë, rritu!

-Ç'po thua? Ç'janë këto marrëzira ma?

-Migena ka ndihmuar Xhonin tërë këtë kohë. Pavarësisht gjithçkaje ajo është munduar të të ndihmojë.

-Zonjë largohu!

Gullurdia tashmë i shkonte Lorit në vesh si një gugëzhimë bletësh në fund të ndonjë tuneli ku mund të kishte varrosur veten pa e ditur. E ëma u shty tutje si fllad dhe qau në një qoshe me lotë rrëke. Lori e gjeti veten brenda dyerve të gjykatës, ulur në karriget e drunjta pas një dere të hapur që vinte aromë padrejtësie.

Pas saj qëndronte e ulur e ëma me sytë e skuqur nga e qara. Pranë saj e motra dhe në një cep Xhoni i vrazhdë. Këtë herë e kishte lënduar më shumë se ç'mund të përballonte. Pranë të motrës qëndronte edhe i shoqi. U drodh njëherë nën shikimin e tij dhe më pas qëndroi në këmbë duke pritur për urdhërat e gjykatëses.

-E pandehura Loradona Ruda, përballë meje ndodhet një dosje të cilën e kam shqyrtuar, ku thuhet se më datë 27 dhjetor 2019 keni vrarë viktimën Mario Elezi dhe jeni vetëshpallur fajtore. Ju keni refuzuar të pajtonit një avokat dhe shteti ua ka caktuar një të tillë në bazë të ligjeve të kushtetutës së Shqipërisë. Avokati juaj ka dorëzuar një tjetër dosje ku tregon se ju keni qënë nën efekt ilaçesh si një paciente e shtruar në azili dhe si e tillë ai kërkon lirimin tënd.

Loradona vetëm bënte sikur dëgjonte por në të vërtetë e kishte nisur veten ne të shkuarën dhe ishte burgosur aty. Kujtonte herët e shumta kur kishte vrapuar rreth shelgut pranë liqenit, të qeshurat që nuk vrisnin asnjë kujtim të hidhur  E kishte degdisur veten ne kohërat e fëmijërisë, aty ku e vetmja gjë që vret është e ardhmja.

-Nuk e kam vrarë unë.

Bërtiti dhe pa në fytyrën e gjykatëses një çehre më të zhdërvjelltë, thuajse një fytyrë lehtë e qeshur. Deshi të kthente kokën të shihtë të ëmën, por nuk e bëri. Vazhdoi ti kyçte sytë me buzëqeshjen e gjykatëses.

-Atëherë pse kam një deklaratë tuajën ku keni treguar pikërisht të kundërtën?

-Thjesht mendoja se kështu mund të lëndoja të tjerët...ia arrita në fakt por u lodha së lënduari veten më së shumti. Nuk e kam vrarë unë Marion, nuk e di as kush e ka vrarë në të vërtetë.

-Pse nuk i tregon gjykatëses ç'ke parë atë natë Loradona? - Nirvana qëndronte e strukur në një  karrige pranë derës me duart kryq rreth gjoksit duke u munduar të mos gjykonte gabimin e Lorit.

-Qetësi në sallë! - pavarësisht pamjes së saj miqësore, gjykatëses i pëlqente shumë të tregonte pushtetin duke valëvitur çekanin e shëmtuar.
-Ke gjë për të shtuar Znj. Ruda?

-Atë natë dyert në azil nuk ishin të kyçura. Dëgjova Glorian të dilte prej dhomës së saj, por nuk e pashë të dilte në oborr aty ku kujdeset për trëndafilat e tharë. Më pas dëgjova të bërtitura, si të qara kur kërkon për shpëtim dhe askush nuk do të të dëgjojë. Mendova menjëherë se mos Mario kërkon të përfitojë prej Glorias, Mario i tillë ka qënë gjithmonë. Vrapova drejt daljes në oborr dhe aty gjeta Glorian me duar plot gjak dhe dy infermieret teksa tërhiqnin trupin e  Marios dhe mundoheshin ta sillnin në jetë. Njëra prej tyre më tha të mbyllesha në dhomë dhe atë bëra.

Qëndruan në gjykatë për një orë dhe në fund Lorit iu hoqën prangat për ta gjykuar të lirë pavarësisht dy deklaratave të rreme. Gjykatësja i kërkoi të mos largohej nga vendi dhe të paraqitej në gjyqet e ardhshme si dëshmitare.
Të qëndruarit në azil për dy vite më në fund i kishte shërbyer për diçka.

Gjatë daljes, kur gjeti kohë të përqafonte e penduar të ëmën, dëgjoi nën zë Robertin ti thoshte të mbyllte gojën. Një çast më vonë ngriti sytë plot frikë dhe hasi Xhonin. Ai e kishte vënë re gjestin e Robertit. Dyshimet e tij më në fund ishin zbardhur. Iu lut me sy Xhonit të mos bënte asgjë të gabuar, por ishte tepër vonë. Sytë e tij ishin shndërruar e përmbi kishte marrë një hije hakmarrjeje.

Tashmë gjithçka do të ndryshonte tërësisht e sado e vrazhdë e plot baltë të shëmtuar, Lori ndihej e qetë. Barra e saj kishte rënë përtokë edhe pse gropa e saj do ti përpinte të gjithë.








Po qysh ini bre? Ç'thot karantina? Moodin si e keni? Pjesa sa suckish ishte?

Puq and pis xp

Shtrëngatë Resh |✔|Where stories live. Discover now