Trembëdhjetë

105 18 38
                                    

Rruga gjatë pavionit drejt shtëpisë ishte thuajse e heshtur. Nën tingujt e radios, Lori përhumbej duke vëzhguar rrugët të cilat i cilësonte si të vdekura. Disa prej tyre iu kujtuan ndër ëndërra që e zgjonin kur sapo kishte mbërritur. Nostalgjia për aromën e qytetit e kishte shoqëruar derimë tani. Fshiu avullin e krijuar mbi xhamin e dritares me pëllëmbën e dorës dhe nguli sërish sytë në pemët e pakta tërësisht të zhveshura, të cilat qëndronin kokëulur pranë ndërtesave të vjetëruara të cilat kryetari i bashkisë kishte dhënë leje për ti mbuluar me grafite.

-Xhoni është këtu. Mbërriti dje ndërsa sot këmbënguli që të të priste në shtëpi.- foli me gjysëm zëri e ëma teksa mbante duart në timon.

Lori mori frymë thellë dhe injoroi fryrjen e kraharorin që refuzonte të mbushej me ajër. Kërkoi të mendonte për Glorian të cilën e kishte dëgjuar duke qarë ndërkohë që mamaja i llomotiste sa ishte rritur nipi i saj (Djali i motrës Lorit se po mbani komente të tipit "djali i lorit" se ju shklyva.) Kishte dashur shumë ta përqafonte Glorian një të fundit herë para se të kalonte oborrin e azilit, ti pëshpëriste se gjithçka do bëhej mirë ndonëse shpresa ishte gënjeshtra më e madhe.

-Më vjen keq për atë djalë. E kam shkatërruar e ai akoma kthehet tek unë. -u rrëfye padashur. Më pas u struk në sediljen e pasme dhe nuk pipëtiu.

-Ai të do moj vajzë. Pse nuk e mbledh mendjen edhe ti e të qëndrosh e qetë pastaj.

Lorit iu duk sikur zëri i të ëmës kishte ndryshuar. Ishte bërë më i zhurmshëm dhe plot grimca gëzimi. Ky zë e bezdiste heshtjen e Lorit. E bënte të tashmen të shkërmoqej e të shkuarën tëpër të pranishme.

-Se nuk mundem dot ta shkatërroj edhe më shumë dikë për të cilin do jepja edhe jetën. Xhoni duhet të më qëndrojë larg. 

Ngriti volumin e një kënge të vjetër shqiptare dhe u hoq sikur nuk e kishte më mendjen. Duart që i dridheshin i fshehu nën xhupin e madh të kuq dhe për njëzet minuta nuk i ngriti sytë nga gjunjtë.

-Mbërritëm Lor. I marr unë gjërat e tua, mos u shqetëso.

Priti jashtë, ngjitur me derën e makinës duke ndjekur lëvizjet e të ëmës. Në fillim një mallkim teksa shtrëngonte dorezën e bagazhit më pas një nënqeshje të kotë fitimtare e në fund duart e zbehta të lidhura fort me mbajtësen e valixhes.

-Zemra e motrës sa më kishte marrë malli.-ndjeu krahët e të motrës në belin e saj. Aty e kuptoi sa pak kishte ngrënë ato dy vite e sa kohë i ishte valëvitur nën hundë. Flokët e kuq të së motrës iu dukën sikur i kishin nxjerrë në pah faqet e mëdhaja e sytë e bukur të zinj.
-Kam patur frikë se kjo ditë nuk do vinte kurrë Lor.

Kur e shtrëngoi të motrën ndjeu piklat e lotëve të ngrohtë ti rrëshkisnin në lëkurë. Një strumbull i madh ndjenjash i nxehën gjakun dhe për një moment deshi të qante e të mallkonte veten, për të tërë vuajtjet që u kishte falur njerëzve të paktë që i kishin mbetur.

Më pas dëgjoi disa hapa të cilat i sollën kujtime të hershme të mbuluara në kristale lumturie. Kur ngriti kokën e gjeti Xhonin të mbështetur në pragun e derës. Silueta e tij nuk i përkonte më imazhit të lënë në kujtime, thuajse gjysëm-harrëse. Hija që lëshohej përkrah tij ishte më e hollë dhe e kërrusur. Eci ngadalë pranë tij derisa iu desh të ndalonte pranë këmbëve, përballë Xhonit të saj.

-Nuk duhej të kishe ardhur Xho. Të shkuarën nuk e marrim më zvarrë, apo jo? Patëm thënë që do të jetonim një të tashme pa të ardhme. Patëm rënë dakord që gjithçka nuk ishim, ta varrosnim nën ngricën e atij dhjetori...

-Akoma nuk di të përshëndesësh siç duhet.- e rroki në krahë dhe e shtrëngoi me duart që i dridheshin. Lotët lëkundeshin në qepalla, por asnjë trishtim nuk mundi të zinte vend.
-Ke mbetur po aq e vogël Lor.

Nuk e kishte harruar aspak aromën e Xhonit, ashpërsinë e flokëve pakëz të gjatë dhe frymëmarrjet e ngadalta kur strukej në krahët e tij. Në përqafim e ndalte kohën, e çdo përpëlitje ëndërrash ringjallej ngadalë. Gjithçka në të dukej aq e bukur dhe e thjeshtë.

-Je dobësuar shumë Xho.- ngriti duart akull dhe ia lëshoi mbi qafë. Nuk deshi ta shtrëngonte aq sa për ti vënë zinxhirë, por deshi të tregonte në një mënyrë fjalët e pathëna të mallit. Gishtërinjtë i humbën në flokët e kaftë dhe çdo frymëmarrje që i derdhej në lëkurë ishte si një trokitje realiteti. Një e tashme e frikshme e mbështjellë në grykë, por jo për shumë kohë.

Pas njëfarë kohe e gjeti veten në grumbullin e njerëzve që cilësoheshin si familja e saj, por e ndjente veten tërësisht të huaj. Shihte lumturinë e të motrës tek ecte dhe luante me lidhëset e këpucëve të Xhonit,dhe ndiente një gur të rëndë faji ti peshonte. Sytë e Xhonit e digjnin dhe pavarësisht dëshirës për ta parë, varroste shikimin në nipin e saj.

-Forca Silvia na sill çajin bijë!

Lori përfitoi nga rasti dhe u ngrit për të kërkuar dhomën e saj, vetëm që të fshihej nga një grup njerëzish që ishin aty për të.
Kur shkyçi derën mori frymë thellë dhe lëshoi sytë në murin e mbushur plot piktura, shumica portrete të Xhonit. Librat ishin vendosur kujdesshëm sipas autorëve të preferuar dhe mbi to një shtresë gri pluhuri ishte shtrirë në gjumë. Rrezet mëngjesore lëshoheshin ëmbël mbi mbulesën me lule të krevatit, në të cilën u lëshua rëndshëm.

-Dy vite dreqi dhe asgjë nuk ka dalë nga jeta ime, përveç meje.

-Mendova se jot ëmë do i kishte shkulur disa nga portetet e mia e do i kishte shukur në kosh të mbeturinave.-ktheu kokën dhe pa sërish Xhonin të mbështetur në derën e drunjtë.

-Ndoshta ka përtuar ti heqë. Duhej ti kishe zbritur ti, ndoshta!

-Të të lija pa parë surratin tim ditën e parë kur të ktheheshe në shtëpi moj vajzë? Oh, jo.
U shtri edhe ai pranë saj, me sytë në blunë e tavanit dhe diellin, që i përqafonte në ngrohtësi të zbehtë.

-Në shtëpi? Nuk ndihem më si në shtëpi Xho. Të gjithë dukeni kaq ndryshe, flisni ndryshe, madje edhe buzëqesheni ndryshe. Më duket sikur nuk ju njoh më, ose më keq, sikur ju kam harruar.

-Edhe ti ke ndryshuar Lor. Nuk buzëqesh më, nuk dërgon më letra e mbi të gjitha kërkon të na largosh për të mos na lënduar dhe përfundon duke na vrarë.

-Më duhet ta bëj Xho.
Sytë e tyre po flisnin me njëri tjetrin ndjenja të pathëna të cilat supozoheshin të kishin vdekur.

-Na lër të të ndihmojmë vajzë!







Boronic here you go :)

Shtrëngatë Resh |✔|Where stories live. Discover now