Nëntë

173 21 47
                                    

Fillim-nëntori 2019

Heshtja pllakosëse, shtrëngonte shëmtuar në përqafime të ftohta lëvizjet e pakta brenda azilit. Ditët gjakosnin deri në mbrëmjen e reve gri të shiut, ndërsa banorët shtynin kohën në humnerë. Trëndafilat ishin bërë njësh njësh me tokën e bari zhdukur nën dhè. Pemët me degë që rrihnin dritaret, ishin rrjepur nga erërat e forta. Çdo gjë dukej me e egër në vjeshtë, më bosh, më trishtueshëm.

-Si ndihesh sot Loradona?

Mbi bllokun me kapak të zi, dalloheshin disa figurina të pullosura të Winx. Drita e vakët xixëllonte personazhet. Nirvana mbante shtrënguar një laps në duar,e rrotullonte midis gishtërinjve dhe më pas e lëshonte shkujdesshëm mbi tryezë.

-Ke fëmijë?

-Një vajzë tri vjeçe. E di Lor, ke një zë shumë të ëmbël. Nuk duhet ta kursesh, asnjëherë!

Lori u ngrit dhe eci pranë dritares. Hodhi vështrimim përtej saj mbi qiellin gri dhe buzëqeshi në asgjë. Tani që kishte vendosur të thyente heshtjen, buzëqeshte pavetëdije hera herës, duart nuk i rrinin më akull e në lëkurën e zbehtë ishin shënuar nja dy pika të kuqe.

-Shumë shpejt do më duhet të dal që këtej. Si të rikthehem në ferr Nirvana? Nuk kam atë forcë.

-Ferrin po e mban përbrenda Lor. E ke bërë që kur ke shkelur këtu. Ndoshta është koha të lirohesh prej tij. Një fillim i ri nuk vret asnjëherë askënd.

-Kam frikë! Më tmerron fakti i një fillimi të ri në diçka aq të vjetër e në të njëjtën kohë akoma therëse. Si supozohet t'ia dal në atë gullurdi?

Zhyti fytyrën në duar e fërkoi sytë. Më pas ra rëndshëm mbi karrige duke shfryrë një mllef të trishtë që mbante nën lëkurë. Ora shënonte tik taket e saj, udhë zhytëse që premton baltë e dhimbje. Jeta rrëshqiste ndër duar e përplasej gjithmonë në batak për tu ringritur sërish. Ritual gjaku për ndjenja.

Pasi doli nga zyra e modifikuar, hasi në Glorian që vraponte me një bidon uji në dorë. Flokët i kishin rënë mbi fytyrë e hapat i hidhte rëndshëm ngado. Nxitimi e tërhiqte në marrëzi të merakosur.

-Erdha! Duroni të dashur!

-Çfarë ke Gloria?

-U thanë...të gjitha vdiqën...

Lori ndoqi nxitimin e saj dhe së bashku përfunduan në kopshtin e pasëm. Disa nga pikturat e Lorit akoma endeshin vdekur nëpër degë me pikturat e zbehta.

-Ja, shikoji! Çdo gjë që unë prek vdes. Është diçka brenda meje që nuk shkon. Më duhet ta heq. Të shpëtoj prej saj.

Qëndronte në këmbë pranë trëndafilave dhe i shënjonte me gishtërinj.

-Oh, Gloria! Nuk ka asgjë që nuk shkon me ty. Është shumë ftohtë për trëndafilat që të mbijetojnë. Kur të vijë i ngrohti i pranverës do të ringjallen sërish.

E mori në përqafim hutues dhe i përkëdheli lehtë kokën. Gloria e kishte humbur fijen me realitetin. Sytë e përskuqur kullonin lotë teksa ishin thithur nga diçka. Arsyetimi bëhej në monolog me zë të heshtur. Gloria ishte përhumbur tashmë në marrëzi.

-Gloria nuk është faji yt! As për aksidentin as për trëndafilat. Shpresoj që një ditë ta kuptosh këtë e të rikthehesh tek fëmijët e tu. Jam e sigurtë që do i ketë marrë malli për ty.

Kur hynë ngadalë brenda, gjetën pas dere Marion i cili shikonte vëngër e diçka mendonte teksa bënte si i hutuar. Loradona e kishte zët atë person dhe gjithmonë e kishte parë me një sy vëzhgues. Një gjykim që një ditë do mund ti shpëtonte jetën dikujt.

Fillim-nëntori 2017

-Pse nuk më përgjigjesh Lor?

Rotullonte telefonin në dorë e me lëvizje ritmike tundte këmbën në nervozizëm. Lori kishte shmangur mesazhet dhe thirrjet e tij për dy ditë të plota.
I xhindosur troket gjysëm ore në shtëpinë e Lorit dhe tek porta përgjigjet e ëma.

-Lori nuk është në shtëpi Xhon. Ka dalë me shoqet e saja.

Zakonisht e ftonte për të pirë çaj limoni të sapobërë, dhe i fliste për ndonjë libër që kishte lexuar, por këtë herë e mbylli derën me një fytyrë të zbehtë pa i thënë asgjë.
Xhoni këmbëngulës e telefonoi sërish Lorin e cila refuzonte ti përgjigjej e më vonë u zvarrit pranë dritares së saj dhe filloi ta grushtonte me duar.

-Lor e di që je aty. Bën mirë ta hapësh këtë derë të mallkuar e të më thuash si qëndron puna!

Pasi ulëriti mirë për pesë minuta, dëgjoi kërcitjet e derës. E vëzhgonte siluetën frikshëm nga ku ishte ulur dhe nuk nxorri zë.

-Çfarë kërkon këtu Xhon?

Fytyra e saj e zbehtë mbulohej nga flokët e lyer me blu. Sytë i mbante përdhe e zëri i  dukej i rrëmbyer.

-Ke qarë?

-Jo! Pse erdhe?

-Me ç'guxim më thua pse erdha Lor? Nuk më je përgjigjur për dy ditë, më je shmangur, ke lyer flokët me një ngjyrë që e urren dhe tani që dënjove të më hapje derën të gjej nën lotë. Ç'dreqin Lor?

-A nuk duhet të jesh duke bërë valixhet e tua gati?

Pasi u ngrit ngjiti hapat me të Lorit, e cila shmangte shikimin e tij flakërues. Të krisurat po fillonin të lëshonin thërrmija për tu shkelur e mbyllur. Të krisurat po bëheshin gati për plagë.

-Mendova se do ishe e lumtur për mua. Pastaj unë do vij sërish Lor. Nuk dua që asgjë mes nesh të dëmtohet.

-E folëm njëherë. Unë nuk bëhem barrë e ëndërrave të tua Xho. Të uroj fat!

-Vetëm kaq ke për të thënë Lor? Vetëm kaq dreqin?

-Nuk kemi çfarë themi më.

-Po heq dorë nga ne sepse ke frikë nga largësia? Sa veprim i ulët Lor.

Tani duart rrotulloheshin në ajër e lotët ngatërroheshin me kokrrizat e pluhurit.
E ëma dhe motra e Lorit përgjonin nga dritarja duke ngrënë thonjtë nga padurimi.

-Po heq dorë nga ne, sepse të dua kaq shumë sa nuk mundem dot të të thyej ëndërrat.

-Ti je ëndërra ime më e madhe Lor.

Kur Xhoni bëri para për ta marrë Lorin në përqafim ajo bëri pas. Fshiu lotët me mëngët e bluzës dhe e pa drejt në sy, me një shikim të thyer.

-Të priftë e mbara në udhën tënde Xhon!
Lamtumirë!

Rendi  brenda dhe u struk nën batanije, duke qarë me lot të heshtur. Xhoni mblodhi copëzat e thyera të unit dhe u largua duke pëshpëritur një lamtumirë që nuk ishte e tillë. Një lamtumirë që mund të evitohej, e ndoshta ai fund do ishte fillimi i diçkaje më të madhe.

Kur lotët i penguan shikimin, parkoi në një cep të rrugës dhe nisi të ulërinte si i marrë. Duart e nxehta godisnin papushim timonin e boria binte në tinguj të çrregullt.
Kur mbërriti në shtëpi, nxorri rrobat e tij nga rafti dhe i shuki brenda në valixhe.

-Nëse do që unë të iki Lor, iki! Por, këtë herë nuk ka më kthim pas.

I dha lamtumirën të ëmës me një telefonatë  para se të ngjitej në avion dhe më pas me lotët e tharë në qoshet e syve, tërhoqi zvarrë kujtimet dhe u largua...për tu rikthyer sërish. Në një kthim që do shkatërronte më tepër se largimi e ëndërrat e thyera.



Thanks for reading :)

Shtrëngatë Resh |✔|Where stories live. Discover now