Njëmbëdhjetë

138 18 39
                                    

-Të hënën largohem që këtu Nirvana. Kam një ndjesi të keqe, e stomaku këto ditë më djeg fort.

-Pasi të dalësh nga këtu, ti e di ku të më gjesh Lor. Dhe mos guxo të bësh ndonjë budallallëk.

Fryma i përplasej në xham e krijonte mjegull perde për botën e përtejme. Era hungërinte e luante me një gjethe të kaftë që i kishte shpëtuar zemërimit të dimrit. Duart e ftohta fshiheshin pas bluzës me mëngë të gjata dhe qëndronin të ngrirë si shkopinj.

-Nëse do, unë mund të hartoj një raport tejet të bukur e ta qëndis me fjalë të mëdha për të të siguruar disa muaj të tjerë këtu. Mjafton të ma kërkosh.

-Ç'kuptim ka tek e fundit? Sërish do më duhet të përballem me atë që braktisa.

-Ti nuk e di kush e ka vrarë Marion, apo jo Lor? -e pyeti rrufeshëm Nirvana duke thyer heshtjen teksa mbante sytë e gozhduar në shpatullat e saj plot kocka.

-Jo. Unë nuk di gjë.

Loradona kur gënjente i vishte fytyrës një të qeshur djallëzore si ngërdheshje fantazmash. Vështronte pasqyrimin përmes mjegullnajës dhe ndjente gjoksin ti therte edhe më shumë. Të tilla gënjeshtra e bënin ti kthehej vetes me qortesë derisa ta bënte veten të dukej si një person i keq.

Azili që pas vdekjes së Marios kishte marrë hijen e një humbëtire. E tëra e qetë por me një fund të errët e të pistë. Çdokush mundohej të mos binte në atë batak edhe pse tashmë të gjithë ishin të ngjyer me baltë.
Mbrëmjet në azil kalonin me të qeshura të lehta e shpesh herë të zhytura në qetësi. Gloria nuk dilte më prej dhomës së saj. Trëndafilat e vyshkur lotët i mbanin veshur prej ngricës, ndërsa çarçafët plot të vjella kishin mbushur me kundërrinë të tërë dhomën. Shpesh herë aroma e pakëndshme përqafonte edhe korridorin. Kristi qante me zë të çjerrë për të vjellat me gjak që kishte lëshuar Gloria kur kalonte nëpër korridor  dhe nuk pranonte më të luante muzikën e tij. Të qarat shponin xhamat e azilit dhe shkundnin ëndërrat e pacientëve.

Kur doli prej dhomës së psikologes u sigurua që copa e letrës me numrin e saj të mbetej në duar, kontrolloi me sy raftin e librave për të gjetur një deng me libra filozofikë, shumicën të palexuar, e më pas kyçi derën fort duke u trembur prej klikut të saj.

Në fund të korridorit dallohej silueta e trashë e Xhorxhias e cila vendoste gjithnjë duart në mes kur kishte ndonjë fjalim për të shpërthyer. Flokët e ashpra mbi sup dhe vetullat e hequra keq e bënin të dukej edhe më e egër.

-Më datë gjashtë do të vijë jot' ëmë për të të nxjerrë nga këtu. Duhet të bësh kujdes, policia gjithsesi nuk do të ti shqesë sytë. Tani që je më mirë, duhet të bëhesh më e kujdesshme!

Po të mos ishte për fjalët e saj, Lori kurrë nuk do qëndronte me sy të zgurdulluar prej habisë duke vështruar derën e drunjtë të dhomës duke parë maratonën e atyre dy viteve të rrëshqiste në mendje. Ishte e vërtetë që ishte më mirë se natën e dhjetorit kur i theu zemrën të vetmit person që kishte dashur, që kishte gjetur rehati në një qetësi të frikshme dhe që mendimi i një bote të jashtme e frikësonte deri në palcë.

-A jam gati të dal që këtu? ...Nuk ka rëndësi, që do dal tanimë është një fakt i kryer. Vallë Xho do jetë aty të më presë? Oh, sa e marrë jam. Ai tani do më ketë harruar.

E kaploi një gjumë i rëndë dhe e degdisi në ëndërra të errëta, të cilat e miksojnë realitetin me botë të ndërtuar prej flluskave të sapunit. Ëndërra që të bëjnë ta duash fort qetësinë e zhurmës pasi largohen.
Kur u zgjua e gjeti veten të mbuluar në djersë, me flokët e ngjitur në fytyrë dhe disa lotë të mbetur akoma në faqe.

Përtej xhamit të ngrirë, kaktuset ndriçoheshin prej dritave shumëngjyrëshe që godisnin qiellin. Kishte qënë zhurma e tyre që e kishin nxjerrë Lorin nga kllapia e  maktheve për ti kujtuar një tjetër ndërrim viti të ftohtë.

Duke qënë se atë natë dyert nuk ishin kyçur, veshi një xhup të lehtë ngjyrë blu dhe eci ngadalë drejt sallonit ku dëgjoheshin të qeshura. Pasi mbërriti hodhi një sy në mos shihte ndokund Glorian dhe kur e hasi të zhytur në kolltuk, improvizoi një buzëqeshje të ngrohtë dhe u drejtua tek ajo.

-Si ndihesh Gloria?

-Sikur bota po mbahet në supet e mia dhe është e gatshme të rrëshqasë me një të kërcitur të gishtërinjve.

Qëndruan të dyja në heshtje pa folur më asnjë fjalë. Lanë natën ti veshë iluzionistat me shpresë ndryshimi, teksa të qeshurat e herezisë vishnin muret e atij azili qesharak.
I përkëdhelte flokët e kuq Glorias dhe vetë vështronte tymin që kishin lënë pas fishekzjarret e 2020.

-Kaq shumë zhurmë për asgjë...-Kristi vazhdonte akoma të protestonte edhe pas një ore ndërsa Elioni ishte përthithur nga fletët e bllokut në të cilin shkruante.

-Hej El! Përse nuk na lexon diçka nga shkrimet e tu përpara se të shkojmë në shtrat.

Merita qëndronte duarkryq në fund të sallonit të madh me një buzëqeshje të lodhur. Trupin e mbante mbështetur në një tjetër pikturë të Loradonës e cila po mendonte që në një nga këto ditët e brishta ti shkundte të gjitha tablot nga ku i kishin varur.

-Oh, jo. Jam i sigurtë që askujt nuk do i pëlqejnë.

Qëndrimi plot turp, me duar që gjithmonë i dridheshin, të vendosura mbi fytyrë e bënin Elionin të dukej tejet fëminor. Sytë e mëdhenj dhe qepalla që mbylleshin ashpër lëviznin ngadalë mbi rreshtat ndërsa buzët i mbante të kyçura.

-Mua më pëlqejnë. Madje shumë.

Lorit gjithmonë i kishin bërë përshtypje talentet e vockla që pushonin në kurrizet e të marrëve. Më parë njerëz të këtillë i konsideronte si të pavlerë, por qëndrimi me to e kishte bërë të prekte botën e tyre e cila ndonjëherë ishte më e qetë se gullurdia që shitej jashtë atyre hekurave.

Kur sytë e të gjithëve mbetën në të, Elioni buzëqeshi lehtë dhe ngadalë filloi të lexonte diçka nga faqet e para të shkruara të bllokut të dhuruar, të cilin ai e adhuronte dhe ruante me shumë fanatizëm.

-I ndjeja frymëmarrjet e rënduara sa herë shtrihej, gjë të cilën  e bënte shpesh javët e fundit dhe përhumbesha në trishtimin që i kishte  vënë kore mbi fytyrë.
I flisja për shpresat e të bukurës të së ardhmes, e digjesha bashkë me faqet, që mbuloheshin nga lotët e nxehtë.

Qëndrojmë në heshtje prej katër ditësh, duke lënë zjarrin të shkërmoqë fijëzat e mirësisë që largimi të mbajë shijen e hidhur të injorimit. Katër ditë me vështrime flakëruese e ajër të rënduar në qoshet pisk të rrënojave.
'Oh dritëz, më vjen keq!'

Dje gjoksi i saj nuk lartësohej më, ama sytë e hapur ishin gjallë, më vështronin me përçmim sikur fajin ta kisha unë, e diç kërkonin të më thonin me lotët faqe-vijëzues.

Sot e putha në ballin e ftohtë, duart ia fërkova duke e ditur që kurrë më s'do ngroheshin dhe me një zë çjerrës murmërita këngën tonë. Më pas u shtriva pranë saj dhe pritëm të nesërmen që kurrë nuk trokiti.








Pra kemi vra Marion deri tashi dhe Lori knows who, kemi perdhunu Lorin dhe lori qe ti shmangej atij personi ka ba gjasme sikur a cmen edhe pse aty aty ka qen dhe tashi del nga azili kjo per tu zhyt akoma më shm ne balt apo per te rrembyer jeten qe i takon...well who knows xp (I do)

Thanks for reading :)

Shtrëngatë Resh |✔|Where stories live. Discover now