1976 - Prolog

1.4K 63 32
                                    

Shtator 1976 - Antwerp, Belgjikë

Termusi metalik blu qendronte ne kembe mbi tavolinen e qelqe te laboratorit te mikrobiologjise ne universitetin e Antwerp. Ishte nje thermuz i vogel, si nje nga ato qe shkencetaret qe punonin aty preferonin te perdornin per te ruajtur ngrohtesine e kafes, fundja kafja e ngrohte ishte me e shijshme se ai lengu i ftohte me shijen e hidhur. Por ena blu qe qendronte krenare, e braktisur ne tavolinen e laboratorit te praktikanteve nuk permbante kafe, por epruveta me gjakun e nje murgeshe misionare, te semure me nje semundje te 'paidentifikueshme' ne Zaire te Afrikes.
Thermosi shoqerohej me shenimin e zhgaravitur me shkrimin e padeshifrueshem te nje mjeku Belg ne Afrike:

'Semundje e pahasur me pare. Klinika nuk orienton per asgje nga ato qe kam mesuar dhe pare. Murgesha vdiq. Analizoni me kujdes, mund te jete infektive. Njerez vdesin dita dites ne menyre te cuditshme. Askush nuk e di pse. Vendasit besojne qe eshte nje mallkim i perendive'

Por pavarsisht mesazhit shqetësues asnjeri nuk e kishte vrare mendjen per termusin e sjelle me nje fluturim mengjesor nga Afrika, por te tere vazhdonin te qeshnin dhe bisedonin rreth fundjaves se tyre. Hidhnin kunja me njeri tjetrin dhe drejtuar praktikanteve mikrobiologe, nje nder ta edhe Peter Piot, i cili shperfilli ngacmimet dhe u çua duke injoruar ftesat per te biseduar edhe me gjate sepse puna priste.

'Shko hidhi nje sy atij termosit dhe me thuaj. Duhet te jete ndonje nga keto hemoragjiket qe njohim por thjeshte nuk kane ditur ta identifikojne andej. Fundja mjeket e mire s'do e linin Belgjiken.' i kishte besuar ate mengjes koordinatori i tij, nje shkencetar i njohur ne fushen e mikrobiologjise.

Ndihej me fat qe ishte nje vartes i nje mendjeje te ndritur si ai dhe i vendosur per mos ta zhgenjyer braktisi koleget e rinj e bisedat e kendshme rreth femrave, per tiu rikthyer punes ne mirkroskopet e fuqishem. Terhoqi termosin blu duke mos i dhene mjaftueshem rendesi shenimit te frikshem. Belgu fundja qe nje mjek i frikesuar e i vetmuar ne nje vend te humbur te nje kontinenti te pafat mendoi teksa vishte dorashkat e bardha dhe vendoste masken me syzet e renda te laboratorit.

Terhoqi kapakun e izoluar fort per te zbuluar epruvetat e gjakut, njera prej te cilave ishte thyer per te perlyer me lengun vishje bazen e enes. I kujdesshem terhoqi njeren prej tyre per te pergatitur nje lame mikroskopi duke ndjekur ato hapat aq preçize. Vendosi me pertese lamen nen driten verbuese dhe iu afrua binokulareve, i sigurte qe profesori kish patur te drejte, duhet te ishte vetem nje tjeter nga viruset ose bakteret tashme te njohura nga shkenca.

Por pamja prej krimbi, e perdredhur si nje litar marine i virusit ishte dicka e re. Nuk i perngjasonte asgjeje qe kish pare me pare, asgjeje qe kish mesuar ne librat e shkolles.
Jo, syte e tij po shikonin dicka te re, ishte i sigurte. I ekzaltuar kerceu nga stoli duke terhequr me entuziasmin e tij prej te cmenduri vemendjen e kolegeve qe vazhdonin te qeshnin diku me tej.

'Cfare ke Piot?' pyeti njeri prej praktikanteve te tjere te rinj.

'Hajde shife kete Arthur' shpalli i sigurte qe ajo cka shihte ishte nje zbulim, nje zbulim qe do te mbante emrin e tij, nje zbulim.

'Cfare, ndonje tjeter koloni Stafilokokesh, jo faleminderit' i qeshur ktheu edhe njehere ate goten plastike te kafes, gote tashme e zbrazur.

'Eshte dicka e re te betohem' shtoi dhe fjala 'e re' terhoqi vemendjen e kolegut i cili me shikimin e dyshimte eci drejt Piotit.

'Pa te shof njehere. Shtyhu.' dhe ndryshe nga Peter, pa e vrare mendjen per mbrojtjet laboratorike u ul ne mikroskopin e rende. Trupi i tij u ngurtesua kur edhe ai, si Peter pak me pare pa ate organizem te panjohur.

'Cfare dreqin eshte kjo?' me syte e zgurdulluar u kthye nga Peter i cili priste.

'Kjo eshte nje zbulim Arthur, nje zbulim qe do mbaje emrin tim' qeshi si i cmendur.

Kala-Azar (shqip)Where stories live. Discover now