5

126 19 14
                                    

Utrech, Hollande, Mars 2014

E-mail kish mbire ne inbox e Marcus pikerisht kur mblidhte rraqet e tij ne dhomen e konviktit. Momenti me i volitshem, kish menduar teksa hidhte syte perciptazi ne rreshtat e mesazhit te asaj organizates ku Bea e kish shtyre te antaresohej. E kish harruar e ne fillim i qe dashur pak te kujtonte se c'dreqin lexonte ne ekranin e laptopit te tij. Dicka rreth nje epidemie te mundshme ne Afrike e se si kishin nevoje per te rekrutuar sa me shume vullnetare. Nese deshironte te mesonte me shume ish i ftuar ne nje trajnim ne Amsterdam.
Dokrra, shfryu. Jeta e tij ish mjaftueshem e koklavitur per te shtuar Afriken ne ekuacion.

Kish qene ne vitin e fundit, dhe fare pak kredite per te fituar nje cope diplome qe shoqeria e vleresonte me shume se perpikmerine apo perkushtimin e dikujt ndaj nje pune. Mund te ishe nje kaqol, por per sa kohe kjo shoqerohej me nje karton muti, ishe automatikisht i kualifikuar per nje pune.

E kishin perjashtuar. Shkak ish qeska e barit qe kish rene nje dite prej cantes se tij ne aulen e nje leksioni. Qene justifikuar me ato pak mungesa qe kish neper seminare per ti vene piken. Marcusi e dinte qe s'kish kthim pas. I tij kish qene fati i keq per tu kthyer ne shembull per tere te tjeret qe silleshin si ai.

S'kish te ri ne Hollande qe nuk pinte bar po aq shpesh sac konsumonte edhe mengjes.

S'e vinte ujin ne zjarr. S'i interesonte ajo diplome e mallkuar sikurse as qe i plaste as per sociologjine per te cilen kish studiuar. 

Familja e tij, nga ana tjeter, s'kish qene aq moskokecarese sa Marcusi. Je nje zhgenjim, kish degjuar ti thuhej plot here. Por vertete zhgenjyese per ta s'ish e ardhmja e tij e djegur, por parate qe kishin investuar tek ai, tashme te cuara dem. 

'Nuk kthehem ne Eindhoven' i kish komunikuar atyre, i vendosur per t'ja nisur nga zero ne Amsterdam. Fale zotit kish vene menjeane pak para nga punerat qe kish bere lart e poshte ne kampus e mund te shtynte disa net ne ndonje hostel te piset te kryeqytetit deri sa te sajonte dicka ne ndonje nga baret e shumte.

Helena, e dashura e tij s'kish qene aq inkurajuese. Duhet ta kish menduar, perpara se te mpleksej e dashurohej me te. Nje studente juridiku qe rridhte prej nje familjeje ku te qenurit avokat ish e shkruar ne ADN s'mundej kurrsesi te shoqerohej me nje harrakat, e tashme per me teper, nje harrakat te pashkolluar si ai. 

'Je nje kalama qe s'do rritesh kurre' kishin qene fjalet e fundit te saj. 

Kish marre trenin e pasdites duke perfituar per te fundit here nga privilegjet e te qenurit student - nje udhetim falas ne sistemin tejet te shtrenjte te transportit publik ne Hollande. 

Ulur me koken mbeshtetur ne xhamin e piste mendoi per Bean. Qene ndare pak pasi qene rregjistruar tek ajo organizata mutit, sepse ajo s'kish dashur te flinte me te e ai kish qene teper i paduruar per ta pritur. Nje kalama, mendoi e deshi te qeshte sepse ndoshta Helena kish patur te drejte. Marcusi gjithnje do te mbetej nje kalama. 

Vrau mendjen se cfare mund te behej me Bean te cilen rrugeve te Utrecht s'e kish hasur kurre. E s'ish cudi sepse asaj s'i pelqente te dilte. 

Qe kurioziteti krejtesisht i pafajshem per te marre vesh se c'behej me te qe e çuan ne trajnimin pas dy ditesh. 

Ne nje dhome jo fort te madhe, ai bashke me rreth 20 te tjere, pritnin qe dikush te vinte per ti shpjeguar dicka. 

Dy gra e nje burre hyne me nje sere fletushkash e me nje laptop pak me pas. Fillimisht pershkruan shkurtimisht qellimin e organizates se tyre per te vazhduar me nje permbledhje te misioneve te fundit te implementuara me sukses prej tyre. 

'Ebola' tha vuri me ne fund 'Eshte sfida jone e rradhes. E ndoshta nje nga me te veshtirat qe kemi hasur' 

Do ti jepte 10 pike per dramacitetin e asaj hyrjeje. As qe ia kish idene se c'mund te ish Ebola, por kurioz e pa patur dicka me te mire per te vrare koken vazhdoi te degjonte. 

'Nje virus me nje kontagiozitet te larte' 

'Flit shkoqur. S'dime mjekesisht ne' u hodh nje djale e Marcusi qeshi. Kish qene duke menduar te njejten gje. 

'Nje virus me ngjitshmeri te larte eshte shfaqur se fundmi ne Guine. Risku i nje perhapjeje ne shtetet e Afrikes Perendimore eshte i larte. Nevoja per ekipe ne terren eshte nje emergjence. Cdo dite eshte nje hap pas ne betejen kunder ketij patogjeni te rrezikshem. Pa asnje mjekim e asnje vaksine mund te beje kerdine ne Afrike nese nuk nderhyjme ne kohe' 

'Besoj e kupton qe nese na i thua te tera keto do ia krrisim vrapit. Jo ilace, te vdes. C'me duhet te rrezikoj koken' tha nje djale tjeter qe sic kish shpallur u ngrit per tu larguar. Askush nuk levizi per ta ndjekur. 

Vazhduan  te degjonin e njekohesisht te shikonin foto te ekipeve qe tashme ndodheshin ne terren. Njerez te mbuluar me paleceta te bardha mjekonin zezake ne dukje te rraskapitur. 

'Astronaute jane keto a mjeke? S'e dija qe donit me na cuar ne Hene. Mendova se Afrike' foli djali i pare e kete here njera prej grave qeshi. 

Shperndane disa fletushka per ta me vone e ne fund kerkuan qe te interesuarit te pritnin per te rregjistruar emrat e tyre. 
S'qe e thene te niseshin menjehere e doemos do te kryheshin trajnime specifike paraprakisht. 

Disa u larguan teksa peshperitnin me njeri tjetrin qe e tera qe nje cmenduri. Pak iu afruan ekipit e pas tyre priti edhe Marcus. 

S'mendonte se do te rregjistrohej. S'vuante nga ndonje kompleks heroi apo deshire per te rriskuar aq shume. Deshte vetem te pyeste rreth Beas me shpresen qe do ti thonin dicka. Kish shpresuar se do ta shihte aty. 

Rradha e tij erdhi shpejte e gruaja e fletushkave e pyeti nese kish vendosur te ofrohej. 

'Hm, ne fakt doja te pyesja per nje shoqen time. Aktiviste e juaja ma merr mendja sepse i adhuron keto gjera' foli me duart nder xhepa. 

'Bea quhet' shtoi e gruaja miqesore shkroi emrin e saj. Dicka lexoi ne ekran e buzeqeshi. 

'Gjendet ne Guine aktualisht. Ne spitalin e pare qe kemi ndertuar atje' shpjegoi. 

C'dreqin, deshi te shfrynte por zgjodhi ti buzeqeshte teksa njekohesisht shtoi 'Me rregjistroni'

Jeta e tij ish tashme nje deshtim. Mundej te pakten te shtonte pak adrenaline. 

Do ti shkruante Helenes me pas. Ndoshta keshtu do te dukej me i pjekur ne syte e saj. 

'Serisht je nje kalama Marcus. Vertete mendon se nje veprim i tille te ben me te pergjegjshem?' qe pergjigja e saj ate mbremje. 

Mund te shkonte te vdiste ne Afrike e askujt s'do ti plaste, kuptoi. 


Ja e hengri dhe Marcusi :P Bad timing per qyqarin e shkrete qe mundohet te mbushe jeten me te tilla 'rreziqe' 

Kala-Azar (shqip)Donde viven las historias. Descúbrelo ahora