9

103 20 15
                                    

Liberi

Mamaja e djalit nuk ndodhej ne qendren e tyre. E pyeti plot here nese ndonjera prej grave te karantinuara aty ish ajo, por vocerraku me syte e pushtuar prej lotesh shkundte koken.

U leshua i deshperuar mbi dheun qe ndoti veshjen e tij te bardhe, perballe djaloshit qe s'dinte si ta bente te ndihej me mire.

Zot, cfare dreqin do bente me ate, mendoi Marcusi i perhumbur. As qe e conte neper mend ta kthente ne Lofa, e per me teper mund te ish tashme i infektuar prej familjes se tij qe nje dreq e dinte se kush ish.

Duhet ta kishin marre punonjesit e Liberise, qe disi qene mobilizuar e punonin paralelisht me ta. Ose ato te ndonje organizate tjeter. Shkurtimisht, Marcusi s'kish si ta ndihmonte me tej.

Fort te kenaqur me te s'kishin qene as te tjeret qe Marcusit s'i kishin kursyer shikimet kritikuese.

Zor se fliste me ta e prandaj s'kish qendruar gjate per te degjuar peshperimat pas kraheve te tij.

Thjesht s'i plaste se nje tufe te huajsh mendonin se ai kish gabuar apo s'kish vepruar sipas protokolleve te tyre - rregullave te shkruara ne copa letrash qe s'mund ti mesonin humanizmin atyre qe meshire s'kishin ndjere kurre.

S'mund te braktiste nje femije te humbur, kish dashur te bertiste kur i kishin kujtuar qe puna e tij s'qe te mblidhte paciente. Nese kish nje shans qe mamaja e tij te ndodhej aty, Marcusi do ta ndihmonte. Fundja kish qene shpresa e tij e fundit.

E tani i duhej ti thoshte femijes se ngrate qe s'ja kish me idene se si mund ta ndihmonte.

'Si quhesh?' e pyeti.

'En...Enoch' u pergjigj mes ngasherimash djaloshi imcak. Qe teper i dobet, me krahet e kembet e gjate qe i perngjasonin shkopave, e rrobat e vjetra teper te medha per trupin e tij.

'Marcus' u prezantua. Fshehur pas rrobave mbrojtese e dinte qe ne syte e djaloshit te frikesuar do te mbetej alieni i frikshem. Kish dashur te qeshte kur i qe referuar ashtu.

'Ku e çuat mamin tim?' pyeti pasi fshiu me duart e piseta lotet e tij, duke ndotur edhe me fytyren.

'Si duket nuk e kemi ne' nisi ti shpjegonte ai.

'Por ishin ju qe e moret' ia nisi te qante me te madhe serisht.

'Ka disa aliene te ndryshem' sqaroi pasi heshti pak e ne qetesine e mbremjes degjonte vetem ngasherimat e vocerrakut.

'Atehere me co tek te tjeret' protestoi me anglishten e tij te çale.

'S'mundem' pranoi pa dashur ti shkaktonte edhe me shume dhimbje atij. Kish dite qe rrethohej prej vuajtjeve te ketij populli te mjere, denuar per te perjetuar edhe tmerrin e kesaj semundjeje. Ish i ngopur prej dhimbjes, aq sa zemren e kish ngurtesuar e me nuk ndjente si me pare. E serisht, do deshte aq shume qe ti kursente realitetin atij femije te humbur. Ndoshta te emen ne jete s'do ta shihte me kurre. Ndoshta te njejtin fat si ajo do pesonte edhe ai ne disa dite nese virusi kish pushtuar trupin e tij.

'Une dua mamin dhe motrat e mia'

'E di' pohoi. 'Por per tani do te duhet te rrish ketu, me ne' i tha. U ngrit me pertese. Dita kish qene e stermundimshme. Djalin e morri ne krahe per ta derguar ne nje prej tendave ku mbanin te dyshuarit me Ebola per ti vezhguar ne dinamike. E leshoi ne nje shtrat larg te tjereve.

'S'dua te rri ketu. Kam frike' pranoi me zerin qe i dridhej Enoch e Marcusi shfryu fort.

'Eshte nate. S'ke ku shkon sot' s'ke ku shkon as neser, deshi ti kujtonte.

'Do ta gjejme neser mamin tend' e genjeu sepse e dinte qe ndoshta vetem ashtu do te ndihej me mire.

'Vertete?' brofi ne kembe ai.

'Po' genjeu serisht Marcusi. E ndihmoi te shtrihej serisht dhe e mbuloi me nje çarçaf te holle. Fundja qe vape.

Doli nga aty i rraskapitur, per te zhveshur me ne fund rrobat e urryeshme me kujdes. U fut menjehere ne dushin e hapur per te shperlare lodhjen me ujin e paket e te ftohte perpara se te strukej ne tenden e tij. Fatmiresisht burri me te cilin qe caktuar te flinte ish ne nje mision disa ditor ne rrethinat verdalle e s'do ti duhej te duronte gerrhimat e tjetrit.

Qe gati te perhumbej ne gjume kur ndjeu mushamane e çadres te zhurmonte sikur dikush te qe aty.

Dikush ish aty. Ndjeu zinxhirin te hapej e ne erresire njohu vogelushin te hynte ne çadren e tij.

'C'dreqin Enoch' mallkoi ne hollandisht e menjehere zgjati duart per mos ta lejuar te afrohej me.

'Rri aty' i kerkoi teksa kerkonte ndriçuesin e tij per te ndricuar me te fytyren e njomur te djaloshit qe kush qare serisht.

'Cfare ben ketu?' e pyeti.

'Kam frike' dridhej tjetri e sikur mos ta kish kuptuar qe Marcusi i kish kerkuar te mos afrohej, u hodh mbi dushekun e holle te tij.

Mut, deshi te shante serisht. Pa lekuren e dyte mbrojtese, para vogelushit u ndje i zhveshur.

Nese ai kish dicka, Marcusit mund tja ngjiste lehtesisht me nje prekje.

'Te dhemb gje?' e pyeti e tjetri e pa i hutuar. Me kembe e me duar u mundua ti shpjegonte nese ndjente dicka te cuditshme si dhimbje koke apo barku.

'Me dhembin kembet' u ankua djaloshi. 'Vrapova' tha e Marcusi pohoi.

Ne djall te veje, shfryu e Enoch e terhoqi ne krahet e tij. E shtrengoi ashtu teksa ai vazhdoi te qante perpara se gjumi ta zinte me krahet e Marcusit.

E mbuloi ne dyshekun e tij, e qendroi duke e veshtruar pa ditur c'te bente me te, deri kur drita e nje dite te re perzuri plotesisht gjumin.

Si dreqin do ta fshihte faktin qe Enoch kish qene aty?

E zgjoi qetesisht perpara se ti duhej te largohej per nje tjeter dite te gjate lart e poshte, per ti shpjeguar qe askush s'duhet ta gjente aty. E shoqeroi ne tenden e perbashket sic kish bere edhe nje nate me pare duke iu pergjeruar qe kete here te qendronte aty.

'Do vish prape?' pyeti me anglishten e çale e zerin e frikesuar vogelushi.

'Do vij' i premtoi, e kete here vertete do te shfaqej aty per te.

Perpara se te largohej u kujtua ta pyeste

'Si quhet mamaja jote?'

'Nasma Zahan'

Dreq, s'mund te kishte nje emer me te thjeshte, shfryu me vete. E perseriti plot here emrin e huaj per mos ta harruar, e me pas e zhgaraviti ne doren e tij e me tej mbi nje copez letre qe fshehu ne xhepat e veshjes se tij mbrojtese.

Do te pyeste verdalle per te, vendosi.
Do ta ndihmonte vocerrakun qe nje nate me pare e kish shpetuar ne nje kryqezim te humbur ne mes te kurrkundit.

Enoch qe pergjegjesia e tij tashme, bindi veten.

Kala-Azar (shqip)Where stories live. Discover now