1

392 36 14
                                    

Utrecht, Hollande - 2010

Kontrolloi akrepat e ores sportive te dores. Tregonin 10 minuta pas mesdite. Miku i tij po vonohej; ndoshta leksioni kish zgjatur e tani ish duke vrapuar drejt vendtakimit te tyre te zakonshem. Ose ndoshta ishte hutuar pas ndonje vajze, te ciles mund tja kish  hedhur syte prej kohesh dhe pikerisht sot fati kishte zgjedhur te ishte ne krahun e tij; vajza, ndonje bjonde floke drejte qe nxitonte per te hyre ne auditor me hapin e shpejte dhe me frymemarrjen e renduar pasi profesori te kish nisur ligjeraten e tij - me syte e saj blu te akullt do kish skanuar auditorin per te gjetur te vetmin vend te lire, ate prane Lars i cili i buzeqeshur, me ate ngerdheshjen prej zagari kishte mirkpritur prene e tij te fundit. E ne kete rast ai do kish derguar ate mesazhin që qe kodi i tyre sekret per te tilla raste  - nje SOS. 

Nuk kishte si ta dinte, sepse bateria e telefonit ish shkarkuar me kohe, qe ne mengjes ,teksa luante ne oren e Teorise Sociale Klasike, dhe me tej, teksa shkembente mesazh pas mesazhi me te dashuren - ende ne fillimin e lidhjes se tyre, ende jo te velur nga njeri tjetri, nuk lodheshin se biseduari papushim, se flirtuari me ndihmen e emojive, atyre figurinave qe shoqeronin tekstet e thata. Ajo shkruante embel dhe plot dashuri, mesazhet tipike te nje vajze te dashuruar, ndersa pergjigjet e Marcus ishin ato te nje djali qe mezi priste ta shpinte ne shtrat, te piseta dhe nxitese.
Beatrix, ose Bea sic preferonte qe te therritej, injoronte provokimet tere finese, duke mos u bere ne asnje cast e merzitshme ne syte e tij; madje pas cdo 'refuzimi' te maskuar pas ndonje pergjigjeje prej 'vajze te mire', deshira e Marcusit per ta bere te tijen shtohej edhe me shume. 

'Neser ne dreke do te vete te anetaresohem tek Medicins Sans Frontieres. Do behesh edhe ti pjese?' i kishte kerkuar ajo nje dite teksa luante me fundet e flokeve te saj ngjyre mjalti dhe lutej me syte e gjelber. 

'Cfare eshte kjo?' u ndje injorant per pyetjen e pamenduar qe i drejtoi. Te tere Hollandezet dinin pak frengjisht dhe nuk kerkonte ndonje zgjuarsi per te perkthyer fjalen 'mjeke' dhe 'kufinj', por dembel si gjithmone, zgjodhi te pyeste pa e vrare trurin gjate. 

'Nuk i ke degjuar?' harroi floket dhe u perkul perpara duke mbeshtetur berrylat ne tavolinen e drunjte, te njomur pakez nga fundet e gotave te birres. 'Jane organizate nderkombetare humanitare, jo-qeveritare. Pothuajse te tere kane degjuar per to, per veprimtarine e tyre ne zonat e konflikteve, ne vendet e varfera dhe ne raste epidemish.' 

Epo, ai nuk kishte degjuar. Ne fund te dites as qe i plaste per te varferit e Tibetit apo lufterat e Lindjes se Mesme. Sigurohej te kapercente gjithmone televizionet informative dhe edicionet e lajmeve per te harruar televizorin ndezur ne ndonje kanal sportiv, nga ato qe pambarimisht transmetonin ndeshje te vjetra futbolli.

'Uu po' ferkoi koken ne rrezen e flokeve, kinse po mendohej. Genjeu paturpesisht per ta impresionuar. 

'Po pse do te anetaresohesh?' dhe pse deshironte ta shtynte dhe ate vete qe te bente te njejten gje. Fundja ajo ishte nje studente e shkelqyer finance dhe statistike ndersa ai nje mbetes ne sociologji, e vetmja dege ku kish arritur te pranohej. 

'S'e di. Kam kohe qe e mendoj ne fakt. Gjithmone u kam dhuruar para dhe kam qene pjese e organizimeve per te mbledhur te ardhura qe ne fund shkonin per te financuar projektet e tyre.' 
engjell, Bea ishte nje engjell qe aksidentalisht ish dashuruar me nje te deshtuar si ai. 

'Dhe cfare ndryshon nese je anetare?' nuk besonte se ajo enderronte per te perfunduar ne Irak a Siri kur vendi i saj ishte ne ndonje firme prestigjoze me seli ne Amsterdam. 

'Asgje. Nje karte me shume ne portofol. Por ama nese nje dite ato kane nevoje per vullnetare dine ku te drejtohen fillimisht.' 

'Po thua qe do te vrapoje per tu bashkuar me to edhe ne rente ndonje murtaje a ku di une?' mori si shembull semundjen e pare vdekjeprurese qe i vinte nder mend, ose thene ndryshe, te vetmen qe njihte. 

'Pse jo' qe pergjigja e saj pasi u mendua nje hov. 'Gjithsesi, mora vesh qe perfaqesuesit e tyre do te jene ne Utrecht per 3 dite. Ky eshte rasti im.' vazhdoi ajo. 'Do te me beje vajzen me te lumtur nese zgjedh te shtosh emrin tend ne rregjistrin e tyre krah timit' 


'E ci duhet atyre nje sociolog qe s'di as c'eshte sociologjia?' pyeti ndonese pyetja e tij nuk ishte nje 'jo'. Nje firme nuk i kushtonte gje, nje zhgaravine mbi nje flete te bardhe. Do te zhgaraviste mbi cdo siperfaqe te lire te mureve te Utrecht per ta pare te buzeqeshur, kjo ishte me e pakta. 

'Ok. Ikim atehere.' shpalli Marcus dhe zgjati doren per te mberthyer te sajen pasi ajo i shpjegoi qe organizata kishte nevoje per njerez te cdo profili. 'Nese di te numerosh dhe pak anglisht, po, je i nevojshem' 

'Faleminderit.' peshperiti Bea e buzeqeshur qe i lejoi te ledhatonte doren e saj te bardhe, e me pas ta puthte, ndonese ne publik. 


*

'Je a s'je ne terezi ti plako? Na pij cik bar se kushedi ftillohesh.' shpertheu Lars kur Marcusit iu desh te refuzonte ftesen e tij per nje rruge ne Amsterdam sepse i duhej te shoqeronte Bean ne ate budallikun mjekesor. I zgjati cigaren e trashe qe shtrengonte mes gishtave te tij bullafiqe por Marcus e refuzoi me nje shkundje te lehte te kokes. 

'I thashe qe do e shoqeroja e s'ja prish dot.' u hodh ne shtratin e bute dhe vendosi krahet pas kokes se tij, mendueshem. 

'E cu be me ate 'vellezerit para gocave'. Apo lesh me qime shoqnia tani qe re brenda ti.' thithi kalloin edhe njehere te fundit perpara se ta fikte ne parvazin e dritares, ku dhe kish qendruar ulur , fshehur pas perdes se trashe. Vertete hashashi ishte i ligjshem ne Hollande, por ligji perjashtonte ambjentet qe nuk ishin 'te projektuara' per kete pune, ato te famshmet Coffee Shops qe ne Amsterdam gjendeshin ne cdo cep.

'Esht vec nje dit, mos u bej dramatik si kurvat.' terhoqi nje prej jastekeve te shumte mbi te cilet ishte mbeshtetur per ti gjuajtur shokut te tij, me te cilin ndante dhomen e konviktit. 

'Babi im merret me keto traplliqet. Sa ne Afrike e sa ne Kili se oboboja termeti, e ne Tajlande se o burra tsunami. Shko beji cik shoqeri dhe ti plakut tim, coji ndonje cik hashash nga une e thuaji qe i bej te fala' i gjuajt mbrapsht, me te njejtin jastek. 

'Sikur do iki ndonjehere une. Sa ta impresionoj cik se kushedi pastaj pranon te na vije per vizitie kendej. Imagjino, as qe e njoh kte organizate e as qe me rruhet' dhe me ate fjali te fundit, muhabeti i organizates u harrua. 

*

Kontrolloi serisht oren ndonese nuk mund te kishin kaluar me shume se pese minuta qe nga hera e fundit. Qendronte ulur ne nje nga stolat e drunjte, buze kanalit qendror te Utrecht, nen hijen e pemeve te larta qe me feshferimen e gjetheve mbytnin gurgullimen e ujit qe rridhte aq ngadale, ne dukje i palevizshem. I kishte ngulur syte reflektimit te pemeve mbi ujin e qete kur nje pikez shiu shformoi siperfaqen e ketij te fundit duke krijuar valezimet kocentrike. Me pas nje pike e dyte beri te njejten gje, nje e trete, e katert; dhe me pas ishte e kote te numeroje sepse nga rete qe vishnin qiellin duke fshehur kaltersine e tij pas tapetit te tyre te hirte shpertheu nje shi kokeforte. 

Afroi jaket e xhaketes qe mbante veshur pa e vrare mendjen per shiun qe e lagte. Nuk vrapoi drejt strehes se pare qe gjente, as nuk klithi sic benin vajzat qe ecnin ne rrugen e kalldremte mbi te. Jo, ai vazhdoi te priste Lars, i qete: qetesia ishte cka e karakterizonte Marcusin qe me menefregizmin dhe moskokecarjen  nuk e vriste mendjen per asgje. E ate dite as per shiun e rrembyeshem qe shformoi pamjen e tij te preferuar, e as per vonesen e Larsit te papergjegjshem qe si gjithmone perhumbej ne nje prej dhjetra gjerave qe planifikonte per te bere, ne te njejten ore. 


FAKT:
Medicins Sans Frontiers (Doctors without borders) eshte organizata qe ka ndihmuar me shume gjate epidemise se Eboles ne Afrike: te paret qe iu pergjigjen thirrjes per ndihme, kur OBSH as nuk e pranonte ekzistencen e nje shperthimi te kesaj semundjeje dhe e shperfillte pas justifikimit te 'rasteve sporadike'. Mijera vullnetare te organizates ndihmuan ne Afrike dhe fatkeqesisht disa prej tyre humben edhe jeten duke luftuar nje semundje per te cilen nuk dihej shume, qe asnjehere nuk ishte studiuar, kunder se ciles nuk ekzistonte nje terapi definitive. 


Kala-Azar (shqip)Where stories live. Discover now