21

89 18 13
                                    

Po agonte. Drita e pare e mengjesit perkedhelte pejsazhin e heshtur teksa njekohesisht ndizte blune e thelle te qiellit ne nje tjeter dite te nxehte.

Qene prane Monrovias. Pyjet e dendur i lane vendet fshatrave te vegjel qe pasonin njeri tjetrin.

Kishin fituar mjaft kohe, mjaftueshem per te shkuar ne qendren e tyre ne periferi te kryeqytetit para se te ngarkonin ndihmat ne aeroportin e vogel.

E Yuri cuditerisht nuk kundershtoi e kthesen drejt aeroportit te vogel, qe s'qe vecse nje piste e asfalte, e kaloi.

'Maksimumi nje ore' shpalli pa ndare syte prej rruges.

'Dhe pak do gjejme mamin tend' iu drejtua vogelushit qe buzeqeshi me shprese.
Shpresonte aq shume mos ta zhgenjente, serisht.

Qe pak me tutje qe nje grup njerezish kishin zene rrugen e iu desh te ngadalesonin. Ecnin drejt qytetit e kur kaluan bri tyre disa goditnin makinen e nje i ri hollak u kap ne pjesen e pasme per te bere nje pjese te rruges me to.

Aq shume vuajtje nen ate diell te ngrohte.

Yuri nxitoi me te kaluar turmen, keshtu ndoshta edhe i riu do kercente prej aty, sdo mund te mbahej fort ne makinen qe cante shpejte perpara.

Pas pak e kishin humbur. Kur ktheu koken, s'qe aty.

'C'a dreqin' shfryu Marcusi e Yuri zgjodhi mos te komentonte. Ish teper i heshtur, me shume se zakonisht pas bisedes se tyre te shkurter ore me pare.

'E di ku po shkojme?' e pyeti Marcusi kur serisht kaluan mes nje tjeter fshati - ketu barrakat qene te shumta e ngjitur me njera tjetren.

'Kam qene nje here' pohoi Yuri. Ia mori mendja qe prandaj e kishin zgjedhur te shkonte me te. Dikush prej te dyve duhet te dinte se c'bente. Marcusi s'kish qene kurre ai qe mendonte e vepronte ne menyre racionale. Rendte si i marre, me gjaknxehtesine qe e shtynte drejt vendimeve te pamenduara.

E ish serisht ajo deshira per te ndihmuar e paaftesia per te menduar qarte ajo qe e beri te bertiste 'Ndalo, per ate zot ndalo' kur para makines se tyre u hodh nje mezo-grua e ndonese Yuri vazhdonte te ecte pa frenuar, ajo s'levizte prej aty.

Me rroben e zeze e shamine qe i mbulonte floket e kornizonte fytyren e bardhe, shihte drejt tyre sypatrembur. Sepse pse dreqin dikush me mend ne koke do vazhdonte te rrinte e palevizur kur nje makine qe kercenueshem prane. Mund ta merrnin perpara por asaj dukej se s'i interesonte.

'Ndalo' kerkoi serisht Marcusi.

'Do vetem te na futesh ne telashe per ate zot' ngriti zerin Yuri. Per dike aq trupvogel, ulerinte fort.

'Ajo ka nevoje per dicka'

'Te tere kane nevoje per dicka. Ne kemi nevoje per dicka por kush po e can koken kaq shume per ne' vazhdoi te fliste perbuzes tjetri qe dukej se do kish zgjedhur ta shtypte perpara se te ndalonte aty ku cdo gje perlyhej prej prekjes se vdekjes.

Por ish Marcusi qe terhoqi fort frenat e dores e menjehere krahun e lidhi rreth mesit te Enoch qe ai te mos fluturonte drejt xhamit kur makina u ngul ne vend.

Kerceu jashte e Yurit i hodhi nje veshtrim te shtrember. S'do guxonte kurrsesi ta linte aty ne mes te kurrkundit.

Iu afrua murgeshes qe kish bashkuar duart para vetes e lutej. Ndoshta falenderonte zotin qe kish sjelle aty shpetimtaret e tij.

'Na coni ne Monrovia' kerkoi me nje anglishte te rrjedhshme tjetra.

'T'ju cojme?' S'kuptonte Marcus. Pa rrotull por askush perpos saj s'dukej prane.

Kala-Azar (shqip)Where stories live. Discover now