24

100 19 19
                                    

Enoch e kish marre nen mbikqyrjen e saj e prej tre ditesh kerkonte per te gruan qe duhet te ish e ema.

Marcusi e kish sjelle deri aty, per t'ja besuar Selines qe fshehur pas rrobave mbrojtese djaloshit qe dergjej i semure i kish premtuar qe per vogelushin do kujdesej ajo.

E qe teksa pyeste kedo rreth mamase se nje femije, qe per te paren here u ndje sikur fuqine e saj po e perdorte per mire.

Qe nepermjet qeverise Liberiane qe zbuloi qe gruaja fatkeqe kish nderruar jete dite me pare.
E sikurse ajo, edhe vajzat e saj.

Kjo e bente Enoch nje jetim.

'Kerkojme te birin' i kish thene gruaja e administrates e Selina s'i qe pergjigjur per ti thene qe e dinte se ku mund ta gjente.

E aty, prej hicit kish menduar qe djaloshit mund ti dhuronte nje te ardhme, larg varferise. S'e dinte c'kish ngjare me te apo ku e kish burimin ajo marrezi, por dinte qe djaloshin me syte plot shprese s'mund ta braktiste edhe ajo.

E mbante ne hotelin e tyre e pas dhjetra hereve qe ai pyeste rreth te emes, vendosi qe duhet ti thoshte te verteten.

'Mami yt eshte me engjejt' i peshperiti nje mbremje.

'Pra mami eshte nje engjell?' pyeti i vogli qe s'e kish kuptuar. 'Une mendova se ishte me alienet. Apo alienet dhe engjejt jane e njejta gje?'

A do sherbente e verteta qe do i thoshte fundi i naivitetit te tij?

'Qe tani e tutje ndoshta do kete nje mami te re per ty' u mundua ti shpjegonte ndryshe.

'Mami im eshte re' kish kundershtuar Enoch perpara se gjumi ta zinte ne krevatin portativ qe kish kerkuar te shtohej per te.

Doli te tymoste nje cigare e Bernardit i kerkoi ta ruante Enoch per te. Pyeste veten ku qe Tomasi qe s'e kish hasur prej oresh. Ndoshta diku duke shkrepur foto pas fotoje.

Ai deshte aq shume ta riperjetonte jeten ne cdo moment qe burgoste ne nje foto.

Kish shkrepur edhe plot foto te saj me Enoch e per to Selina s'qe ankuar. Ndoshta njera prej tyre nje dite do qendronte ne nje kornize ne shtepine e saj.

Flaku cigaren e do rikthehej ne dhome kur qe e kollura e dikujt qe e beri te ndalte e me pas hapat zvarrites te Tomasit qe u shfaq ne fund te korridorit te gjate.

'Me duket se e kam' shpalli i tmerruar. Provoi te ecte edhe pak, i vendosur per te bere drejt daljes. U rrezua i pafuqishem vetem pas pak hapash e Selina s'mendoi, harroi gjithcka dinte e te tjereve u predikonte. Fjalet qendroni larg te semureve tingellonin me surreale se kurre me pare.

Si mund ti qendroje larg dikujt te afert per ty, si mund te mos zgjasje nje dore per te lehtesuar vuajtjen e tyre.

Prandaj u perkul, e Tomasin me veshtiresi e ngriti me trupin e saj.

'Mos, mos, mos' kundershtonte ai. 

'Qepe Tomas. Ti e Bernard duhet te mesoni te heshtni ndonjehere. Per tere maturine qe keni grumbulluar ne vite, serisht silleni si femije' iu hakerrye e teksa e ndihmonte te ecte drejt oborrit te hotelit ku makina qe Tomas kish lajmeruar do te priste per te ndjeu syte ti mbusheshin me lot. Sepse sapo kish zgjedhur qe per jeten te luftonte krah tij. 

Sepse ironikisht, ndonese gjithcka kish qene vec nje mendim i papjekur, Enoch po e braktiste serisht. 

I shoqeruan ne spitalin shteteror te Monrovias e Selina kembenguli qe ne dhome te qendronte me te. 

'Shanset jam qe e kam marre tashme' i kujtoi infermiereve qe rreth virusit dinin me pak se ajo. 

'Je e marre' psheretinte Tomasi i lodhur, jo mjaftueshem per mos te shkrepur nje foto te fundit, nje selfie te tyre ne dhomen, muret e se ciles s'qene vecse perde qe e ndanin nga nje hapesire tjeter. 

Kala-Azar (shqip)Where stories live. Discover now