22

88 18 31
                                    

Kjo pjesa eshte me e gjata ne kete histori deri tani. Lexojeni deri ne fund per takimin e Selines me Enoch :) 

Ecte ne rrugicat e ngushta me kembet qe i zhyteshin ne balten e lluqte qe ngjeu atletet e saj te bardha. Pa para vetes nje grua qe kembezbathur ecte pa e vrare mendjen per pisllekun e atyre getove. Ngado njerez, ngado vuajtje. E serisht nje pjese e tyre buzeqeshnin - femijet rendnin pas saj e Tomasit qe kish zgjedhur ta shoqeronte ate mengjes. 

S'kishin pare me pare nje grua te bardhe me floket e arte e ndoshta as nje zoteri kokebardhe si Tom. 

Posterat e Eboles qene grisur prej llamarinave e njerez shkelnin mbi to. Ne boten e tyre virusi nuk ekzistonte e do ish pikerisht po aty, ne ato lagje varferie te qe ai do te triumfonte. 

Gruas para saj dicka i ra prej koshit te kashtes qe mbante suve te gjera. Nxitoi e cohezen, nje bluze te rrjepur e ngriti prej baltes e iu afrua asaj. 

'Hej' e therriti e kur ajo u kthye drejt Selines i buzeqeshi teksa i zgjaste bluzen. 

E dhembet e bardhe te Afrikanes qene buzeqeshja me e cilter qe kish hasur ne jete - ajo s'dinte te falenderonte ndryshe. U perkul para Selines perpara se te vazhdonte ne punen e saj. 

Te perulur deri ne nenshtrim ndaj atyre qe i kishin katandisur keshtu. 

U kthye per te pare Tomas fytyra se cilit qe fshehur pas aparatit te tij profesional. Kish shkrepur nje tjeter foto. 

'Te thashe qe fotot s'me pelqejne' iu ankua. 

'Pas disa vitesh do te na mbesin fotot. E nje imazh i ngrire ne nje foto mund te zgjoje kujtesen e fjetur' ish vetem nepermjet fotove qe tani me rikujtonte femijet e tij. 

'Dyshoj se do te mund te harroj kete'  veshtronte perreth, perhumbur ne thellesite e lagjeve ku dielli dukej se nuk ndriconte erresiren. 

'Gjithcka fshihet, me beso' i buzeqeshi dhembshurisht Tomasi. 

'Edhe perjetimet?' pyeti. 

'Sidomos ato'

'Do te isha e bekuar nese do mund te harroja kete' tregoi perreth 'Bekuar nese s'do ndjeja dhimbjen  e mllefin per padrejtesite qe ndjej tani' 

'Tjetersohen e bashke me to edhe ti. Eshte sikur cdo perjetim i forte te mpin, aq sa eshte e pamundur te ndjesh fuqishem serisht. Ndoshta keshtu mendja jone na mbron prej...' 

'Prej realitetit' plotesoi Selina per te. 

'E ne ate harrese te ushqyer prej vetes s'duhet te humbasin edhe disa momente si ai - si buzeqeshja jote dhe e asaj gruas. Si femijet qe u perkule per te perqafuar me pare. E prandaj une fotografoj' 

'Ma jep mua atehere kameren. Fundja s'do duash te kujtosh vetem fytyren time plakaruq' ia shqiti prej duarve aparatin e rende e ne oren ne vazhdim shkrepi foto te Tomasit qe fotografite i urrente po aq shume sa edhe ajo. 

Nje grua i ftoi ne shtepizen e tyre pasi ndaluan te shihnin femijet e saj qe lodronin, pa asnje shqetesim, sikur bota te ish e tyrja. E pafajesia e lumturia e tyre qe trishtim per Selinen e Tomasin qe e dinin, bota s'ish e atyre femijeve, s'qe e kurrkujt prej tyre. Ish e te pushtetshmve qe me para mendonin se kishin blere te drejtat mbi kete mase kozmike qe e quanin Planeti Toke.

Asnje ne familjen e tyre nuk fliste anglisht, e komunikonin vetem me buzeqeshjet e tyre. Qene mirenjohes qe ata qendronin ulur ne toke, rreth nje mbulese te rrumbullaket shtruar mbi dyshemene e piset e pinin cajin qe kish derdhur prej nje cajniku ne filxhanet e vegjel. 

E sa me shume ato i buzeqeshnin - gruaja me qafen hollake, plaka me fytyren e rrudhur e kurrizin e kerrusur e nje burre shtatlarte e trupmadh - aq me shume ndjente zemren te protestonte ne kraharorin e saj. 

Kala-Azar (shqip)Donde viven las historias. Descúbrelo ahora