13

91 17 19
                                    

Po lexonte romanin qe ende s'e kish perfunduar: 'Nuk e di se cfare me pret, nuk di cfare do te ndodhe kur e tera kjo te perfundoje. Tani, ne kete moment di kete: ka njerez te semure te cilet kane nevoje te kurohen!'

I duhej sikur jetonte ne Oranin e mallkuar prej murtajes sepse gjithcka qe lexonte e perjetonte sikur te ish vertete aty. Murtaje, Ebola s'ishin vecse emra te ndryshem per te njejtin kercenim - vdekjen.

'Ende Kamyne?' pyeti Jerry qe vetem atehere hyri ne tenden e tyre me peshqirin e njomur hedhur supeve te tij te zhveshura. S'e mori mundimin te vishte ndonje prej atyre kanatjereve te tij te gjera e sic qe u leshua ne dyshekun e tij.

'Po' iu pergjigj. 'Me pelqen' pranoi Bea.

'S'do ta lexoja keto dite edhe sikur te me falnin leke' komentoi Jerry qe Bean e veshtronte kurioz. Si ia dilte te perqendrohej, te lexonte? Ai e kish te pamundur te fokusohej qofte edhe per nje moment ne mendimet e tij. Stresi kish lexuar diku, paraqitej ne dhjetra menyra e njera ish pikerisht kjo - nje mendje qe s'rreshte se gumezhituri me qindra fragmente te diteve te fundit, ndjesi qe perktheheshin ne te qarat e nje nene qe humbiste femijen e saj, tmerrin e syve te nje burri qe ndjente jeten te linte trupin e tij. Si dreqin mund te flinte nese mbyllte syte e shihte vetem trupa te pajete?

'S'kam asgje tjeter. Ironike qe zgjodha pikerisht kete liber per te blere ne aeroport' qeshi pak duke kujtuar se si para se te hipnin ne avionin e vogel kish ndaluar ne nje librari e mes pirgut te klasikeve kish terhequr pikerisht ate liber. Kishin qene pjese e grupit te pare qe qene nisur per te mbeshtetur mjeket tradicionale ne Guine, pa ia patur idene se c'i priste. Kishin qene aty rastesisht kur vdekjet kishin filluar te pasonin njera tjetren, aty kur te panjohures prej atyre qe punonin te sigurte ne laboratore, i qe vene nje emer - Ebola

'Pse s'mund te te mbushte syrin ndonje romance dreqin? Ndoshta tani do ishim duke pire ndonje coctail ne ndonje plazh. Eh' mbylli syte teksa per fare pak i lejoi vetes te besonte qe ky mund te kish qene nje skenar i mundshem per aventuren e tyre.

Qeshi me fantazine e tjetrit. Ketu ndoshta as qe ia kane idene se cfare jane koktejlet shume-ngjyreshe deshi ti kujtonte por kjo ndoshta do te sherbente per ti hedhur benzine nje tjetri prej atyre debateve te tyre qe perfundonin si nje sfide mes Amerikes se tij te leshit dhe Europes.

'Bea' degjoi emrin e saj te peshperitej ngadale prej Jerryt e vetem atehere u permend. Dreqin, kish qene duke studiuar si nje e marre fytyren e tij cuditerisht te relaksuar e ate kraharorin e zhveshur. Dreqin Bea.

'Vertete jemi bere shoke, por kjo sdo te thote te rrish zhveshur sic mund te besh me shoket e tu me pantallona' foli e kafshoi fort buzen e saj te poshtme mishtore, gje qe nuk i shpetoi Jerryt qe nenqeshi. Pse duhet te ishte aq e kendshme, shfryu me vete teksa njekohesisht veten pyeste si s'e kish vene re edhe me pare sa lehtesisht skuqej.

S'kish nder mend ta zgjaste duke e ngacmuar ndonese e dinte qe fare thjeshte mund ta bente te skuqej edhe me. Mori njeren prej atyre bluzave te organizates dhe e veshi. Do ta hiqte me pas mendoi, kur ate ta zinte gjumi. Ne ate dreq nxehtesie zor se duronte lekuren e tij.

'Pashe dy persona te vdisnin sot' pranoi per Bean qe vetem atehere shtyu menjeane librin qe kish vazhduar ta mbante hapur nder duar. Puliti syte disa here, ne pritje qe ai te thoshte me shume. Dukej qe deshte te fliste. 'S'kisha pare me pare njeri te vdiste'

Kish humbur gjyshin e tij e me pas edhe gjyshen. E dinte c'ish vdekja por kurre s'kish qene aty kur shpirti linte trupin e dikujt. Deri ne momentin qe kish qene deshmitar i atij casti rrenqethes vdekja s'kish qene vecse nje sinonim i humbjes se dikujt te dashur. E serisht as ajo humbje s'e kish prekur aq shume sa te shihte nje te panjohur te vdiste ate mengjes.

Kala-Azar (shqip)Where stories live. Discover now