14

86 18 22
                                    

Fati e desh qe koordinatori i grupit te tyre ti caktonte nje detyre te re.

E kish therritur ate mengjes, bashke me nje djale thatuq Aziatik per ti komunikuar qe kishin nevoje per ta.
Te merrnin ne aeroportin e vogel prane Montovias ndihma qe qene nisur per ta.

'Po' pranoi Marcusi pa e zgjatur. Fundja s'kish qene nje pyetje nese donin ta benin ate pune - kish qene nje urdher.

Do niseshin te nesermen e u duhej te ktheheshin brenda 3 diteve nese perllogaritnin ndonje te papritur rruges. Do mjaftonin dy nese cdo gje shkonte mire.

'Mund te dergojme dike ne Monrovia' propozoi Marcus e kjo nervozoi pergjegjesin qe s'pelqente ti jepnin mend.

'S'eshte detyra juaj' tha neper dhembe.

'Per lehtesi thashe' u hoq moskokecares.

'E ke per ate djalin e vogel apo jo?' s'ja kish hedhur dot burrit vetull-trashe.

'Ke?' vazhdoi te hiqej sikur s'kuptonte e sikur propozimi i tij s'kish patur asnje qellim.

'Ate qe na solle prej hicit' i kujtoi perbuzes.

'Mendova se i hengra njehere llafet per kete pune' i kujtoi Marcusi qe aty s'kish ardhur per te duruar nder te tjera edhe sulmet e koordinatorit qe dukshem s'e honepste dot. Si fillim i caktonte detyren me idiote te mundshme teksa njekohesisht ankohej qe s'kish mjaftueshem meshkuj per pune qe vertete kishin nevoje per te tille. Pyetesoret e identifikimet neper fshatra mund ti benin edhe vajzat delikate qe ende qanin per thonjte e thyer.

'As mos e cosh neper mend te kthehesh me ndonje tjeter afrikan nga kjo rruge' ironizoi tjetri e Marcusi i buzeqeshi e aziatikut i hodhi krahun supeve duke thene

'Kam Yurin qe do te me kontrolloje'

Doli prej tendes se 'parise', sic i kish vete-shpallur ato qe ulerinin urdhera e vete s'benin asgje me shume.

'Do behemi shoke te ngushte Yur, c'ke' i shkeli syrin aziatikut qe po e shihte sikur Marcusi te ish ndonje soj i vecante robi. Nxitoi te terhiqte ate racionin qe i takonte ne mence per ta ngrene ne cadren e tij - per t'ja dhene Enoch qe cdo mbremje ne erresire pervidhej per te tenden e Marcusit.

Makaronat do ti pelqenin mendoi, teksa veshtronte brenda tasit te paketuar. I la menjeane e bluajti mendjen. Kurrsesi Enoch s'do ta linte aty.

Ne Monrovia mund te takonte dike - e nese rrugen e benin shpejte, mund te kishin kohe per nje 'aventure' ne qytet. Yurit, e dinte, mendjen mund t'ja bente dhalle lehtesisht.

I mbetej vetem te fshihte vogelushin ne kamionçinen qe do te perdornin pa i rene ne sy kujt. E kjo do te ish e veshtire, sepse sa here dikush nisej ne keto udhetimet disa ditore, te tere mblidheshin te duartrokitnin sikur do udhetonin per ne hene.

'Mos ik ne mengjes' i peshperiti vogelushit ate mbremje para se ta mbulonte me carcafin e rrudhosur.

'Pse?'

'Do nisem ne nje udhetim' ndau me te. I fliste ngadale e cdo fjale e shoqeronte edhe me manerizma, vetem keshtu ai mund ta kuptonte.

'Gjithmone?' permbysi syte Enoch, i frikesuar.

'Jo' shpresonte.

'Mund te fshihem ketu atehere?'

'Jo' shkundi koken serisht Marcusi. Do behej nami nese dikush e gjente aty.

'Do te te marr me vete' peshperiti Marcusi.

'Cfare?' pyeti Enoch qe s'e kish degjuar te huajin me floket me ngjyren e cuditshme si te dheut te thate e me syte si qielli. Alieni kishte nje fytyre si te njerezve, vetem se me lekuren e c'ngjyrosur si rrobat qe e ema lante me ate sapunin e cuditshem qe dikush i kish sjelle nga jashte ne fshatin e tyre. E kish degjuar madje te fliste me vete edhe me nje gjuhe te ashper, te cuditshme.

'Do gjejme mamin tend' i buzeqeshi vogelushit.

'Ku?' pyeti ai.

'Nuk e di akoma as une Enoch' mbylli syte Marcusi. I kish thene qe ashtu ishte emri i tij - i cuditshem, ne boten e tij askush s'kish emra te tille.

'Si?' vazhdoi me pyetjet femijenore e kurioze tjetri.

'Do jete nje aventure e jona' u mundua t'ja perkthente ne nje loje. 'Do udhetojme me makine'

'Me disk fluturues?'

'Jo. Ato nuk ekzistojne Enoch.' i qeshi Marcusi, qe edhe me pare i kish shpjeguar qe aliene nuk kishte, e nese po, askush s'i kish pare e s'dinte si dukeshin apo me c'mjete udhetonin.

'Tanusha thote qe i ka takuar' ngulte kembe Enoch.

'Tanusha eshte nje pinok'

'Pinoz?' pyeti i hutuar vogelushi e Marcusi qeshi. Doemos qe as nuk ia kish idene Pinokut me shoke.

'A di perralla? pyeti Marcusi tani.

'Cfare?'

'Nga ato historite qe mami ose gjyshja te tregon per te te zene gjumi. Quhen perralla' i shpjegoi qetesisht.

'Ato ku femijet punojne fort qe te hipin ne nje zog fluturues e te prekin qiellin' perseriti me zerin femijenor Enoch.

Perrallat s'qene vecse enderrat e nje te ardhmeje me te mire e per keto femije ish liria qe te tjere e merrnin si te mireqene e kerkonin princa te kalter e kepuce kristali.

'Pinoku ishte nje djale i vogel, si ti, qe sa here genjente i rritej hunda' nisi ti tregonte Marcusi.

'Hunda nuk rritet' preku hunden e tij te sheshte e rrumbullake i vogli e Marcusi qeshi serisht.

'Sepse ti nuk genjen. Mos e provo kot'

'Po pse genjente pinoku? Si i zvogelohej pastaj hunda?' e bombardoi me pyetje Enoch e Marcusi i duruar i pergjigjej te terave.

Nese dikush do ti kish thene para pak muajsh qe do te kalonte kohe me nje femije, do te sillej si nje vella i madh apo si nje baba, s'do ta kish besuar kurrsesi. E tani, ne ate cast, te perkujdesen per Enoch, ti tregonte rreth botes se bukur - oqeaneve te paskaj, akullnajave te poleve apo majave qiellgervishtese te Himalajave - ish pjesa me e bukur per te.

Deshte mbi gjithcka te mbushte zemren e vogelushit me shprese te nje bote me te bukur, me enderra per te synuar qe ta prekte ate. E enderrat e femijerise ktheheshin ne qellime e force vullneti per ti prekur ato.

S'lodhej se treguari, se pergjigjuri mijera pse-ve naive te nje femije mendja se cilit ish si faqet boshe te nje libri qe mbushej me cdo fjale.

E ate nate i rrefeu per aventurat e Pinokut e per prapesite e Tom Sojerit deri kur te voglin e zuri gjumi ne krahet e tij.


Aman sa i dua keto <3
Marcusin dhe Enoch, Jerryn dhe Bean - s'di ke dua me shume :P

Shkurtta welcome :D

Kala-Azar (shqip)Where stories live. Discover now