6

123 17 28
                                    

Macenta, Guine

Ndonese kishin kaluar jave, askush s'kish gelltitur ende hidhesine qe kish lene pas vdekja e Barnyt dhe Keas.

Te tere heshtnin, edhe Jerry e kish qepur gojen e tij llafazane e rralle shperthente ne ato ankesat e tij. Arsyeja, te tere qene te frikesuar.

'Te pakten tani e dime se kush eshte armiku yne' ish munduar te ngrinte moralin e grupit Tereza. Pas shpalljes se OBSH, Ebola qe kryefjala e dites per te tere.

'Po, duhet te qetesohemi tani qe e dime qe luftojme kunder nje virusi te padukshem qe cdokush prej nesh kaq lehtesisht mund ta marre. Dhe akoma me inkurajuese qe s'ka asnje mjekim dhe s'mund te veme bast as per jeten se me shume mundesi, jemi te humbur' kish shperthyer Jerry me te drejte e per te paren here Bea ish plotesisht dakort me te.

Ish cuar te largohej me nut ate pasdreke pa e vrare te ngrinte karrigen e shtrembur qe qe rrezuar prej vrullit te tij.

I transferuan ne Macenta, nje qyteze e piset ne mes te pyjeve te dendur tropikale. Udhetuan ne pjesen e pasme te nje kamioni ushtarak. Vapa qe e padurueshme ndonese ajri i paster futej prej mushamase se trashe qe mbulonte kamionin. Bezdisese si dreqi qene edhe ato mizat qe s'dinin te ndalonin se sorrollaturi mbi kokat e tyre.

Do te ndertohej nje qender per trajtimin e pacienteve te semure e per izolimin e atyre te dyshuar aty. Spitali, nje seri cadrash te vendosura prane njera tjetres, rrethuara me rrjetat portokalli per te diferencuar repartin ku mund te futeshin vetem ato qe do te caktoheshin te trajtonin te semuret.

Ne kufi me Liberine, detyra e tyre qe tejet e rendesishme per te percaktuar te ardhmen e kesaj epidemie.

'As me plas te behem fallxhor' kish shfryre Jerry ndaj Terezes, sikur te ish faji i saj. 'Me intereson vec e ardhmja ime e ngecur ketu s'e shoh shume qarte nese do kem nje'

'Qepe Jerry' s'kish duruar me Bea.

'Pse? Me thuaj qe nuk po mendon te njejten gje?' i qe hakerryer ai e me pas i qe kthyer te tjereve 'E di qe te tere mendoni si une por si duket vetem mua s'me plas ta them troç'

Nje dyzine prej tyre, sepse te tjere i qene bashkuar se fundmi, do te sistemoheshin ne cadra te posatshme prane qendres shendetesore - keshtu do te qene me te izoluar e kontaktet e tyre minimale nese ndodhte qe ndonjeri te infektohej.

Fatkeqesisht i qelloi te ndante tenden e saj me Jerryn tani qe Kea s'qe me me ta. Urrente te rikujtonte vdekjen e saj. Preferonte te genjente veten qe ish vetem nje enderr e keqe. Qe te dy qene kthyer ne Amerike e me Barnyn shetitnin dore per dore duarve te populluara te New York. Me mire keshtu. Vdekja e trembte, por nese nuk e mendonte mbetej nje koncept abstrakt qe s'mund ta mberrinte.

Qe ulur kembekryq mbi dyshekun e holle perdhe. Lexonte. Ndjeu Jerryn te hynte. Shpejte mbylli rrjeten e cadres e shfryu nen ze 'Sikur te mos mjaftonte kjo duhet te mbrohemi edhe nga malarja mutit'

'Te lutem mos shaj' i kerkoi pa hasur shikimin e tij Bea. Nese nuk fliste e kish te thjeshte ta toleronte.

'Merre' i zgjati racionin e saj te darkes. Nga ai ushqim i paketuar qe u shperndahej cdo mbremje.

E hapi per te pare nje copez buke, djathin e prere holle e nje gjelle te shpifur. Kafshoi buken e me pas tasin e la menjeane.

'Mban era vdekje' i foli Jerry. Mund ta perzinte friken e saj deri kur tjetrit ti tekej ta permendjte sikur ajo te ish nje mikeshe e padukshme qe qendronte kanosese aty mbi kryet e tyre per ti degjuar teksa flitnin per te.

'Mos e permend ate fjale' i kerkoi Bea.

'S'do ta qep gojen vetem sepse ty s'te pelqen te degjosh te verteten te te perplaset ne fytyre' krroi fytin ai.

'Me cfare do te na angazhojne?' pyeti sikur ai tja kish idene. Do ti trajnonin ditet ne vazhdim perpara se tu ndanin detyrat perkatese.

'Te ngreme peshe trupat e te vdekurve'

'Jerry' bertiti Bea.

'Dikush duhet ta beje apo jo. Njerez do te vdesin.'

'Mund ti kursesh detajet groteske.'

'Kujton se do te ti kurseje Ebola?' ironizoi Jerry qe princeshen Europiane s'e honepste dot. Dukej se ende priste te fushat me tulipane e flutura shumengjyreshe.

'Kush dreqin quan nje gje kaq te shemtuar Ebola' qeshi shemtuar. 'Ebo-la' rrokezoi.

'Jepi fund' i kerkoi. I dhimbte koka e stomaku i qe sekelldisur prej vapes e atij udhetimi ne kamionin qe tundej e shkundej ne rruget e dreqit.

'Je mire?' Dukej e zbehte si dreqi.

'Po'

'E sigurte qe s'ke patur te besh me ate piskuriqen' iu referua Keas.

'Zot, s'mund te jesh me i sjellshem.' shtremberoi fytyren Bea.

'Mire qenke' qeshi prape shemtuar ai. 'Gjersa vazhdon shef me ate shikimin prej hyjnie sikur te jesh me e mire se ne'

'As qe me njeh' shkundi koken Bea. Kurrkush me pare s'qe treguar aq i pasjellshem karshi saj. Lija nje amerikani koketrangull per ta bere te ndihej sikur ish nje snobe.

'Fale zotit' shfryu Jerry.

'Atehere boll me fole' i kujtoi. Fundja s'qe ajo qe derdelliste pafund.

'S'e mos po te flas ty. Me pelqen te flas me vete e te shaj kur jam i merzitur, ne rregull. Zotrote bezdisesh'

'Mund te kerkojme neser te rregullohemi ndryshe ne cadra' sygjeroi Bea.

'Gjeja e pare e zgjuar qe the' i dha te drejte Jerry.

Perqafoi kembet e saj me pas e vazhdoi te lexonte, duke injoruar ato sharjet e mallkimet e tij nen ze, sikurse ate zhurmen acaruese ne nje topi qe e perplaste ne toke.

Do ta duronte, deri neser.

'Cfare lexon?' e pyeti kurioz ai. Ne bisht te syrit e kish veshtruar te peqendrohej plotesisht ne ate librin qe e shfletonte shpejte. 

'Prape me vete po flet?' as qe ngriti koken nga fletet ku qe perhumbur. 

'Jo. Cuditerisht kete here po te flas ty' 

'Murtaja - Kamy' tregoi kopertinen e librit e ai qeshi. U pendua qe i qe pergjigjur. 

'S'mund te gjeje dicka me te papershtatshme' 

'Ta jap ta lexosh kur ta mbaroj' ironizoi Bea. Qe e sigurte qe ne jeten e tij s'kish prekur liber me dore. 

'E kam lexuar, faleminderit' e habiti me pergjigjen e tij sepse ngriti syte e per te paren here Jerryn e veshtroi ndryshe 'Ca? S'ta mbush syrin e?' 

Ajo shkundi koken e Jerry qeshi. 

'Kam nje burse te plote ne Cornell qe me duhet ta mbroj. Ja pse jam ketu' pranoi e kur Bea vazhdoi ta veshtronte me kuriozitetin e dikujt te intriguar per te ditur me shume shtoi 'Mos me shiko ashtu sikur do shkosh e do fiksohesh me mua. Serisht do ti nderrojme cadrat neser' i kujtoi. 

Por te nesermen kurrkujt si shkoi nder mend te merrej me dicka aq te parendesishme sa shperndarja neper tenda. Jo kur tere diten degjuan per virusin e mallkuar. Jo kur te nesermen dy infermiere shoqeruan ne njeren prej tendave mjekesore nje te semure qe nderroi jete ate mbremje. 

Nje shurplake ajo vdekje per ti zgjuar prej stuporit ku verviteshin si te droguar duke iu arratisur te vertetes. 

Realiteti i tyre ish ky - nje loje ku ka fshehti me vdekjen, nje gare me kthetrat e saj. 


Thoughts? 

Sa me pelqen Jerry si personazh :P 

Bea pastaj shume introverte... :)

Kala-Azar (shqip)Where stories live. Discover now