11

94 21 8
                                    

Kujtoi rrjedhen e ngjarjeve qe e kishin detyruar te gjendej ne bordin e avionit te vogel kaçator, ne shoqerine e nje grupi shkencetaresh - nga me te miret ne fushat e virologjise, shendetit publik dhe epidemiologjise.

E kish ditur qe s'do te mund ti bente bisht nje udhetimi drejt zemres se nxehte te epidemise me te fundit me te cilen perballej bota, e prandaj qe veteofruar e para per tu bere pjese e ekipit multidisiplinar.  Kjo padyshim do ti fitonte mjaftueshem pike ne syte e drejtoreshes se pergjithshme te OBSH - Margret Chan. Hans do te dilte ne pension me shpejte sec mendonte e do ish Selina ajo qe e buzeqeshur do vuloste renien e tij.

Kish kembengulur per nje mbledhje te dyte te keshillit te emergjencave. Shifrat qe raportoheshin nga Afrika ishin alarmante e prandaj kete here te tere qene hequr sikur ishin vertete te interesuar per cfare po ndodhte ne kontinentin e zi.

Fundja ish pjese e punes se tyre te shtireshin sikur vertete u interesonte shendeti global me shume se interesat e veta vetjake e rrogat e majme qe arketonin cdo fillim muaji.

'Guinea raporton raste ne cdo distrikt te saj' nisi te permblidhte Selina per te tere. Kish pergatitur nje prezantim modest qe luante ne monitorin pas saj.

'Sierra Leona gjithashtu raporton rastet e para. Semundja po perhapet me ritme te shpejta e ndoshta tani qe flasim Ebola nga mberritur edhe ne Kenema'

'Keto mut vendesh a i kane mbyllur kufinjte e tyre?' e nderpreu njeri prej kolegeve te saj. E injoroi e vazhdoi te fliste.

'Liberia raporton rastet e para ne Monrovia. Nje qytet me dendesi te larte popullsie dhe ajo c'ka perben problem per ne: fakti qe shumica e tyre jetojne neper geto, lagje masive pa asnje kontroll higjeno-sanitar.'

'Ashtu kane ekzistuar gjithnje' qeshi Hans por askush nuk perfilli komentin e tij.

'Po Hans' aprovoi Selina 'Por Ebola nuk ka qene komshija e tyre me pare' e kete here te tere qeshen. 2 me 0 per Selinen, mendoi triumfuese. Se shpejti do te qendronte ajo ulur ne karrigen e lekures ne krye te tavolines se gjate.

'Liberia eshte problematike. Me nje sistem shendetesor plotesisht te renuar, mungesa te frikshme stafi. Ka vetem 50 mjeke ne te tere shtetin. Ne raport 1 mjek per 70.000 banore. Infermieret aktualisht jane ne greve, refuzojne te trajtojne te semuret. Thone qe nuk njohin semundjen e gjithashtu qe s'jane te pajisur per te luftuar me te. Nje i vdekur ne rangun e tyre ka bere qe te tere te terhiqen e te shpallin doreheqjen.'

'Ato kane nje detyrim moral te jene aty' ngriti zerin Hans.

'Ti s'mund ti detyrosh. Kane nje detyrim moral edhe ndaj familjeve te tyre'

'Mund ti premtojme qe do ti mbeshtesim' propozoi.

'Do ti mbeshtesim. S'i zene besen fjaleve tona nese nuk shohin njerezit tane aty.'

'Kush po merret me te semuret?' pyeti nje mezo-grua.

'Me aktivet jane organizatat jo-fitimprurese. Kane filluar te flasin kunder nesh e fjalet e tyre po jehojne ne shtypin boteror'

'Une s'kam lexuar gje' komentoi me i moshuari mes tyre.

'Me fal, kur ke lexuar per here te fundit nje gazete Oto?' iu kthye Selina sypatrembur. Nuk i frigohej asnjerit prej tyre.

Ish nje femer e pameshirshme qe ne jete kish mesuar heret te luftonte me berryla per te arritur synimet e saj. E karriera kish qene gjithnje qellimi i saj i vetem.

'Guinea' ngriti pak zerin per te fituar serisht vemendjen e salles 'disi me e organizuar. Problematike eshte lufta civile qe aktualisht ben te paaksesueshme disa zona te shtetit. Mund te vendose ne rrezik jeten e atyre qe tentojne te hyjne aty'

'Mos te hyjne atehere. Nese askush s'mund te aksesoje keto humbetira do te thote qe as ata s'mund te dalin prej aty.'

'Dhe Nigeria' vazhdoi me referimin e saj Selina.

'Nuk ka raste apo jo? Nuk shoh te kete raportuar...' nisi te fliste shpejte nje kolegia e saj qe Selinen gjithnje e shihte shtrembur, pa fshehur xhelozine per pushtetin e saj. E mbante mend nga ditet e saj te para ne OBSH. Kishin nisur te punonin njekohesisht per organizaten e njekohesisht vetem ajo ia kish dale te ngjitej ne shkallet e karrieres. Nese do te rrinte tere diten duke u marre me llafe si tjetra, doemos qe do te ish edhe ajo nje humbameno si ajo.

'Asnje rast, fatmiresisht. Por edhe per sa kohe do te jemi me kaq fat? Udhetimet ajrore vazhdojne mes vendeve, sikurse dhe kontrollet ne kufinj jane minimale. Disa fletushka informuese qe askush nuk i lexon e nuk i kupton. Nigeria ka aeroportin me te madh nderlidhes me Europen e boten per rajonin. Nje pasagjer i infektuar fare thjeshte mund te na e sjelle semundjen ketu'

'Ne mund ta dominojme.' foli dikush.

'Por pse duhet te futemi ne rangun e shteteve qe raportojne raste kur mund ta evitojme?'

'Pra nje tablo e shkelqyer e situates' duartrokiti ironikisht Hans, i bezdisur prej vemendjes se te tereve mbi Selinen. Qe mesuar qe tere syte te qene mbi te. 'Ulu' e urdheroi e Selina iu bind, me pertese. Fatkeqesisht ai vazhdonte te ishte shefi i saj.

'Do te nisim epidemiologet tane atje. Mund te flasim me qendren Afrikane per te koordinuar me mire gjithcka. Synojme qe deri ne fund te muajit minimalisht te kemi nje kufizim te levizjes prej zonave me te prekura, sikurse mbyllje te kufinjve. Me pas do te zgjerohemi ne nje strategji speficike per secilin shtet ne frenimin e epidemise brenda kufinjve te tyre'

'E dime qe keto jane gjerat qe duhet te bejme Hans. Por si?' pyeti Oto e Selina nenqeshi. E adhuronte qe edhe te tjeret e percmonin Hans po aq sa ajo.

'Une mund te shkoj' u veteofrua ne ate mbledhje e te tere psheretine te cliruar qe ajo u tregua me e guximshmja nder ta, duke i shpetuar te tjeret prej barres se rende te nje ekspedite Afrikane.

Frika, ja cfare i bente te tjeret me te paafte se ajo.

S'foli me. E kish bere te sajen. Degjoi e bezdisur shfaqen e stisur te Hans qe ende qante per udhetimin ne Maldive ku s'do te mund te shkonte.

Do shkosh te pleqerosh shume shpejt ne Maldive matuf deshi ti perplaste ne fytyre. Por duhej ende te bindej, te nenshtrohej. Ne emer te fitores, qe do te ishte e saja.

E keshtu, pas nje jave u gjend ne avionin e vogel qe u nis prej Gjeneves ate te Marte.

Qe e vetmja femer, konstatoi menjehere. Te tjerave iu duhej te ushqenin femijet e benin pazaret per burrat e tyre. Selina qe e lire nga cdo angazhim perpos asaj deshires per te ushqyer egon e saj.

'Femije?' e pyeti mashkulli bri saj. Bernard, kish mesuar se quhej pak me pare. Profesor i nderuar ne Anglic kujtoi nga letra qe i kishin sjelle ne zyren e saj pak dite me pare.

'Jo' shkundi koken. 'Ti?'

'Tre' u pergjigj krenar.

'Shume?'

'Pak. Do kisha bere edhe te katertin nese do isha serisht i ri'

I buzeqeshi. Dukej i lumtur.

'Leri pallavrat Ben' u hodh nje tjeter pas tyre. Duhet te ishin miq. Flitnin me njeri tjetrin me familjaritetin e personave qe njiheshin prej vitesh.

I la te bisedonin me njeri tjetrin. S'ja kish enda ta zgjaste shume e as te krijonte miqesi.
Ne ate cast, mendoi, deshte deshperimisht nje cigare.

Po e postoj edhe kete meqe e kam gati qe neser te vazhdojme me Marcusin dhe Enoch :p

Kala-Azar (shqip)Where stories live. Discover now