17

94 19 18
                                    

Kish zbathur takat per atletet e rehatshme e pa to ndihej pak me pak e pushtetshme.
Forca, terheqja e feminiteti i nje femre fshihej nder te tjera edhe tek kepucet e saj.

Kish qene nje dite e lodhshme - nje udhetim i gjate, i nxehti e lageshtira mbytese, kaosi i atij qyteti te rremujshem e te zhurmshem.

I qe dashur te takonin perfaqesuesit e qeverise vendase pa pushuar aspak, te rropatur sic qene.

'Jemi ne mes te nje krize ne shendetesi. Reformat nuk jane pritur mire dhe situata e krijuar ka acaruar edhe me stafin. Nje pjese kane dhene doreheqjen e te tjere refuzojne te punojne' kish thene zevendes ministri i shendetesise. Cdo fjale e tij pohonte edhe perfaqesuesi i zyres lokale te OBSH.

'40 mjeke per nje shtet te tere eshte me shume se nje krize. Ju nuk keni shendetesi' ia kish kthyer Selina atij qe mundohej ti ushqente dokrra se si po benin maksimumin per te menaxhuar situaten e me pas vazhdonte bente politike me ate se ciles se interesonin premtimet prej reforme aktuale.

'Dhe kjo eshte nje epidemi' e kish korrigjuar me pas kur ai Eboles vazhdonte ti referohej si nje shperthim rastesh sporadike. 'Rrezikon t'ju shfarose nese nuk merrni masa, shpejte'

Qe nervozuar. E dinte qe s'duhej ta humbiste toruan ashtu. Dinte me mire se te sillej si nje vajze kryenece e llastuar.
Fajesoi vapen.

Lane te ritakoheshin te nesermen per te hartuar nje plan te mirefillte. E teksa te tjeret qendruan pas per te biseduar ajo iu afrua nje dritareje ne fund te korridorit te gjate e te ngushte per te ndezur nje cigare. E vendosi mes gishtave qe i dridheshin dhe e afroi ne buzet e saj qe ngutshem i kish lyer me nje buzekuq neutral ne makinen qe i kish sjelle aty.

'Me jep nje' kerkoi mezoburri qe kish mesuar se quhej Bernard. E menjehere pas tij u shfaq dhe Tomas. Qene te pandare. Miq rinie, i kishin shpjeguar ne avion e ajo kish menduar per pak per miqte e saj me te cilet kish humbur kontaktet prej kohesh.

'Mos' urdheroi Tomas kur ajo u mat ti zgjaste paketen burrit babaxhan. 'Ka kaluar nje para-infarkt' sqaroi e duke u kthyer nga Bernard shtoi

'Fakti qe je mijera kilometra larg Anglise tende te dashur sdo te thote te heqesh dore nga rregullat e jeteses se shendetshme qe ndjek atje'

'Keshtu do me cosh dhe ne Vegas?' vari turinjte si nje femije Bernard.

'S'ka asgje te shendetshme ne kete vend' komentoi ajo qe bishtin e saj te cigares e flaku prej dritares e me pas Bernardit i hodhi paketen.

'Jane tuat. Une po mundohem ta le'

'Ben, mos' degjoi serisht Tomasin ti predikonte teksa largohej prej dy matufeve pleq.

Perfundoi serisht e ulur mes tyre teksa darkonin ne mensen e atij qe ish hoteli ku do te qendronin ne Monrovia.

Me mire se te rrinte me dy thuajse moshatare te saj qe si kursenin shikimet jo fort te kendshme qe studionin trupin e saj paturpesisht.

'Mund ti fusja nje shkel e ti lija duke mallkuar diten qe erdhen ketu' shfryu mes dhembesh kur njeri prej tyre vazhdonte ti hidhte shikime perverse here pas here.

'Selin apo jo?' pyeti Bernard. Duhet te ish ai me i shoqerueshi nga ata te dy.

'Po'

'Je nje uragan, e shoh ne syte e tu' i buzeqeshi Bernard qe femra si ajo ne jete kish hasur plot. Qe martuar e kish krijuar nje familje me nje grua te tille.

'Dhe cfare sheh tjeter ne syte e mi?' Mbeshteti mjekren ne duart e saj e kurioze pa nga Bernardi.

'Qe bej mire te mas mire se cfare them nese s'dua te perfundoj edhe une duke mallkuar diten qe erdha ketu'

Karagjozi plak mendoi e qeshi.

'Dhe di te qeshe' shpalli kete here per mikun e tij Bernardi.

'Mos u mprifni se do shihni shume nga kjo buzeqeshja ime' i kujtoi.

'E dime xhan. Dhembet do na i tregosh vec duke u skerrmitur' u hodh Tomas e para se ajo te mund te ofendohej prej atij komenti shtoi

'Eshte pikerisht ajo per te cilen kane nevoje keto njerez' i referohej qeveritareve te leshit. Duhet te kerkonte nje talent te vecante te qenurit politikan - nje aftesi per te vjedhur paturpesisht qe jo te tere e zotonin.

'Kane nevoje te zhduken e te rreshtin si reni ne qafe popullit. Ketu, ne Guine e Sierra Leone. Ngado' komentoi Selina. Edhe ne organizaten qe ajo perfaqesonte aty.

'E serisht Ebola i kursen' shkundi koken i zhgenjyer Tomas.

'E di, degjova qe kane nisur kerkimet per nje vaksine. Jane dhene licensat e para' njoftoi Bernard mikun e tij,

'Nje student i imi predikon ne Harvard qe s'eshte vecse nje tjeter skeme per te pasuruar farmaceutet. Risjellim ne vemendje nje virus te harruar, e leme te marre mijera jete dhe bam, vaksina del ne treg. Qeverite hyjne ne borxhe per ta siguruar dhe pas pak javesh, virusi zhduket si me magji' kerrciti gishterinjte Tomas.

'Po ti? C'mendon ti?' E sfidoi Bernard.

'Qe asgje qe mund te shoh e degjoj s'me cudit me Ben'

'Dhe une s'habitem nese OBSH-ja eshte pale me kete' ndau Selina e nga paketa e lene mbi tavoline, ajo qe i kish falur Bernardit, mori nje cigare.

'Sikur do e lije' shkundi koken tjetri e ajo qeshi pak.

'Pas Afrikes, ndoshta' e ndezi per ta thithur ngadale.

'A nuk duhet te flasesh keq per organizaten ku punon?' e pyeti Tomas. Ai dhe Ben qene eksperte te pavarur te cileve u qe kerkuar ndihme.

'Cila eshte e keqja e Harvard Tomas?' E pyeti. Deshte te nxirrte te sajen.

'Qe dikur ishte universiteti me prestigjoz ne bote e tani duhet te ruaje ate imazh?'

'Je me i zgjuar se kaq' e shtyu Selina.

'Nje vend snobesh kapitaliste. Kam studente qe s'dine te ndajne shapin nga sheqeri e jane aty vetem sepse gjyshi apo katragjyshi tyre ka qene vertete dikush e ka blere ndonje pikture apo ka rregulluar ndonje konvikt per universitetin'

'Dhe te thuash kete te ben hipokrit? Fundja ti punon e han buke aty'

'E shof ku do te dalesh' pohoi Tomas e Selina qe kish perfunduar cigaren i buzeqeshi teksa fikte ate te fundit mbi nje tavell te vogel.

'Askush s'eshte me i paafte se ai qe s'ka sy per te pare e veshe per te degjuar. Genjehen lehtesisht prej propagandave e mburren se vertete po bejne dicka kur gjithcka jane, jane lolo te dikujt tjeter. Ne, une, ti.' valeviti gishtin sa nga vetja tek Tomas 'Ndoshta Edhe ti Bernard' shtoi

'Ne kurre s'do jemi pupeta te dikujt. Jemi teper te zgjuar e me kembe ne toke per te qene gure shahu ne lojen e tjeterkujt'

Shah mati do te ish i saj.

Jane te rendesishem edhe keta :)
Fundja ne duart e Selines ose Tomasit do perfundoje Enoch i vogel ne Monrovia (mini spoiler - si qysh tek s'e di akoma :p)

Si po ju duket historia deri tani?
se me duket s'ju kam lodhur shume me kete pyetjen time te preferuar ketu une 😛

Kala-Azar (shqip)Donde viven las historias. Descúbrelo ahora