3

182 24 17
                                    

Conakry, Guinea - Shkurt 2014

Qene mbledhur ne hotelin modest sebashku me pjesen tjeter te stafit. Te sapo kthyer prej diteve te veshtira ne Meliandou, nje fshat i izoluar ne ate qe njihej si Rajoni Pyjor. Me vetem 31 familje qe popullonin ate, thuajse kurrkund s'e dinte ekzistencen e nje vendi te tille.

Nje femije 18 muajsh kish vdekur pak jave me pare, i pari i nje seri rastesh vdekjesh te raportuara prej nje grupi vullnetaresh qe nje zot e dinte se c'e mire i kish shpene ne nje vend si ai.

Raste te ngjashme qene raportuar edhe ne te tjere fshatra fqinj, ku disa prej vullnetareve kishin udhetuar, per te humbur jeten ne humbetira te Afrikes.

Askush s'dinte ti vinte nje emer por ajo c'ka te tere dinin me siguri qe që kishin te benin me nje semundje ngjitese e per dreq ne Afrike semundje te tilla gjendeshin ngado. Nga malaria qe kercenonte kedo tek HIV AIDS qe gjithashtu qe perhapur me se shumti ne kontinentin e zi.

'Ishte padyshim kolere' foli i lodhur Barny, nje 30 vjecar Amerikan qe nuk jetonte dot pa alkolin qe fshihte pas jelekut te kuq.

'Si dreqin ia del ta pish ate shpifesi pa vjelle me keto rruge muti' ish ankuar Jerry, nje tjeter djalosh amerikan teksa te tere bashke udhetonin ne pjesen e pasme te nje kamioni mallrash drejt Konakrit, kryeqytetit te Guineas.

Si te paret vullnetare te 'Mjekeve pa Kufinj' qe zbarkonin ne terren qe mbi ta barra e identifikimit te ketij kercenimi te ri.

'S'e dime ende' kundershtoi Tamara, mjeke infeksioniste qe organizates i qe bashkuar vite me pare e te tilla aventura s'e trembnin me.

'Bea tha qe te tere thonin qe te vdekurit, qe u prehshin ne paqe, ankonin diare'

'Diare mund te kesh edhe ti neser Barn por s'do te thote qe ke kolere' i gjuaji pas kokes se tij te trashe njera prej vajzave. Kea fliste e sillej si te ish nje çunak e njekohesisht s'e fshihte ate pelqimin qe kish karshi Barnyt. Qe e vetmja qe shkrihej me shakate e tij.

'S'di me cfare kam e cfare nuk kam ne kete mut vendi' shfryu e sic e kish zakon rremoi poshte jelekut per flaskun e tij te alkolit prej nga ku rrekelleu pijen e tij. Nuk pranonte te thoshte se cfare ish sic refuzonte ta ndante me kerrkend. E njekohesisht kuterbimi i alkolit ish i rende, por cuditerisht ai nuk dehej kurre.

'Ne mostrat e grumbulluara pate bakterie apo jo' solli ne vemendje Bea. 'A nuk mbeshtet kjo mundesine qe mund te jete vertete kolere?' iu drejtua Tamares qe prej ditesh vriste mendjen rreth patogjenit te paidentifikuar.

'Dicka me thote qe jo' fliste nen ze. Kish pergatitur disa monstra per ti nisur drejt Frances e Gjeneves per tu ekzaminuar serisht ndonese palaçove te Organizates Boterore te Shendetesise s'u zinte bese aspak. S'qene veçse nje organizate e politizuar qe kish humbur qellimin e krijimit te saj ne rrugen e pushtetit e parave.

Duhet tu plaste bomba ne dore pa te zgjoheshin prej kllapise se tyre te mos berjes asgje. Nje fatkeqesi vertete qe aq shume koka te zgjuara qene ngujuar ne Gjeneve per ti ushqyer njeri tjetrit histori suksesi te paqena.

'Do te marrim vesh per pak dite. Qetesohu tani Tam' u mundua ta sillte ne qejf Jerry. 'Fundja kemi ngecur me njeri tjetrin me mes te kurrkundit pa asgje per te bere. Mund edhe te vrasim kohen e jo mendjen si fillim' propozoi ai.

'E c'propozon te bejme i zgjuar?' iu hakerrye Barny. 'Te hedhim valle' ironizoi.

'Muhabet, boh' u leshua ne karrigen e drunjte qe kerrciti nen peshen e tij. 'E ju lutem jo per keto mut semundjesh se po me kallin daten. Ju betohem mbreme pashe ne enderr sikur e kisha dhe une e sikur donin te me varrosnin te gjalle keto afrikanet e dreqin e me futen ne nje grope e kendonin e kercenin rreth meje. Per zotin, sikur me benin magji te zeze me me cof me zor'

Kala-Azar (shqip)Where stories live. Discover now