7

118 17 14
                                    

Lofa, Liberia Prill 2014

Qene mbledhur te tere bashke, nje grup femijesh, ne oborrin e shkolles - qe vertete qe nje barrake e vogel. Te pakten keshtu e kish pershkruar nje nga zonjat e ardhura nga jashte.
C'eshte nje barrake? Kishin pyetur njezeri femijet ne klase e mesueses vullnetare te Anglishtes i qe dashur ti shpjegonte qe ish nje godine llamarine, e vogel dhe jo mire e organizuar.
Ne te tere jetojme ne barraka atehere, kishte vene ne dukje nje prej djemve.

Lofa ish nje fshat i harruar ne kufi me Guinene. Komunitetit te tij te vogel iu desh te jetonte me pak, ne zhulin e dheut te kuq dhe mes pyjeve te dendur tropikale.

'Alienet erdhen prape sot' tha Boakai, shoku i tij i bankes.

'Sa ishin?' u lodh Sulocha, vajza me krahet e gjate e te holle qe te tere e tallnin sepse ish me shtatlarte se te tjeret e kjo djemte i bente te ndiheshin keq.

Alienet qene nje grup te huajsh qe vinin se fundmi shpesh ne fshatin e tyre, veshur me rroba te bardha te cuditshme e me maska te verdha qe dukej sikur s'i linin te merrnin fryme. Askush s'jua kish pare fytyrat e meqe nje prej mesueseve te anglishtes u kish folur per alienet, femijet i vetequajten ashtu.

'Po pse nga qielli kane ardhur ato' qe ankuar Suloch por askush s'ja kish zgjatur.

'Ne fakt ato duken si astronauta' u hodh ate dite Enoch. Nje nga tetat i kish treguar njehere per burrat qe shkonin me qiell tek alienet - dhe ne nje foto  visheshin ashtu.

'Cfare cfare?' U hodh Boakai.

'Xhaxha qe ikin ne qiell' shpjegoi ai me naivitetin femijenor.

'Epo keto jane ketu, s'jane ne qiell Enoch' beri te zgjuarin Boakai e te tere qene ne nje mendje me te.

Jane vertete aliene, kishin rene dakort, sepse shpesh i kishin pare te merrnin me vete edhe njerez te fshatit te tyre. Njehere nje prej vajzave kishte thene qe i kish pare te terhiqnin nje thes te madh te bardhe e qe njerez u venin nga pas duke qare.

Askush s'e dinte se cfare benin ato aty por prania e alieneve i kish frikesuar te tere.
Vetem femijet vazhdonin te dilnin si gjithnje.

Enoch ate dite ish kacavjerre jashte dritares se barrakes se tij. E dinte qe do ti bertitnin si dreqi, por ne shtepi me 3 motrat e te emen merzitej si dreqi. Ato s'deshin te flitnin per alienet e madje as nuk e lejonin ti shihte nga dritarja.

'Enoch, Enoch' u shfaq duke bertitur nje tjeter prej çunakeve te klases.

'Alienat jane tek shtepia jote' tha mes dihatjeve.

U ngrit vrikthi, e bashke me te edhe tere te tjeret, kurioze per te huajt.

Vrapoi zbathur ne pluhurin e Lofas. S'i kish veshur te vetmet sandale qe zoteronte ate dite.

Kembet i dhemben pak.

Ndaloi e pas tij edhe te tjeret. Boakai madje shtrengoi te dy supet e tij kur pa se si alienet po terhiqnin mamane e motrat e tij.

'Jo' bertiti Enoch qe deshi te vraponte drejt xhaxhave aliene. 'Maaa' bertiti por ajo se degjoi e te tjeret nuk e lane.

'Me leshoni' u bertiti kete here atyre.

Alienet i futen ne nje furgon te madh te bardhe e dyert i perplasen fort.

E vetem kur makina e cuditshme u nis Baokai e leshoi e Enoch vrapoi fort.

'Ku shkon? Alienet do te te marrin dhe ty' ulerinte Baokai por Enoch s'ja vuri veshin.

Vetem mendonte qe deshte qe alienet ta merrnin qe te rrinte me mamane e motrat e tij. Pse dreqin kish menduar qe trashej me ato?

Kala-Azar (shqip)Where stories live. Discover now