18

103 20 11
                                    

E kish zene gjumi mbeshtetur ne krahun e Marcusit. E ndihmoi te shtrihej ne menyre qe koken ta vendoste ne preherin e tij.

Qe errur e rruga e ngushte ndricohej vetem prej dritave te mbytyra te kamioncines se tyre.

Yuri ndaloi bri rruges e makinen e fiku vrikthi,

'C'ben?' Peshperiti Marcusi qe deshte ti bertiste por kjo do te zgjonte vogelushin qe tashme flinte.

'Jam lodhur'

'S'mund te ndalojme ne mes te rruges, ne mes te kurrkundit. Do na vrasin ketu e na rrofte'

'Te thashe qe s'mund te ngas me'

'Lerme mua atehere' shpalli Marcusi. Deshte te mos humbiste asnje minute te çmuar.

'Hajde atehere' kerrceu jashte makines Yuri e hapi deren e pasagjerit.

'Me ndihmo me te' kerkoi Marcusi e vogelushin e ngriten te krahe te dy. E mbajti teksa Yuri rehatohej e Enoch ia besoi atij.

Nxitoi per te nisur serisht makinen teksa me vete murmuriste nje kenge hollandeze per te perzene lodhjen qe kercenonte ta kapllonte.

'Jepi mire. Po me ben stomakun mut'

'Do me mesosh si te ngas tani o Gangnam style?' Ironizoi me titullin e nje kenge te famshme koreane qe nje zot e di si kish thyer cdo rekord shikueshmerie ne youtube.

'Jam nga Vietnami' sqaroi i ofenduar tjetri. Si dukej bezdiseshin kur i ngaterronin. Marcusi mendoi qe sdo e vriste mendjen aq shume nese e quanin Anglez apo Gjerman.

'A s'ka ebola andej nga ju qe erdhe deri ne afrike?' pyeti kurioz.

'Njemije e nje semundje te tjera. Malarie, ethe dengue'

'Pse erdhe ketu atehere? A skishte Vietnami nevoje per ty?'

'Po Hollanda per ty?' foli shpejte Yuri.

'Hollandes si hyjne ne xhep legenat' nenqeshi.

'Ti s'dukesh legen' shtoi Marcusi.

'Thjeshte dua te ndihmoj, e Afrika ka me shume nevoje per njerez tani' mbeshteti koken pas xhamit e mbylli syte. Deshte te flinte.

Voziti ne erresire. Qe lodhur si dreqi po mjaftonte te hidhte syte nga Enoch qe flinte paqesisht per te gjetur force.

Ngadalesoi vetem ne distance dalloi dritat e zymta te nje fshati, ne hyrje te se cilit qendronin ushtare te armatosur. Zor se udhetonte kush ne ate rruge prandaj u habiten kur pane nje makine te afrohej.

I ndaluan e prej Marcusit qe uli xhamit kerkuan nje autorizim.

'Jemi me Mjeket Pa Kufinj' i shpjegoi por ata zor se kishin degjuar per te.

'Askush s'kalon' ngulte kembe njeri prej tyre qe u zgjat per te pare permes dritares e syte i ndalen tek Enoch. 'Po ky?'

'Eshte me ne. Po ikim ne Monrovia per ta dorezuar atje e per te marre disa mallra. Qendrojme prane Loffas' vazhdoi te sqaronte Marcus.

'Zbrit' bertiti njeri prej ushtareve e kjo zgjoi Yurin qe shpejte ferkoi syte e Marcusin e pyeti se c'po ndodhte.

'S'na lene te kalojme plak'

Por Yuri s'u duk aq i trazuar sa ai e prej xhepit nxorri nje leter te zhubravitur qe ia zgjati policit.

Marcusi e veshtroi venger. Mund ti kish thene qe ata e zoteronin nje mut autorizimi.

Pa ushtarin ta lexonte e me tej ta paloste letren per ta futur ne xhepin e jelekut te tij.

'Thote dy' tregoi 2 kishta para fytyres se Marcusit.

Kala-Azar (shqip)Место, где живут истории. Откройте их для себя