19

91 19 26
                                    

'E di, keta njerez kercejne e kendojne ne kishe, ne varrime sepse keshtu mendojne, zoti do ti degjoje me mire' shpjegoi Jerry. Kish pyetur ne fillim, kurioz. E tani, s'mund te shqiste prej mendjes fytyrat e buzeqeshura te afrikaneve qe i shpjegonin besimin e tyre, devotshmerine ndaj nje zoti qe dukej sikur s'kish kohe per ta.

Ku ishte zoti i tyre tani?!

'Po mendon ende per ate apo jo?' e pyeti ngadale Bea. E dinte qe tjetri s'mund te flinte sepse perndiqej prej imazheve te trupave te pajete. Sikurse ajo prej syve te frikesuar qe pergjeroheshin ne heshtje per ndihme.
Zot per ta tani ish ajo, Jerry, te tjeret qe mundoheshin ti shpetonin me pak. Luteshin qe trupi tyre te ish i forte mjaftueshem per te luftuar virusin e pameshire.

'S'mundem te mendoj gje tjeter' shkundi koken i frustruar Jerry.

Qendronte ulur krah Beas ne njerin prej stolave vendosur rreth nje tavoline te plastikte. Aq prane, sa supet e tyre ciknin njeri tjetrin. Keshtu s'ndiheshin vetem ne perhumbjen e tyre. Qene te dy.

Te tjeret flinin. Qene terhequr ne tendat e tyre e pas disa oreve te zhurmshme, mbushur me biseda e komente qe s'deshen te degjonin, me ne fund aty, ne ajrin e lagesht e te rende te nates kishin mbetur vetem ata te dy.

'S'dua te shkoj neser' ferkoi syte e lodhur me duar e krahet i leshoi anesh vetes.

Deshi te prekte doren e tij, tia shtrengonte per ti dhene sado pak force por ngurroi.
S'kishin biseduar rreth puthjes. S'do ta pyeste.
E kish pare te vuante, luftonte me veten. I perhumbur e kish puthur dhe ajo e kish lejuar.
Ai kerkonte te ndjente. Sikurse edhe ajo. Qene zhytyr shume thelle e me s'qene te njejtet.

Per dreq, ai ish Jerry. Djaloshi acarues qe para pak javesh s'e honepste dot. E tani, s'mund te rreshte se menduari per ndjesine e duarve te tij qe zhyteshin ne floket e saj, e shtrengonin prane vetes teksa vidhte prej saj jete me buzet e tij te ashpra e njekohesisht delikate.
S'mund te rreshte se ndjeri puthjen e tij ne buzet e saj prandaj instiktivisht me gishterinjte e saj preku buzet mishtore teksa njekohesisht shihte nga ai.

'Bea?' peshperiti emrin e saj. E veshtronte kurioz si te deshte te lexonte mendjen e tjetres. Ndoshta mendonte per ate puthje, teka prekte buzet e kuqe dhe e veshtronte me syte enderrimtare.

'Cili eshte emri yt i plote?' e pyeti. S'mund te kish menduar per dicka me idiote per te perzene ngarkesen e atij momenti. Dreqin, ta kish kuptuar valle qe po mendonte serisht per buzet e saj?

Kish funksionuar, per fare pak kish harruar e deshte serisht te perhumbej ne te.

E pa te qeshte pak.

'I imi eshte Jeremiah' ndau me te. 'Si gjyshi'

'Jeremiah?' perseriti ajo.

'Ndihem automatikisht nje plak kur me therret ashtu' qeshi Jerry 'Majde madje ka edhe nje Junior nga pas' ndau me Bean. 'Mos thuaj gje' i kerkoi kur pa qe ajo u mat te fliste.

'Beata' foli ngadale ajo. 'Mami im eshte e fiksuar pas cdo gjeje italiane. Muzika, kuzhina, gjuha. Sa e sa here ka dashur te na zhvendose ne Itali por fale zotit babi eshte me kembe ne toke'

'E bekuar' perktheu Jerry.

'Po zoti profet' e ngacmoi Bea e te dy qeshen.

'Kam qene vetem nje here ne Amsterdam gjate pushimeve pranverore'

'Aaa atyre pushimeve kur per ju harbimi eshte i ligjshem?' E ngacmoi Bea.

'Ashtu ishte. Vetem hashash dhe...'

'Femra?' plotesoi Bea 'Arsyjet pse thuajse c'dokush vjen ne Amsterdam fundja'

'Do vija prape. Per kanalet e tulipanet kesaj rradhe. Plus kam edhe nje shoqe hollandeze tani' e ngacmoi Jerry e pa Bean te skuqej e te kafshonte buzen e saj te poshtme.
Ia nguli syte pikerisht aty e kjo sikletosi edhe me tjetren sepse koken e ktheu menjeane per ti shpetuar shikimit te tij.

'Si eshte aty ku ti jeton?' e pyeti shpejte ajo.

'Ne St Louis jam rritur ndersa tani rri ne Ithaca. Nje qytese pleqsh po te mos ishte per campusin e universitetit.' i shpjegoi.

'Ne Amerike s'kam qene asnjehere'

'Dhe e urren pa e pare?' e ngacmoi.

'S'me terheqin godinat metalike pa asnje karakter dhe as zhuli apo hamburgerat dhe...' nisi te recitonte.

'Kane lezetin e tyre dhe hamburgerat e hot-doget ne rruge. Pastaj kemi dhe vende te bukura. Arizona? Utah? Hawaii? Alaska?'

'Ke qene?'

'Ncuq. Por dua te shkoj.' pranoi. 'Mund te vish dhe ti' e ftoi pa ditur dhe vete pse e beri.

'Po me fton?'

'Ma merr mendja se je nga ato qe te pelqen natyra. Si une'

'Po' pohoi e buzeqeshi.

'Hawaii eshte nam' vazhdoi.

'Gjithmone kam dashur te shkoj. Ne Maui. Rruga e Hanes.' Mbylli syte e nisi te perfytyronte sikur vertete te ish aty.

'Kaui ku eshte filmuar Jurasic Park' shtoi Jerry.

'Parku nacional vullnanik'

Vazhduan te listonin cdo gje qe dinin rreth ishujve tropikale ne mes te Paqesorit.
Asnjeri s'kish para per te shkuar aty dhe te dy e dinin, e serisht te enderroje s'kushtonte asgje e me mendjet e tyre fluturuan aty, per t'ju fshehur edhe njehere realitetit.

'Do doja te shkoja ne Sri Lanka' rrefeu me pas Bea.

'Pse?'

'Azia me intrigon. Eshte aq ndryshe dhe e bukur. Kulture ndryshe, natyre perrallore. Dhe gjithcka aq lire'

'Po pse Lanka? E jo Bali, Tajlanda.' ish kurioz.

'Sepse eshte ende nje parajse e paprekur. Dua ta vizitoj perpara dyndjes se turisteve. Perpara se te hapet nje McDonald apo nje Starbucks eshe aty'

'Me pelqen qe je kaq...' e bukur, shpirterisht deshi ti thoshte.

'Kaq?'

'Ndryshe.'

'Si?' ngriti vetullen ajo.

'Ne nje bote Starbuck-sash ti je kafja tradicionale Kolumbiane ose Luwaku'

'Luwaku?'

'Kafja me e shtrenjte ne bote' sqaroi Jerry.

'Ajo qe pergatitet nga jashteqitja e nje maceje?' shtremberoi fytyren Bea e qeshi.

'Fokusohu tek pjesa qe eshte edhe kafja me e vecante' gjeti doren e saj e nderlidhi gishterinjte e tyre.

Pa duart e tyre te nderlidhura e ndjeu ate nxehtesine qe perveloi nen lekuren e faqeve te saj. Duhet te ish skuqur si nje domate e lutej qe ai te mos e shihte por Jerry e veshtronte si te deshte te memorizonte cdo detaj. U skuq edhe me.

'Faleminderit' peshperiti e pa nga Jerry.

'Per mbreme...' nisi te fliste ai e Bea e nderpreu.

'S'ka gje per ate' iu referua puthjes se tyre e sigurte qe do degjonte qe ai qe penduar, qe kish qene nje gabim qe s'duhet te ish bere.

'Dua te te puth serisht' foli ai e syte i rreshkiten mbi buzet e saj ku ajo e poshtmja qe vrare ku ajo e kish kafshuar aq fort. Preku floket e leshuar te Beas per t'ja hedhur pas veshit e me kurrizin e dores se tij perkedheli faqen e saj
'Mundem?' e pyeti ngadale, por ajo vazhdonte vetem ta veshtronte me syte e medhenj e te cilter.

'Me thuaj' i kerkoi, aq fare prane saj sa frymenxjerrja e saj e nxehte perplasej ne buzet e tij.

Dreqin, shfryu. Gjithcka qe permbledhur ne ate deshiren e tij per ta puthur Bean e vetem ate.
Merzia, frika e rraskapitja tjetersuar ne nje lemsh deshire karshi tjetres qe vazhdonte ta veshtronte ashtu, e bente ta deshironte edhe me shume.

U perkul per te puthur faqen e Beas e ish aroma e saj e pafajesise qe e dehu edhe me.

E me pas ai pohimi i saj me nje levizje te kokes qe e çmendi.

E pa u menduar gjeti buzet e plota te Beas qe u hapen per te.

Beata, e bekuara Bea. E tij.

Bera nje llogari :p
Nese nuk ndryshoj mendje rruges e sme vjen ndonje ide extra, historia ka edhe 7 pjese :)

Kala-Azar (shqip)Where stories live. Discover now