15

87 20 19
                                    

Qene nisur para pak oresh. Yuri kish kembengulur te ngiste e Marcusi s'ja kish bere te veshtire.
Shihte pertej xhamit te krrisur vende vendeve prej guriçkave qe kercenin mbi te. Rrethuar prej xhunglash te dendura e tek tuk lumenjsh te erret ku pemet duket sikur mbinin prej tyre, ai vene do kish qene i bukur nese s'do ish per virusin e mutit qe shemtonte gjithcka.
Sepse per Marcusin tashme Liberia kurre s'do ish me shume se nje makth.
Here here hidhte koken pas, per te pare nepermjet xhamit te vogel qe ndante pjesen e perparme prej bagazhit te madh sa per tu siguruar qe Enoch qe fshehur mire aty ku i kish thene.

Ate mengjes te voglin e kishte zgjuar pa aguar ende. Me beso, i kishte kerkuar teksa e mbeshtillte me nje batanije qe kish vjedhur nga depo dhe e ngrinte peshe si te ish nje rrecke. Fale zotit femija ish hollak. E mesoi te rrinte ne nje cep te bagazhit e te qendronte mbuluar me batanijen e piset. E kur u nisen pas pak oresh, fale zotit asnjeri s'e vrau fort mendjen te komente pjesen e pasme te bagazhit kur futen disa kuti ne te.

Marcusi qe mbushur me fryme vetem kur kampin e kishin lene pas. Yurit qe fillimisht i kish folur as mbante mend t'i pergjigej e ndoshta prandaj tjetri kish varur turinjte e tani i rezervonte ate trajtimin e heshtur dikujt qe s'honepste dot.
S'kish dashur te lendonte ndjenjat e aziatikut te brishte, po si dreqin t'ja shpjegonte qe kish thyer cdo rregull e duke vepruar krejt impulsivisht kish 'rrembyer' per te dyten here Enoch e vogel.

Mendoi qe vogelushi fshehur pas batanijes duhet te ish duke plasur vape. Ajri i kondicionuar s'punonte e dritaret e hapura vecse linin lageshtiren mbytese te penetronte ne brendesi te vetures.

Terhoqi ate dosjen me procesverbalet e gjerav qe u duhet te terhiqnin e nisi ta valeviste perpara fytyres se tij por serisht vapa osh e paperballueshme.

'A s'do ndalojme diku?' pyeti Yurin kur kaluan nje tjeter fshat prej 5 shtepizash ku strehoheshin komunitete te tera.

'Pse?' pyeti tjetri. A s'je njeri, deshi ti bertiste. A s'kish etje nder te tjera? Pa se si shishja e tij e ujit ish ende plot ndersa Marcusi termusin e tij e kish thare prej oresh.

'Dua uje dhe te shkoj ne banjo'

E Yuri frenoi, ne mes te kurrkundit.

'Shko ne banjo' urdheroi e Marcusi s'i kurseu nje shikim te venger lunatikut te dreqit.

Kerceu jashte kamioncines e u fsheh pas nje peme per te kryer nevojat e tij - uji i dreqit shfryu.
Perbri ne nje currile te vogel shperlau duart e fytyren e menjehere u pendua - nje zot e dinte se sa milion mikrobe mbartnin ujerat e atyshem. Kurrsesi s'do pinte prej tij.

Eci ngadale drejt makines e gjasme si per te drejtuar kutite qe mund te qene permbysur ne rruget tere gropa hapi bagazhin.

'Si je trim?' foli ngadale teksa levizte nje prej kutive.

'Mire' degjoi pergjigjen e vagullt e buzeqeshi me veten. 3 ore e Yuri ende s'ja kish idene qe Enoch ish aty.

E kish te qarte qe s'do mund t'ja fshinte me gjate - fundja qe plani i tij te funksiononte kish nevoje qe edhe Yuri te behej pale me ta.

Prandaj pa dashur ta shmangte me gjate te pashmangshmen terhoqi batanijen prej trupit te te voglit dhe Enoch e ndihmoi te zbriste prej aty.

I mbajti deren e parme hapur e deshi te qeshte me Yurin qe shqeu gojen ne habi e me pas u nxi ne fytyre prej nervave.

'Mut muti' shfryu disa here si nje dem i terbuar e serisht e tera Marcusit i dukej per te qeshur. Deri me ate dite s'kish pare nje aziatik te nevrikosur apo nursez - gjithnje fytyrat e tyre i shihte te qeshura teksa shetitnin lart e poshte si milingona te vogla punetore.

Ndihmoi Enoch te hipte e te ulej mes tij dhe Yurit e ktij te fundit i kerkoi te nisej.

S'e beri.

'Nisu!' Perseriti serisht e kete here tjetri ndezi motorrin e makinen provoi ta kthente ne vend per te ndryshuar drejtimin e vozitjes.

'Do kthehemi pas' shpalli Yuri.

'A mos tall bythen tani' ngriti zerin Marcusi. E kur tjetri kembenguli tek e tija u zgjat e terhoqi celesin. Motorri renkoi nje te fundit here perpara se te jepte shpirt.

'Mbush a nuk mbush?' Vendosi duart mbi balle Yuri. 'Si dreqin e merr ate ketu?!'

'I kam premtuar qe do gjejme mamane e tij'

'Dhe une i kam premtuar time motre princin e kalter por as kam nder mend ta mbaj ate premtim' vazhdoi te bertiste Yuri.

'Pinok' peshperiti Enoch pikerisht ne ate cast e Marcusi me s'u permbajt e qeshi. Te voglit i zgjati pellemben per nje qepalla teksa njekohesisht syte s'ja ndante Yurit qe turfullonte. Qe gati ta linte ne mes te xhungles e te merrte makinen prej tij. E do ta bente qe c'ke me te nese nuk dorezohej shpejt.

'Do e leme ne Monrovia. Kaq' sqaroi Marcus.

'E ben te duket sikur eshte e lehte. Si mutin ke nder mend te gjesh mamane e tij mes 1 milione njerezish?''

'Do sajojme dicka'

'As qe i kishe vene gishtin kokes hic e? Nuk eshte loje or ti. S'mund te jesh kaq i pa pergjegjshem'

Qe hera e disate qe degjonte te pershkruhej ashtu, Yuri ish thjeshte i fundit ne listen qe kryesohej prej prinderve te tij, Helenes, e plot e plot miqve e ish te dashurave te tjera. I papergjegjshem.

'Po mundohem te jem i pergjegjshem per te' uli tonin e zerit Marcusi.

'Ne as qe do futemi ne Monrovia' I kujtoi Yuri.

'Po shpresoja te te manipuloja per kete' pranoi tjetri.

'E nese nuk e gjen ate dreq mamaje te ketij?' Pyeti tere perbuzje.

'Atehere do kthehet pas me ne'

'E pabesueshme' perseriti plot here Yuri.

Vetem atehere pa nga Enoch qe deri ne ate cast kish ndjekur me sy biseden e tyre duke kthyer koken e vogel sa nga njeri tek tjetri. Te dy qene vrenjtur ne fytyre si mamaja e tij kur ai prishte dicka ose kur motrat e tij nuk benin sic ajo i thoshte. Dukeshin te merzitur.
E dinte qe prej tij, por bisedat e tyre s'i kish kuptuar plotesisht sepse flitnin shume shpejte.

'Te lutem' u lut Marcusi pas nje casti heshtje e Yuri disi u zbut.

'Me jep celesin' i kerkoi qetesisht.

'Po sikur makines ti jap une?' propozoi Marcusi qe me nuk i zinte shume bese.

'Me zen si dreqi nese nuk ngas keshtuqe nese s'do te mbulohesh prej te...'

'S'dua te kthehemi pas' e nderpreu Marcusi.

'Do ikim ne Monrovia. Por nese nuk e gjejme per dy ore te betohem s'me plas. Me apo pa ty do kthehem pas' kercenoi Yuri

'Dakort'

'Mire. Celesin tani'

Kete here ia dha e sic kish thene, hoqi dore prej ideae per tu kthyer pas e vazhdoi te voziste ngadale ne rruget e ngushta e te prishura te Liberise.

'Aventure' Shpalli Enoch atehere e Marcusi qeshi me naivitetin femijenor qe kish gjetur rrugen per ne zemren e tij.

'Po trim, aventura tani filloi'

AmmyReal98 kjo shkon per ty :) hope you enjoy it when you catch up with us ^^

Kala-Azar (shqip)Where stories live. Discover now