part I ❇

762 83 113
                                    

"Të dua!" Kaq e lehtë të shprehësh shpërthimin e një morie ndjenjash  në dy fjalë të vockla.

Kaq e lehtë të mendosh se ke gjetur dashurinë e jetës e të mendosh se ajo strehëza që gjendet në mendjen tënde do shëmbëllehet tek ai person për të të shpëtuar nga shiu i egër që kërkon të hapë gropa e të rrisë nivele liqenesh.

Dy fjalë...vetëm dy fjalë që dikur i ke thënë me shpirt e sinqeritet ama sot i kujton si te ishin gënjeshtra më e madhe.

Ja, kjo gjë po ndodhte me Nirvanen që vriste mendjen në ajo çka kishte përjetuar ishte në të vërtetë dashuri, e nëse kishte qenë e tillë atëherë pse tani ndjente neveri, jo vetëm për të kaluarën por për veten dhe për ato dy fjalë të thëna që u përplasën në fytyrën e të fejuarit të saj i cili s'kishte dashur tjetër gjë veçse ta përdorte për qëllimet e tij.

Dy fjalë...aq kishin mjaftuar për Nirvanen që të pyeste se 'çfarë është dashuria?' apo 'a ekziston ajo në të vërtetë?'. Ato dy fjalë që e bënë të humbiste vetbesimin e të endej si shpirt i vdekur në rrugët e pafundësisë që rrotullohej.

E lenduar nga dikush që vete kishte vendosur ti dorëzohej, fajësojnte as më pak e as më shumë veten për një faj që ajo se kishte bërë ama e quante faj besimin symbyllazi  tek dikush qe s'ben gjë tjetër veçse të bënte me hile teksa ecte me sytë hapur në një lojë ku lojtari i bindur kthehet në një preh të lehtë.

"A mundem?" Është sekretarja e Nirvanes ajo që i bie derës e kerkon një shenje konfirmimi per tu futur brenda e kur gjen Nirvanen duke tundur kokën shtyn akoma edhe me shumë derën për të hyrë brenda ne zyrën e saj.

"Ju ka ardhur letra që kishit kohë që e prisnit." I dorëzon një zarf të bardhë në duar dhe kërkon leje për tu ulur.

"Është pikërisht letra që prisja. Nga burgu i Shën Vasilit. Me emerimet e reja që u bënë e dija që do e pranonin kërkesën time për të bërë projektin me të burgosurit.

Shqyen letrën e ngjitur kujdesshëm dhe fillon ta kumtojë atë me zë të mbytur, zë i cili për sekretaren shquhej si ghaa bhaa  e një bebi e cila e lodhur nga mërmëritjet e zonjës Gega kërkon leje për tu ulur në tryezën e saj prapa derës së asaj dhome  tanimë të errët.

E lexon letren me ze duke bërtitur fjalët 'kërkesa juaj është pranuar...ju falenderojmë që bëtë pjesë të  trajnimit institucionin e burgut Shën Vasili...me respekt Zoti. Arben Cuko.'

Hidhet rëndshëm pas në karrige dhe me sy të perënduar vështron ndryshimet e mëdha që ka bërë në zyrë në harkun kohor prej 16 muajsh.
Ishte e pamundur për të të kujtojë ngjyrat e perdeve apo kolltukun e madh ku shtriheshin pacientet qe perloteshin e më pas përdornin pecetat me ngjyra...ngjyrat e të cilave u tërhiqnin vëmendjen vetë pacientëve e i bënin të ndalonin ngasherimat e lotëve.

Edhe rafti i librave kishte ndryshuar pamjen nga zymtesia e  errësira që çlirohet nga qetësia e mistershme e të zezës që kishte mbuluar gjithçka në atë zyrë. Rafti  kaf ishte mbuluar nga pluhuri dhe ishin zbehur kapaket e librave që hapeshin sa herë  skllavja e tyre kërkonte për liri mes vargjesh e po të mos i kishte thënë vetes rritu do kishte fajësuar ish të fejuarin për çdo fatkeqësi që po i shkaktonte vetes.

E kuptonte dhe vetë që faji është i dyanshëm edhe pse pati periudha që fajësojnte vetëm veten dhe e robëronte atë në tortura mendjeje derisa e kaplonte gjumi të lodhur nga rrotullim i botës famëkeqe por pastaj me kalimin e kohës dhe kthjellimin e mendjes arriti të kuptonte të vërteta të pashmangshme që dobësonin figurën e saj si femër dhe ngjallnin dëshirën për të shfaqur instikte të thella kafsherore që Frojdit i duken kaq normale.

Ashtu me kokën e mbështetur në karrigen e saj rrotulluese ku copezat e mendimeve të reja ndërprisnin ato të vjetrat e më pas bëhej e pamundur për të që të   kujtonte zinxhirin e torturave që po të mundte do ia kishte bërë atij palo burri që udhëhiqej   aq lehtë nga organi i tij mashkullor saqë e kishte të pamundur të shtronte mendjen para fytyrës së arsyes e që kishte qenë   gjithmonë preh i lehtë i gjuetarëve që vishnin minifunde me geta të grisura  e ferkoheshin  te ndonje duarlarë pasunik.

Femra të dobëta ndoshta, të shtypura nga fati mizor i të ashtuquajturës nëna natyrë që shesin trupin e tyre te mavijosur nga rripa pantallonash e krahë të enjtur tek tuk me kore të formuara nga shpime të pafundme gjilperash...kurva të shtresës së ulët, pa klas. A nuk etiketohen si të tilla nga shoqëria e shëndoshë ose ndoshta e shëndoshë në thonjëza, kjo shoqëri me të parët që versulen në morinë e të sharave ama kurrë nuk ofrohen për mbeshtetje duke groposur edhe të fundit përqindje mirësie të supozuar të zbritur në këtë tokë.

Mallkon veten duke përplasur fort pas tavolinës grushtin e dobët  femëror dhe kupton që duke analizuar kaq shumë lidhjen e dështuar që pati, kishte humbur kaq shumë nga vetvetja sa edhe klientë apo pacientë që dikur telefononin për të lënë takime edhe kur nuk ishte e nevojshme, por pas asaj ngjarjeje shumëçka kishte ndryshuar.

Tanimë e vendosur kërkon që  të ringrihet sërish në jetë duke mos dashur ta paralelizoje veten me feniksin kaq shumë të keqpërdorur dhe me dëshirën për të ndëshkuar veten që i kishte dhënë besimin e copëza të shpirtit atij,  krijoi një program të sajin i cili do vihej në zbatim në burgun e qytetit të saj e më pas ashtu ngadalë do kërkonte të ndryshonte edhe atë vetvete që si kujtonte më Nirvanen e kaluar.

Gjithcka bëhej që ajo të kujtonte personin që kishte qenë e që për faj të dikujt aq shumë kishte ndryshuar ...do luftonte me mish e me shpirt e gjithçka gjendej brenda tyre për të çliruar drejtësinë...iluzionin perfekt të sajin kundrejt kthetrave të mprehta të botës.

Ishte ajo kundër botës por edhe kundër vetes që i shpallte luftë të pakuptueshme për të shëruar shpirtra që dhimbshëm janë semurur e ashtu të këputur e të lodhur arrijnë të mbijetojnë në këtë pakuptesi të madhe.

❇❇❇

Dementia (Shqıp) |✔|Where stories live. Discover now