part 20 🌠

272 41 123
                                    

"Ufaa ca mutin paske bo mi!"

"O Lor spo me ndihmon aspak e. Me mir po dal te bej nje ecje te gjate." Krahu i Nirvanes u mbeshtoll nga duart e shoqes qe e terhiqnin drejt divanit.

"Ncc ske per te ik ne asnje vend. Do e gjejme nje zgjidhje se bashku. " Skishte ndermend ta linte te dilte  gjekundi ne ate gjendje kllapie.

"Cdo bejme?" Pyet Nirvana e cila skishte me durin dhe deshironte qe te pakten nje here te vetme jeta e saj te ishte ne nje vije te drejte. Te mos kishte me harqe qe e ulnin sa poshte ose e ngrinin lart, afer qiellit. Deshironte vetem pakez qetesi sepse vetem e qete do mund te shijonte rrezet e lumturise.

"Cfare do ti te bejme?" Vocerroi syte teksa nguli shikimin ne fytyren e qeshur te Lorit dhe supozoi se ajo e kishte nje zgjidhje.

"Jo sdo shkoj ta puth Lori. Jo cdo gje zgjidhet me puthje." E dinte shume mire menyren sesi funksiononte truri i saj dhe i njihte zgjidhjet qe i kalonin neper mend per problemet e ketij lloji.

"Pse jo?"

"Mos kaperce si gjel sdo e puth dhe pike. As falje skam pse i kerkoj. Sduhej ti kishte gjuajtur Stivit. Per pak desh prishi cka kam arritur."

"Cfare ke arritur?" Pamja e Lorit ndryshoi. Cehrja e fytyres mori seriozitet dhe per nje cast u duk sikur nga serioziteti i ndryshoi edhe ngjyra e syve te cilet qendronin ne hijen e vetullave te ngrysura.

"Hmm . Si cfare kam arritur?"

"Po. Cfare ke arritur Nirvana? Per cfare je bere krenare dhe ke thene 'O po, kjo jam une'?"

Fjalet e saj e futen ne mendime e mendja hodhi nje hap te madh dhe kaperceu para disa muajve kur ajo ishte e lumtur. Ishte e lumtur sepse pacientet e saj vinin gjithmone e me te qeshur ne zyren plot ngjyra. Ishte e qeshur sepse perballe pallatit ku punonte cdo dite e  priste Egli qe e rrembente ne perqafim. Dikur kishte patur gjithcka qe kishte dashur ama qe nga dita kur Egli vendosi ta mbronte nga vetja duke e larguar, Nirvana kishte rendur pas gjerave te pamundura vetem per tu ndjere edhe nje here e lumtur si dikur.

"Asgje." Nje fjale qe shpertheu trishtim nga goja e saj .

"Dhe e di perse kjo pergjigje? Sepse ti je kaq e verber Nirvana. Pse nuk pranon te shohesh te mirat rreth teje. Ja me ke mua, Jurgenin qe e ke nje mik te mire. Kishe edhe Marvinin qe te shihte plot dashuri ama ti vendos ti hedhesh te gjitha tutje me vetedije te plote sepse kerkon te gjesh lumturi aty ku ska . Akoma mendon per Eglin dhe arsyet pse ai te tradhetoi me qellimin e mire per te te mbrojtur. Akoma mendon se ndjen per te ama ske arritur akoma te kuptosh qe dashuria qe ndjeje per Eglin u coptua diten qe u bere deshmitare e atij eventi e ato copeza u veniten nga zemra jote diten qe Marvini shkeli aty te mendja jote e vogel kokeforte."  Po e shtynte me gishtin tregues koken e saj qe levizte sa majtas djathas duke shoqeruar levizjet e gishtit te Lorit.

"Eshte Marvini." Tregon ekranin e telefonit ku emri i tij ishte shenuar me germa te zeza.

"Cpret hapja telefonin. E shikon qe ai eshte penduar per cka bere . Hapeeeee." Gati sa nuk po i hidhej siper teksa levizte si femije e hidhej sa larte poshte.

"Po?" Pergjigjet me ndroje  mjaft kurioze per te degjuar zerin e tij.

"Po po munesh." Dhe me kaq e mbyll telefonin dhe qendron e ngrire perpara Lorit.

"He cte tha. Fooollll." E kishte rrembyer nga shpatullat dhe e shkundte si te ishte nje jastik i plurosur.

"Hmm eshte ketu. Tha qe duhet te flasim dhe po ngjitet lart."

Lori gati sa nuk i shqeu syte nga habia teksa mbante gojen mbyllur me dy duar. Nxitoi te rrembente canten dhe xhaketen e verdhe te vijezuar per ta hedhur kraheve e per tu larguar.

Dementia (Shqıp) |✔|Where stories live. Discover now