part 26🌠

189 42 81
                                    

Ok para se tja nis du tju them se sapo mu verbun syt tu pa porno mizash ne ajer...kaq kisha.
👽

First time edhee maybe the last Marvin's pov:

***

"Pershendetje Marvin " Me kishte marre malli te degjoja zerin e saj te embel te thirrste emrin tim. E kisha lenduar per dite me rradhe per faje te cilat nuk duhej te fajsoja askend tjeter pervec vellait tim. E shoh tek ulet perballe meje duke mbajtur veshur nje buzeqeshje ama syte e saj jeshile tregojne lodhjen qe fshihet pas asaj buzeqeshje.

"Me vjen mire qe erdhe Nirvana. Duhet te flasim." Isha pergatitur qe dje para pasqyres si te isha nje adoleshent per ti thene fjalet e duhura por tani qe gjendem perballe saj fjalet me duken te largeta te panjohura e ndoshta te parendesishme. Me te mjafton nje takim sysh qe te lexoje cdo mendim timin e te degjoje cdo fjale qe spo del nga goja.

"Me thuaj." Kete rradhe ishte ndryshe. Duhej ti kerkoja falje per reagimin tim te tepruar ato dite. Me duhej ti kerkoja falje per injorimin e ketyre diteve.

"Cte them... Do te degjosh se jam bere pishman si qeni ate dite qe te ktheva kurrizin? A do te me degjosh teksa te them me fal qe nuk arrita dot te ulja hunden e te pranoja qe ishte i gjithe faji im qe ike e merzitur ate dite? Do te te them se sa rendesi ke per mua apo te te them qe keto 10 dite ishin si ferri pa ty."

"Shtt ..." vendosi gishtin e saj hollak mbi buzet e mia e po me veshtronte thelle ne sy.

"Jo Nirvana. Me ler te te them me fal. Me fal qe u solla si trap me ty. Ti se meriton."

Nuk i interesonte qe gjendeshim ne nje ambient publik. U afrua me shume duke rreshqitur tel stoli dhe vendosi koken ne kraharorin tim. Sa me pelqente kur e bente kete gje. Ma ngrinte zemren peshe e doja qe te qendronte aty e strukur perjete.

"Si u be vellai?"

"Me mire. Kam folur me te dhe me Eglin. U jam lutur te gjejne nje zgjidhje per te rregulluar situaten ne te cilen na kane futur."

"E ti si ndihesh?"

"Po ben rolin e psikologes dhe me mua , e?"

Heshti jo sepse u vu ne siklet por sepse e dinte qe pyetja ime ishte nje tentative per te ndryshuar bisede. E degjoja te qeshuren e saj nen ze qe i shpetonte hera heres teksa mendoja per pyetjen time qesharake.

Me mua Nirvana ishte vetem Nirvana. E nese pyeste dicka per mua ishte thjesht sepse kisha rendesi per te aq sa ajo kishte ajo per mua.

"Te dua!" Nuk e di si ato dy fjale me shpetuan jo nga goja por dolen nga shpirti nga zemra e ngrohte qe rrihte fuqishem kur ajo ishte ne krahet e mi. Ishte hera e pare qe ia thoja e ndjeva frike kur ajo per nje moment u shkeput nga krahet e mi.

Po prisja nje 'edhe une te dua' nga ana e Nirvanes ama gjithcka mora ishte nje puthje te lehte mbi buze. Nje puthje qe ndizte mijera zjarre brenda meje.

"Me mori malli per ty." Tha kur u shkeput nga buzet e mia e qendronte me nje veshtrim te trembur perballe meje. Fjalet qe doja ti degjoja nga e saj nuk erdhen dhe  e nuk kisha ndermend ta sforcoja. Me mjaftonte qe gjeja qetesi me te neper krahet e mi.

"Edhe mua Nirvana. Me mori malli per ty, per faqet e tua, syte , mjekren, qafen dhe buzet e mia " po e puthja i pangopur me mall e plot deshire kudo. E qeshura e saj ne krahet e mi me cmendte me bente te qeshja pa arsye e me ngjallte gezim per hicgje.

"Ku ke qene keto dite qe ste kam pare me te puna?" Po i referohej punes qe beja te parkingu i nderteses perballe zyres se saj fuke dashur te dije si nje grua xheloze ku kam qene per tere ato dite, gje te cilen e adhuroja tek ajo.

"Kam filluar nje pune te re. Kisha aplikuar si menaxher ne nje restorant e supozohej qe tu jepja lajmin e gezueshem gjate darkes me familjen ama ndodhen ato qe ndodhen e spata mundesi te te tregoja."

"Nje pune e re...hmm. Shkelqyeshem! "

Po mundohej te me thonte dicka. Ndryshoi zeri i saj e filloi te ferkonte duart me njera tjetren sic bente gjithmone kur ndihej ne siklet. Ia mora duart e i vendosa te duart e mia. Doja shume te dija cdo me thonte.

Po ecnim me duart e lidhura duke lene pas nje peisazh mrekullues me uje deti, rere te shkrifet e ajer te lehte. Po ecnim pa e ditur se ku po shkonim. Kishim lene zemrat tona te na udhehiqnin.

"Marvin." Syte jeshile po me veshtronin duke ma bere paksa te veshtire per tu fokusuar tek fjalet e saj.

"Kam nisur pune si psikologe serish ne burg."

"Cfare? Por si? A nuk e dreqosi ai i burgosuri... Stivi ate pune kur vrau veten?"

"Kete here ishin disa nga te burgosurit qe me kishin kerkuar. Donin ndihmen time qe te mos perfundonin si Stivi ma merr mendja."

"Je e lumtur me rikthimin tend ne ate vend te qelbur Nirvana?" Kisha kohe qe e mbaja perbrenda kete pyetje .

"E nisa ate projekt duke ditur qe eshte dicka e pamundur sherimi i tyre e deri para disa ditesh kam menduar qe ashtu do ishte ama, sot them me tere bindje qe asgje nuk eshte e pamundur nese perpiqesh e lufton."

Nje e qeshur pushtoi buzet e te dyve kur vume re qe kembet na kishin drejtuar teksa zemrat tona degjonin rrahajet e njera tjetres. Nirvana me buzeqeshje te pafajshme neper fytyre e me dy faqet e perskuqura drejtonin gishtin lart.

"Do te ngjitesh? Pime nje kafe?"

"Ose shohim nje film e hame kokoshka?"

"Ose gatuan darken e une ha."

E gjithe rruga per tu ngjitur ne katin e trete na shkoi duke planifikuar me ose se cfare do te benim. Per mua skishte rendesi mjaftonte qe ajo te ishte krah meje.

"Nese te gatuaj Nirvana si do me paguash?"

"Po ja. Te mjafton kjo?" La nje puthje te lehte ne cepin e buzes dhe vazhdoi te me shihte me sy pyetes.

"Nc duhen shume si keto per tu bere baraz me ushqimin tim te mrekulleshem."
Vendosa duart te beli i saj dhe e afrova me prane vetes.

"Narcis."

U afrova tek buzet e saj duke mos me interesuar me asgje perqafova ate qetesine qe me kaplonte trazirat e ndjeva zemren te bente dy rrahje njekohesisht. Ngjesha buzet me te sajat teksa e mbaja te gozhduar mes kraheve te mi.

***
"Me kishte marre malli te ndieja aromen e flokeve te tua qe derdhen mbi fytyren time." Kisha vendosur doren tek dora e saj teksa puthja supin e zhveshur e me pas qafen hollake .

Doja kaq shume qe ky casti ku ajo ishte e imja te zgjaste perjete.

🌠🌠🌠🌠🌠🌠🌠🌠🌠🌠🌠🌠🌠🌠🌠🌠🌠

Kapitulli me kot a 😶

Drejttt fundit funditt 😆

Dementia (Shqıp) |✔|Where stories live. Discover now