part 24🌠

231 40 138
                                    

AN: Pjesa asht e gjaaatt por sbesoj se asht e merzitshme kshu qe lexojeni avashos avashos  e msoni naj gja te re rreth marrezive brenda nesh 😜...

Dedicated to Klea12349 ♡♡

Cbente Nirvana sa here lendohej???

I hidhte fajin vetes e kerkonte nje menyre si ta shlyente ate faj. Rendte pas deshtimeve e me i madhi deshtim per te kishte qene martesa. Te rendte te Egli qe akoma e donte e i trazonte ndjenjat qe kishte per Marvinin? Ta bente kete gabim apo te rendte ne deshtimin e rradhes? Te vraponte per te dera e burgut e ti pergjerohej Arbenit per nje mundesi tjeter e te fillonte ate terapine teke qe e la pas vdekjes se Stivit, apo te ulej si cdo njeri normal e te fajesonte jeten per zgjedhjet dhe lendimet e shumta qe njeri tjetrit i falnim?

Beri ate qe ajo gjithmone bente sa here ndodhej ne udhekryq. I premtonte vetes se do ia dilte mbane dhe kerkonte te rregullonte gjerat e prishura.

***
Ate mengjes kontrolloi telefonin sic beri gjate gjithe javes duke pritur nje mesazh nga Marvin,nje mesazh qe nuk erdhi. Beri nje dush te shpejte, thau floket me tharese dhe veshi rrobat e para qe i zu dora. Ndezi makinen dhe e gjeti veten para burgut te Shen Vasilit.

"Dreqin mu be burgu si shtepi." Neperdhembi teksa hedhte hapa te medhenj drejt  portes se madhe ngjyre gri.
Gjendej aty per ti dhene fund asaj qe vazhdoi dhe la pergjysem. Gjithmone kishte qene e mire me fjalet e gjithmone kishte arritur ti bindte  te tjeret ta linin te bente cdeshironte. E ajo donte me shpirt tu falte pakez jete  atyre personave qe gjendeshin te mbytur me faj pas hekurave.

"Pershendetje Albert. Me thane qe doje te flisje! Me mua!"

Ishte e habitur qe diten kur drejtori i burgut e mori ne telefon duke i thene qe Nirvanes i ishte dhene nje tjeter mundesi. Mbeti e shtangur teksa degjonte zotin Arben ti thoshte qe te burgosurit kishin kerkuar  vete te flisnin me te. Tanime ishin ata qe e kerkonin e kjo ishte nje shenje e mire per ti thene asaj qe deshtimi i saj po jepte fryte suksesi.

"Ehe." U degjua nga ana e Albertit qe edhe pse i moshuar ferkonte duart me njera tjeteren, nervoz si te ishte adoleshent.

"Me thuaj!" Nje kerkese nga ana e psikologes qe do i dridhte nje bote te tere e do i sillte aq afer historite e librave ne nje perjetim. Nje perralle qe ndodhej perballe saj, fjalet e te ciles Alberti po i rrefente sikur liria e tij te varej nga kjo .

"Kam lindur ne nje familje te madhe ne malsi. Prinderit me kane rritur duke me mesuar qe nderi eshte gjithcka. Mbarova ushtrine u martova me nje vajze nga fshati im. Nga martesa linden 3 vajza te bukura si drita dhe nje djale i shendetshem.  Punoja si kamionist shpesh shperndaja mallra e beja dhe ndonje pune tjeter tek tuk per te mbajtur familjen time dhe te tim vellai qe asokohe ishte pa pune. Mbaj men qe isha ne Maqedoni per te derguar nje ngarkese me dru. Qendrova atje nje jave. Nje jave qe u kthye ne ferr te vertete. Nje jave e mbushur me shira kudo. Ashtu neper mjegull e shi jam kthyer ne shtepi. U ktheva per te varrosur femiun tim te pare, shpirtin e shpirtit tim. Me kishin vrare djalin 15 vjecar ne shkolle per nje zenke te pakuptimte. Kur erdha ne shtepi e gjeta trupin e tij pa shpirt te shtrire ne krevatin e tij. Pashe shume njerez qe e vajtonin ama fytyrat e tyre me dukeshin te panjohura, secila ishte  e turbullt. "

Duart po i dridheshin e syte i kishte te mbushur me lote qe bertisnin 'mjaft me' . Qendronte perpara Nirvanes duke mos shkeputur shikimin nga ajo e psikologia per te paren here u drodh nga syte e tij. U drodh kur pa ata sy qe po tregonin dhimbjen e perjetuar.

"Je mire?"

E shperfilli totalisht pyetjen e Nirvanes sepse mire per te nuk ekzistonte me.

"Pas varrimit nipat e familjes me moren e na futen ne oden e burrave. Kishin gjetur kush e kishte kryer krimin. Ishte nje djale moshatar me tim bir familja e te cilit pasi kishin marre vesh per krimin e kishin nisur jashte shtetit. Qe nga ajo dite ne familjen time sdegjoheshin me te qeshura. Qe nga ajo dite fatzeze  barra e gjakmarrjes rendonte mbi dhimbjen e humbjes se tim biri. Trysnia e shoqerise ku jetoja, presioni nga vellezerit dhe opinioni kerkonin qe une te vrisja vrasesin e tim bir."

Dementia (Shqıp) |✔|Where stories live. Discover now