part 22 🌠

285 41 139
                                    

O ca pjeseeeeee (mu x vete me pelqen😂).

"Ja ku jemi Stiv . Sic ta premtova qe do shiheshim serish bashke. Jam nje njeri qe i mban premtimet ." Po e ftonte Stivin te ulej ne karrigen ngjitur saj. I ishte lutur drejtorit te burgut qe ta lejonte Stivin te dilte  nga qelia dhe te linte burgun e Shen Vasilit cdo te premte qe ai te mund te vinte tek zyra e saj . Nuk ishte e lehte te bindje nje drejtor te serte burgu ama cd-ja ku ishte dokumentuar e gjithe terapia dhe nje flete me vendimin qe ai dokumentar do shfaqej ne nja dy televizione me emer ne Shqiperi e bene te mendohej. Ajo cka i mbushi mendjen per ta lene Stivin te lire cdo te premte ishte premtimi i nje dokumentari tjeter.

Stivin do e linte te lire nen shoqerimin e dy policeve te RENEAS per te shoqeruar Nirvanen ne seancat e te premtes.

"Cpune kam une ketu? " Pyet i paduruar Stivi teksa vezhgon cdo orendi ne zyren e Nirvanes.

"Do me ndihmosh mua te zgjidh problemet e pacienteve. Do degjosh cdo rrefim te pacienteve qe kam te premten. Sigurisht me lejen e tyre pasi profesioni sna e lejon shperndarjen e sekreteve  te klienteve tane." E fton te ulet diku.

"Une? Te bej cfare?" Si besohej qe Nirvana i kishte falur liri per ta burgosur ne zerin e ndergjegjes. Mund te kishte deshtuar ne sherimin e tyre si nje grup ama sfidoi veten per ti sheruar nje nga nje pikerisht ne momentin kur kuptoi qe cdo njeri ka ne vete  zemer , tru dhe ndergjegje...edhe pse ajo e Stivit hera heres fikej.

"Do qendrosh pikerisht ne kete karrige dhe do degjosh problemet e pacienteve tane."

"E pse duhet ta bej une kete?" Syte e tij skanojne fytyren e Nirvanes e ndricimi ne syte e saj i ngjalli nje frike.

"Sepse je i detyruar e nuk je ne pozite te kundershtosh. Ne fakt nuk je ne asnje pozite vecse nje i burgosur apo jo Stiv?" Kishte hequr dore fjalet e bukura sepse kishte kuptuar qe bota e fjaleve te tilla nuk ngjisnin shkalle jo nese nuk shoqeroheshin me veprime.

"Kur do vije i pari?" Po i referohej pacientit tanime i dorezuar nga kembengulja e saj.

"Nga minuta ne minute." Po trokiste duart mbi tavoline dhe ishte me nervoze sesa dukej. E dinte qe kur ajo dere te hapej  shumecka do merrte tatepjete e situata do rendohej e ndoshta deri diku gjithcka do i dilte nga kontrolli.

"Nirvana a mund te hy?" Nje ze i humbur po vinte nga pas deres pasi u degjua trokitja qe therrmoi heshtjen e krijuar.

"Po." U kollit nja dy here para se te jepte ate pergjigje dhe u ngrit ne kembe per te pritur pacientin.

"Hej Niko ckemi?" Shtrenguan duart njeri tjetrit si per ti dhene force .

"Ja do flasim." I buzeqeshi hidhur sepse nuk deshironte te perballej serish me Stivin njeriun qe kishte shkaterruar jeten e vajzen qe ai deshi . Nuk i kishte pelqyer plani i saj ama kishte pranuar te ndeshkonte Stivin me te verteta qe perjete do i digjnin ate copez te vogel shpirti fshehur pas kush e di cterri.

Ate emer Stivi e kish degjuar ama si kujtohej ku . Ajo fytyre i solli nje mal me kujtime mbrapsht e ditet  qe kishte kaluar me Ajnen* iu kujtuan ne cast. Kujtime qe sollen torturat qe ai i kishte bere e syte qe i mbylli per te fshehur dhimbjen qe i depertoi ne gjoks.

"Nirvana te lutem me ler te shkoj!" Iu pergjerua Stivi kur Nirvana i kerkoi  Nikos te ulej ne kolltukun kaf.

Lutjet e tij u kthyen ne pergjerim kur Niko filloi te  tregonte dashurine qe perjetoi me Ajnen.  Mbyllte syte kur ai i thonte llastice ose  atehere kur bente fajtor Stivin per ditet qe ajo kisht kaluar  pa gjume.

Gelltitej , perpiletej e kerkonte per shpetim nga ajo karrige qe i dukej sikur kishte gjemba e nga ajo dhome qe i kishte vendosur duart ne fyt e i ngushtonte trakene.

Dementia (Shqıp) |✔|Where stories live. Discover now