part 25 ❇

211 42 111
                                    

"Si ke ndermend te rregullosh mutin ne te cilin je futur?" E ushtronte per disa vite profesionin e psikologes ama serish u dallua subjektivizem ne pyetjen e saj.

"Po prisja te me keshilloje ti. A sjam ketu per kete gje?" Ishte i ftohte perballe saj. Kishte mesuar ne aq muaj si ti fshihte ndjenjat e tij ne menyre perfekte ama harroi qe perballe kishte personin qe e njihte me mire se kushdo tjeter.

"Leri pyetjet retorike me mua Egli. Sje ketu qe une te zgidh problemet e tua . Te premtova qe do te ndihmoja po nese ti me thua copeza te se vertetes atehere i kam duart e lidhura."

"Cfare do te dish Nirvana?"

"Asgje. I di te gjitha Egli, thjesht duhet ti degjoj nga ty." Nese ai do tregohej i ftohte Nirvana do detyrohej te ishte e tille, ndoshta edhe me e ftohte se ai. Thuhet qe akulli shkrihet nga flaket e zjarrit ama Nirvana sdeshironte te shkrinte akuj. Asaj thjesht i duhej tu mesonte te tjerve te shkrinin akujt qe kishin ndertuar rreth vetes. Ishte puna e tyre ta benin ate gje , Nirvana thjesht asistonte.

Ekrani i telefonit u ndez dhe nxitoi ta merrte ne duar sic kishte bere per plot 10 dite duke pritur per nje mesazh, per ndonje pergjigje nga mesazhet e shumta qe u kishte derguar. Psheretiu nen ze emrin e Marvinit teksa lexonte ate mesazh te shkurter 'duhet te flasim'.

"Shume bukur Nirvan. Din gjithcka. E di qe e nisa drogen para se te te premtoja nje jete te lumtur, ama edhe une e di qe ndihesh ne faj pse nuk e kishe zbuluar. Ti e di qe mu desh te largohesha nga ty ama nuk e di sa te veshtir e kam te te shoh perkrah dikujt tjeter tani. E di dhe une Nirvan sa ke vuajtur , sa here ke fajsuar veten per menyren sesi une te lash ama me vjen keq. Smund te bej asgje derisa te zgjidh tere kete situate. Madje nuk bej fare mire qe vi ketu e te ve ne rrezik."

Fjalet e tij te viktimizuara po e acaronin. I ngriheshin nervat kur degjonte Eglin te shfajsohej. Ishte faji i tij , papergjegjesia e tij qe u be pre e droges. Ishte faji i tij qe leshoi veten ne krahet e nje femre tjeter atehere kur pretendohej se zemra akoma i rrihte per Nirvanen. Justifikimi jemi meshkuj nuk pinte uje. Nje justifikim i dhene prej lirive qe shoqeria i jep seksit mashkull. Gabime ,gabime ,gabime qe dikush duhej ti rregullonte.

"Nuk jemi ketu te flasim per marredhenien tone qe i perket shume te shkuares Egli. Jemi te pranojme si ke dreqosur jeten e njerezve qe interesohen per ty e ti sben gje tjeter vecse i largon nga vetja me justifikim qe do jene me mire pa ty , kur ti shume lehte mund tu dalesh per zot problemeve te tua , te kerkosh ndihme tek personat qe do, e te luftosh per gjerat qe te bejne te lumtur. Mundesh, te gjithe ne mundemi me ate egoizmin tone te dhurojme ngrohtesi e te rregullojme thyerjet e se shkuares."

Sbente gje tjeter vecse ulte koken e perpunonte me mendje fjalet e saj. Nuk guxonte te thonte asgje sepse skishte fjale per te kundershtuar te verteten. Heshti dhe e la Nirvanen ti shkundte mendimet qe thelle gjendeshin tek ai. Thjesht kishte nevoje per nje shkundje te forte per ta zgjuar nga realiteti ne te cilin ishte groposur.

"Flasim javen tjeter Egli. Mua ne zyre do me gjesh. Deri heres tjeter kujdesu per veten." E pershendeti pasi i foli gjate per te thyer me shume ate heshtjen qe si pelqente. Heshtja qe tregonte se ajo kishte te drejte. Nje boshllek fjalesh qe ajo e mbushte me fjale shpirti e jo fjale te mesuara permendesh ne bankat e shkolles. Kishte mesuar aq shume per njerezit saqe i dukej sikur historite e gjithsecilit ishin te ngjashme. Dhimbnin si dreqi kur niseshin, lendonin kur zhvilloheshin, harroheshin kur zgjidheshin e mbesnin si mesim jete kur kishin perfunduar.

Rrembeu telefonin i ktheu mesazhin Marvinit duke i thene qe mund te takoheshin nga pasditja sepse i duhej te ishte diku pa i treguar qe ajo ishte rikthyer si psikologe ne burgun e qytetit te saj.

***nderkohe ne burg***

"Pershendetje zoti hmmm..." rrotulloi nje flete te bardhe ne te cilin kishte shenuar emrin e te burgosurve duke u munduar te gjente emrin e tij te nenvizuar me fosforeshente. "Bardhyl Troci. I burgosur qe ne 2016 per dhune ne familje. Transferuar nga 313 ne Tirane per ne Vlore ne 2016..."

Dementia (Shqıp) |✔|Where stories live. Discover now