part 23❇

264 39 167
                                    

"U bere gati?" Po  ferkonte duart e djersitura ne pantallonat e tij i paduruar, ne pritje te Nirvanes.

"Dukem si palaco ,me mire po nderrohem. Me prit dhe pak se svonohem." Po bertiste nga dhoma e saj per me shume se nje ore teksa vishej e zhvishej per te disaten here ne kerkim te nje fustani te pershtatshem.

"Zemer  na lodhe. Ke nje jete aty brenda jam i sigurte qe  prinderit e mi kane per te te pelqyer. Se marr vesh pse e ke marre me kaq stres njehere."

"Stres?!" Nxorri koken nga dera gjysem e hapur teksa i hidhte nje veshtrim zhbirilues. "Une nuk jam e stresuar. Thjesht dua te dukem mire e te kem nje paraqitje normale para familjes te te dashurit tim. " E mbyll deren duke e perplasur tejet e nervozuar dhe gati gati duke dhene doreheqjen nga lodhja qe e kishte pushtuar.

"Pff mjaft me. U lodha. Po provoj dhe kete dhe boll. " shtremberoi turinjte kur  kuptoi qe e kishte tepruar me pergatitjet per ate mbremje dhe filloi te futej brenda fustanit.

Ishte nje fustan i kuq i ngushte qe ia kishin dhuruar ne ditelindje ama skishte patur mundesi ta vishte ne asnje nga mbremjet e rendomta ne te cilat kishte qene me shoqerine apo Marvinin. I mbeshtolli trupin ne menyre perfekte duke treguar harkimet e linjave te saj . E cara e vogel  mbrapa i jepte mundesine te levizte lirshem. Beri nja dy ecejake ne maje te gishtave dhe me pas u pa ne pasqyre ku iu shfaq nje buzeqeshje e lehte mbi fytyre. Nxitoi te vishte sandalet e zeza me take dhe te rregullonte floket qe i ishin prishur gjate provave te shumta.

"Marvin. Po dal. Mos me gjyko e!" Edhe pse dukej mire frika se mos dicka do e prishte ate mbremje bente qe ne venat e saj te rridhte frike e ndoshta e saja ishte thjesht nje parandjenje qe dicka do te ndodhte e parandjenjat ishin ndjenja te paraperjetuara menderisht.

"O zot Nirvana sa mire dukesh!" Spo ia shqiste dot syte trupit te saj te fshehur pas asaj cope te kuqe gjaku qe i nxirrte ne pah tiparet e fshehura ne rrobat e gjera diteve te tjera.

"He mo mos u tall dhe ti." I ra lehte ne shpatull , nje goditje qe ai nuk e ndjeu. I vendosi doren ne bel dhe e afroi afer vetes. Ishte i vendosur ti vendoste buzet e tij mbi te sajat e tia shkaterronte buzekuqin e vendosur mbi buzet mishtore te sajat ama ishte gishti i Nirvanes ai cka i ndau.

"Kam harxhuar ne mos me shume se tri ore per tu bere gati e ska shance qe tja nis dhe nje here nga fillimi keshtu qe mos guxo." Doli nga perqafimi i tij duke e shtyre pas trupin e tij me duart e saj te zbehta.

***

Rruga per ne shtepine e Marvinit ishte e heshtur pergjithesisht , tek tuk degjohej Marvini duke i thene Nirvanes te qetesohej  dhe se po e tepronte me reagimin e saj. E pas atyre fjaleve ajo kishte kthyer koken e shtrenguar nofullen duke gjykuar sjelljen e saj tejet feminore.

I perseriti vetes fjalet e Marvinit edhe atehere kur makina ndaloi ne oborrin e shtepise se tyre dykateshe te thjeshte ne periferi te qytetit te Vlores. Shkundi nja dy here duart dhe me pas eci krah tij me me vetebesim . Kur trokiten tek dera pa Mavinin paksa te nervozuar dhe nje mendim idiot i shkrepi...nje mendim qe kishte per ta shoqeruar gjate gjithe asaj mbremjeje.

Deren e hapi e ema e Marvinit. Nje grua e qeshur me floke te shkurter kacurrele qe i zgjateshin deri ne shpatulla. Buzeqeshja e saj ia ngrohu disi shpirtin e trazuar Nirvanes e cila nxorri nje te qeshur te lehte teksa e ema e Marvinit e mori ne perqafim duke e puthur ne dy faqet.

U ulen te hane ne tryezen e tejmbushur me ushqime nga me te ndryshmet qe benin te te mbushej stomaku vetem duke i hedhur syte. Prindrit e Marvinit pyesnin e Nirvana me duart e djersitur pergjigjej ndersa Marvini vinte buzen ne gaz teksa shihte psikologen aq te emocionuar.

Ishte trokitja e deres ajo cka ngriti te emen ne kembe te shqetesuar dhe sy te qeshur te te atit te marvunit qe ndryshuan. Syte e Nirvanes ndiqnin levizjet e dridhjet e trupit te tyre dhe ne mendje i erdhi nje fraze filmi 'dera jone s'troket kurre per mire' e u shqetesua .  U ngrit dhe ajo ne kembe dhe iu afrua deres aty ku duart e nenes se Marvinit  perplaseshin me njera tjetren.

Dementia (Shqıp) |✔|Where stories live. Discover now