part 10 🌠

345 46 138
                                    

... Kur hapi deren gjeti Lorin me nje torte te mbuluar ne cokollate duke mbajtur cakmakun ndezur me doren tjeter qe po kendonte shume urime kur Nirvana gjeti guximin per te hyre brenda duke i leshuar mbi komo gersheret e vogla.

"Fryji cakmakut!" Cmenduria e Lorit iu duk e habitshme pasi kur dikush ka ditelindjen thuhet 'mendo per nje deshire dhe fryji qirinjve' por cmenduria me e madhe ishte vete fakti qe kishte qene gjithe mengjesin me te dyqaneve te veshjeve duke zgjedhur nje dhurate per vete por duke e patur mendjen tek Marvin qe kishte dite pa e pare dhe tek duart qe e ngriten nga toka diten kur plasi perleshja ne burg  , kishte harruar qe dhuraten Lori po e zgjidhte per te dhe e mbytyr ne ujera mendimesh i dha ate shikimin 'e adhuroj' me vetullat lart e syte hapur duke tundur koken lart e poshte.

'Ia futa vetes me ate fustanin bojeqielli me duket' mendoi me vete, por nuk donte te ngjante e paedukate dhe duke buzeqeshur i fryn cakmakut e pret me te dyja duart hapur per fustanin bojeqielli te mbeshtjelle me ndonje qeske me lule e fjongo te perdredhur.

Nuk i pelqente ditelindja dhe kishte mesuar ta jetonte si nje dite te zakonshme qe kur zbuloi ditelindjen e saj te vertete nga prinderit biresues.

Kishte jetuar 16 vite me ta ,duke ditur qe ishin prinderit e saj te vertete e kur ata me kujdes gjate nje bisedimi i treguan qe e kishin biresuar pasi nuk mund te kishin femije ajo filloi te interesohej per te shkuaren e hershme ne institucionin ku pashpirt nje femer e braktisur cuditerisht e kishte harruar.

Zbuloi qe e kishin cuar per te bere vaksinen e kur infermieria ishte kthyer per ta vendosur ne duart e se emes kishin gjetur vetem nje karrige bosh.  Me hamendesim i kishin vendosur daten e lindjes qe e kishte festuar per here te pare ne nje vend te mbushur me foshnje me te njejtin fat.

E rastesisht kishte perfunduar ne krahet e nje femre tjeter qe betohej qe do e donte me shpirt si te ishte femija i saj e ne te te rridhte i njejti gjak e ashtu e kishin dashur. Pa kushte ajo ishte kthyer ne femijen e nje cifti normal , puntor e mirenjohes ndaj hyjnorit ama ajo ishte vec nje adoleshente atehere kur e mori vesh.

E si nje e tille filloi te rebelohej te kerkonte per aventure duke mallkuar jeten e deshperuar e duke u vene faj prinderve. Donte te perjetonte gjera te reja e shtyre nga mosha dhe ndjenja e braktisjes gjeti strehim tek drograt e lehta qe nje palo mik ia gjente me gjysem cmimi  te reales ,kur te tjere ia jepnin falas pasi hashashi qe konsumonin ishte me shume pluhur i mbetur nga thaset e medhenj. Me shume i shkaktonte dhimbje koke e marrje mendsh sesa varg te te qeshurave.

"Cpo mendon?" I nderpret kujtimet dhe njekohesisht gabimet e adoleshences per te cilat ajo eshte penduar jo sot, por qe ne momentin qe i bente duke i zgjatur nje kuti  te madhe katrore jo te mbeshtjellur me qeske, por druri te lyer me bojera qe tregonte nje cast meditimi te Nirvanes teksa qendronte me koken mbeshtetur ne nje dritare .

"E thua vete qe sduhet te qendrojme peng te se shkuares Nirvana , ama ti sben tjeter gje vecse e prangos veten ne te. "

"E di Lori e di. Po njeri jam edhe une e si e tille shpesh here bie pre e grackave qe me punon truri. Dua sdua ato jane kujtime, e kujtimet kane ate butonin replay qe cdo faktor i jashtem ka te drejte ta shtype."

"Ta leme filozofine per sonte e le te festojme si te cmendura se njeriu nje here behet 27 vjec ."

Ishte me fat qe kishte patur Lorin ne krah edhe atehere kur familja biresuese e nxorri nga shtepia pasi zbuluan qe Nirvana merrej me drogera nga ish i dashuri i saj i cili kishte kerkuar te bente seks me te sa here, kur ai te donte. E kur kishte hasur me refuzimin e saj duke thene qe per ate akt nevojitej miratim dhe deshira e te dyve dhe nese ai skishte ndermend te interesohej per ndjenjat e saj, ajo do e linte duke nderprere keshtu marredheniet e tyre. I inatosur nga veprimi i Nirvanes u nis tek shtepia e saj nje dite qe premtonte furtune e i tha prinderve qe te kene kujdes se vajza e tyre kishte zene te dashur qe drogohej e bente me te cte donte duke u paraqitur si nje mik i saj dhe jo si vete personi pas atyre fjaleve.

"Hidhi pas kraheve ato dite dhe gezohu se sot eshte ditelindja jote Nirvana!" Po i thonte me nje ze lutes duke pare qe syte iu mbushen me lot.

Edhe Lori e dinte se cfare ajo po mendonte sepse kishte qene dera e saj ajo qe trokiti alarmueshem gjate nje mbremjeje te qete . Kur dera u hap e gjeten Nirvanen duke kulluar te bere qull nga shiu i rrembyeshem qe e kishte gjetur ne rruge . E ftuan brenda ate nate dhe askush nuk e pyeti ckishte ndodhur. Ishte vete Nirvana qe i tregoi gjithcka Lorit teksa ajo po i thante floket me peshqir.

I tregoi per fjalet e renda qe i kishin thene para se ta nxirrnin jashte e e mbytyr ne ndjenjen e fajit e zuri gjumi.

Nuk u kthye me ne ate shtepi edhe pse e dinte qe po te shpjegohej do e kishte vendin e saj si vogelushja e tyre serish . Kerkoi te kthehej vetem  nje vit me pas kur i thane qe nena biresuese kishte vdekur mirpo deren e gjeti te mbyllur dhe e mbyllur mbeti edhe pas pergjerimeve te saj qe tia hapnin.

Kishte patur nje te shkuar te cilen do donte ta harronte , te mbushur plot me faje e sakrifica. I duhej te punonte dy pune gjate veres per te paguar shkollen e larte e hera heres linte leksionet per te punuar si shitese ne ato dyqanet luksoze.

Pati mbeshtetjen edhe te prinderve te Lorit qe i kishin mundesuar nje dhome me qira te ulet ne shtepine e tyre pasi nuk pranonte te qendronte falas, derisa Nirvana arriti te gjente nje shtepi tjeter te cilen kur filloi punen arrinte ta paguante.

Ia kishte dale ta kthente ne force tere ate dhimbje duke mbaruar shkollen me rezultate te mira e me pas me kembengulje kishte arritur te hapte edhe nje studio te vogel nga ku kishte varur nje tabele me shkrim dore: Psikologe.

Ashtu te mbushur me kujtime te se shkuares kaloi ajo nate qe ne te ardhmen do kujtohej serish si nje nga ditelindjet me te dhimbshme edhe pse prane kishte miken me te ngushte qe po kercente si e cmendur per te fituar buzeqeshjen e Nirvanes e cila sia pertoi dhe filloi te kercente se bashku me te duke hedhur pas kraheve per nje cast dhimbjen duke e zevendesuar me lumturine qe vetem nje miqesi e vertete mund tia falte.

Ate nate nuk kishte gjume per asnjeren. Qeshen, luajten dhe treguan edhe sekretet e tyre me te medha qe perfshinin zenken qe Lori kishte patur me Jurgenin dhe puthjen elegante qe Nirvanes Marvini embel ia kishte falur.

🌠🌠🌠
Kjo pjesa sme pelqen fare po me duhej ta shkruaja e duke qene se ishte vec rrefim, ne pjesen tj kena aksion 😜😂😂

Votoni dhe komentoni njerez se sbehet nami.
Ju falenderoj pa mase per mbeshtetjen qe me keni dhene deri taniii love ya popull 😄♡

Dementia (Shqıp) |✔|Waar verhalen tot leven komen. Ontdek het nu